Për herë të parë në Shqipëri në “Festën e Birrës” në Korçë, një nga grupet më të njohura të viteve 90 ,No Mercy…

Në datë 18 Gusht në Korçë performon një nga grupet muzikore më të famshme të viteve ‘90 “No Mercy “. Ky i fundit është një grup i muzikës ‘dance’ i formuar nga tre pjestarë.. Vëllezërit binjakë Ariel & Gabriel Hernández, nga Miami, Florida dhe Marty Cintron III nga Nju Jorku. Në vitin 1996, No Mercy publikoi albumin e tyre debutues të titulluar “My Promise” duke përfshirë “Where Do You Go”, e cila u pasua nga “Please Don’t Go” .

Më pas ishte “When I Die” dhe që u pasua nga një kopertinë e këngës “Kiss You All Over” të Exile, duke zënë vendin e parë në tabelën Hot Dance Music/Club Play të Billboard.

Albumi i dytë i No Mercy, More, përfshinte këngë të tilla si “Hello How Are You”, “More Than A Feeling” dhe “Tu Amor” gjithashtu arriti sukses – por nuk u publikua kurrë në SHBA.

Në vitin 2002, një single, “Don’t Let Me Be Misunderstood”, u publikua për të vlerësuar mbështetjen për albumin e tretë të No Mercy. Në tetor 2007, No Mercy publikuan albumin e tyre të ri “Day By Day”

“Më preku në këmbë dhe gjoks”, shoferi i taksisë sulmon turisten…

Një shofer taksie 65-vjeçar në Syros akuzohet për pakujdesi ndaj një klienteje femër. Siç shkruajnë mediet greke, dyshohet se taksisti ka sulmuar një turiste 54-vjeçare të cilën po e transportonte me taksinë e tij mbrëmjen e së enjtes. Sipas informacioneve të Cyclades24.gr, turistja 54-vjeçare u ankua se një shofer profesionist e ka prekur në këmbë dhe gjoks, sipas asaj që ka denoncuar në polici, ndërsa ajo ka nisur t’i bërtasë që të ndalojë.

Shoferi, një i huaj 65 vjeç, u arrestua nga efektivët e policisë së AT Syros-Ermoupolis mesditën e së premtes pas ankesës së bërë nga turistja.

Më pas ai u lirua me kusht, ndërkohë që pritet të dalë në gjyq.

Sipas informacioneve të cyclades24.gr, shoqata e pronarëve të taksive Siros “Agios Christoforos” dënon incidentin, ndërsa nënkryetari i shoqatës kërkon ngritjen e një komisioni nga Ministria e Transporteve, për të kontrolluar të gjitha incidentet dhe sjelljen e drejtuesve të mjeteve dhe ndëshkimin e shkelësve.

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, përfundon në kanal një prej makinave…

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Gurishtë, në aksin Korçë-Pogradec. Në rrethana ende për t’u sqaruar 3 makinat u përplasën me njëra-tjetrën e për pasojë 7 persona mbetën të lënduar, mes tyre 2 fëmijë të moshës 5 dhe 14 vjeç.

Mësohet se drejtuesit e automjeteve janë transportuar në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe si pasojë njëra prej makinave ka përfunduar në kanal.

Biznesmeni Gjergj Luca tallet me skulpturën e Nënë Terezës në Qafë Thanë : “Është bërë për të rëmbyer paratë…

Biznesmeni Gjergj Luca së fundmi në Qafë Thanë ka ironizuar permes një video duke thenë se statuja e Nënë Terezës është bërë shpejt e shpejt për të rëmbyer paratë e më në fund kemi një imazh jo të një shenjtoreje

por të një valltareje…

Plas keq grushti/ Procedohen tre të rinjtë nga Maliqi e Vloçishti…

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 19 vjeç, P. M., 20 vjeç dhe B. R., 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht dhe në Maliq, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

Gjithashtu shtetasi B. R. ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit P. M.

Babai i saj feston ditëlindjen/ Elvana Gjata prek me fjalët: ‘Të dua sa nuk tregohet…

Dita e sotme është shumë e veçantë për këngëtaren e njohur shqiptare, Elvana Gjata pasi babai i saj feston ditëlindjen. Artistja ka zgjedhur fjalët më të veçanta për të uruar të atin në ditën e tij të lindjes, ku në ‘Instagram’ ka ndarë një foto krah babait të saj dhe krahas saj ka shkruar:

“Disiplina, vullneti yt jane frymezim per mua! Te dua sa nuk tregohet. Gezuar ditelindjen Babi im i shtrenjt!”

Ushtarakët mbollën kanabis, Ministri Peleshi: “Pezullohen nga detyra të gjithë personat përgjegjës…

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar pas lajmit se u arrestuan 3 ushtarakë në Zall Herr pasi kishin kultivuar kanabis në repart. Peleshi njofton se operacioni është kryer pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe asaj Ushtarake. Ushtarët e kishin kultivuar drogën në një zonë të pyllëzuar, brenda zonës ushtarake të Zall Herrit. Peleshi bëri me dije se janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës.

“Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit.

Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës. Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast”, thotë Peleshi.

Në operacionin në Zall Herr janë proceduar edhe 4 ushtarë të tjerë. Sipas policisë me veprimet dhe mosveprimet e tyre ata kanë lejuar kultivimin e kanabisit

Alketa Vejsiut i shkojnë ‘ters’ pushimet/ Përfundon në policinë e Zvicrës si klandestine…

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një situatë jo fort të lehtë në Zvicër, teksa udhëtonte me vajzën e saj. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, Alketa ka treguar se ka përfunduar në polici pasi kishte harruar pasaportën në çantën e vajzës së saj e cila nuk udhëtonte me të, çka ka shkaktuar kaos për moderatoren pasi nga ana e autoriteteve aty ajo konsiderohej si ilegale në Zvicër.

“1 ore ne Polici ne nje stacion treni te Zvicres qe sdo me bjere ruga me ne jete besoj. Kisha harruar pashaporten ne canten e vajzes qe nuk udhetonte me mua. Quhesha ilegale ne Zvicer. E para here ne jete qe harroj pashaporten, dhe ndodh ne vendin me te sakte te botes.

Tani duhet dikush te me sjelle pashaporten ketu se nuk leviz, dot. Por te pakten me dhane leje qendrimi te perkohshme. Me fat qe kisha police te mbare. Negociova me 8 Police Zviceran. Dhe me lejuan”, ka treguar moderatorja.

Nga Maliqi në Korçë ,policia superaksion /Procedon 2 banorë u kapën duke kryer punime në shtëpi pa lejë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 47 vjeç, banues në Sovjan, Maliq, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. C., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leviznin pa targa dhe të dehur/ Policia superaksion në Korçë: “Arreston 3 motoristë…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: A. R., 41 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Podgorie, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa;

A. R., 63 vjeç, banues në Sheqeras, Maliq, pasi u kap në aksin rrugor “Libonik-Sheqeras”, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet;

R. P., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur

Moti i keq prek vendin/ Policia Kufitare bën apelin: “Shmangni daljet në det me mjete lundruese, rrezikohet jeta e pushuesve…

Kthesa e papritur dhe përkeqësimi i motit këtë fundjavë ka prekur edhe qytetin e Vlorës, duke shkaktuar trazim të detit dhe vështirësi në lundrim. Policia Kufitare i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve lundruese që të mos dalin në det pasi rritja e dallgëve në përmasa të mëdha, mund të rrezikojnë jetën e pushuesve si dhe fundosjen e këtyre mjeteve.

Njoftimi i plotë

Nisur nga situata meteorologjike që parashikohet për ditën e sotme, sipas së cilës pritet përkeqësim i motit dhe rritje e dallgëve në det, në përmasa të mëdha, të cilat mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve që lundrojnë me mjete lundruese turistike apo argëtuese, Policia Kufitare apelon: Për pushuesit që duan të lundrojnë përgjatë ditës së sotme, me mjete lundruese turistike apo argëtuese, t’i shmangin këto aktivitete pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.

Gjithashtu, Policia Kufitare apelon për të gjithë operatorët turistikë që përdorin mjete lundruese, të shmangin daljen në det përgjatë ditës së sotme, pasi situata meteorologjike është e pafavorshme dhe mund të rrezikojë jetën e drejtuesve të mjeteve lundruese dhe të shtetasve në bordet e mjeteve, si dhe fundosjen e këtyre mjeteve.

Policia Kufitare e Vlorës dhe Njësia Policore Detare, përgjatë ditës së sotme, kanë kaluar në gatishmëri të plotë dhe do të jenë prezente me shërbime nga toka dhe deti, në funksion të rritjes së sigurisë së pushuesve.

‘Je kokrra e legenit dhe pikë’ /Luizi shpërthen ndaj gazetarit: “Unë hyra si vip në Big Brother…

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka replikuar ashpër me gazetarin e njohur, Mentor Kikia, pasi ky i fundit e ka quajtur fituesin e “Big Brother VIP 2” si njeri “pa asnjë vlerë artistike”. Në një postim në rrjetet sociale, Luizi thotë se është në fakt “një produkt televiziv” siç e quajti Kikia, por jo i “Big Brother”-it, por “Ethet e së Premtes”, një format që ka nxjerrë shumë këngëtarë të talentuar.

Nuk e mbaj dot më…

Më dilnin këto ditë nëpër rrjet, poshtë e lart dhe pa fund lajme-leshi që Aurela Gaçe refuzon Luizin për të kënduar së bashku. Këto soj ‘lajmesh’ janë lloqe mediatike për klikime, e di unë këtë, padyshim. Por si keni kurajon o bicim media të përballni një këngëtare, një artiste, një grua të madhe si Aurela me një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike (njerëzore se di se nuk e njoh).

Yt fare e keqe se po e dhi… gazetarinë deri në themel”, shkruhej në postimin e Mentor Kikisë.

Ndrkohë në reagimin e Luizit thuhet:

“Të thuash që unë jam pa kurrëfare vlere, nuk e di nga e nxjerr! Është e vërtetë që jam produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, produkt i të cilëve janë edhe Elvana Gjata, Anjeza Shahini, Rona Nishliu, Vesa Luma, Rosela Gjylbegu, Samanta Karavello, Kamela Islamaj, Flaka Krelani, Klajd Musabelliu, Kejsi Tola, etj, etj.

Jam fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës. Në Big Brother jam nga të paktët që kam hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin se kush janë. Por je kokrra e legenit o Mentor, që e postove dhe e fshive. Epo unë nuk e fshij o shok. Legen je dhe pikë”.