Njihuni me italianin që zbarkoi në Shqipëri falë një basti dhe gjeti dashurinë e ngriti dy biznese…

Salvatore Zagaria, një biznesmen nga Napoli, e solli fati në Shqipëri ku kaloi çdo pritshmëri në bizneset e tij. Themi fati, pasi ishte një bast i vënë mes miqsh, që ai të vinte në Shqipëri dhe ti ndryshonte rrjedha e jetës. Ai hapi dy biznese në vendin tonë, ku duket se cilësia i ka garantuar suksesin, informon dosja.al. 40-veçari nga Napoli pati fat edhe në dashuri, pasi gjeti shpirtin binjak, një arsye më shumë për të mos u kthyer në vendlindjen e tij. Salvatore Zagaria erdhi në Shqipëri me synime të qarta, dhe ia doli mbanë përballë një tregu me konkurencë të fortë

Shkrimi i plotë:

Salvatore Zagaria, drejtuesi i një restoranti: “Aty ku në mbrëmje ka gjithmonë rradhë”.
“Bella Napoli ka ndërruar orarin e hapjes për këtë javë të gushtit, asnjë picë deri në ora 17:00. Asnjë shije fshati, asnjë batutë me Salvatoren, njeriu që hapi disa vite më parë këtë restorant. Asnjë brumë të konservuar/ të gatshëm/ të ruajtur në frigorifer. Por në orarin e drekës njerëzit vijnë gjithsesi. Lexon menunë e shkruar në gjuhën italiane dhe, nuk ka të sharë – ndoshta –

po ta lexoje në shqip, në atë gjuhë të pakuptueshme për ne, do të largoheshe.

Bella Napolin e hapa disa vite më parë në Tiranë, përballë stadiumit ku luan ekipi Kombëtar Shqiptar, dhe do ta bëja të njëjtën gjë sërish nga e para. Restoranti ynë ka investuar gjithshka në cilësi dhe njerëzit këtë e kanë vlerësuar. Vijnë studentë, punonjës të Ambasadës Italiane në Shqipëri. Vijnë turistë”. Italianë? “Jo vetëm Italianë, vijnë njerëz nga e gjithë Bota”. Salvatore Zagaria, 40-veçari nga Napoli qesh: “Betohem, asnjë pendim”. Dhe ta mendosh që aventura e tij si investitor në fushën e restoranteve kishte filluar rastësisht.

Pesë miq, dhe një bast mes tyre përpara një picerie në Napoli:

“Shkojmë hapim diçka të ngjashme në bregun tjetër përtej detit”. U nisën, udhëtuan së bashku për pak, pastaj gjërat ndryshuan. Salvatore gjeti dashurinë. Të tjerët ndoqën thirrjen e brendshme të mallit për shtëpinë e kështu rrugët e tyre u ndanë. “Kur të tjerët u larguan ai kishte tashmë një bar në Durrës, e më pas edhe një në Tiranë”. Dhe rezultati i bastit të tij (i fituar) është ky: 23 të punësuar me rrogë afërsisht 900 Euro në muaj, 400 pica të pjekura çdo ditë (në të dy lokalet) dhe një martesë që – ndoshta – do të celebrohet së shpejti. “Por unë nuk kthehem pas sepse ky ishte shansi im. Mendoje, ideova një lundrim, një anije që shkon e vjen nga Napoli dhe sjell prodhime Italiane të freskëta fare”.

Në ora 15:00 mbërrin ngarkesa dhe në të njëjtën ditë dorëzohet tek ne.

Aty janë ëmbëlsirat tipike napoletane “Il Babã al rum”, të buta si sfungjer gati për t’u zhytur në rum, domate të qëruara e djathëra.Mocarela e freskët kullon pikë pikë si shi vere. “Ajo që na vret më shumë janë taksat për zhdoganimin e produkteve. Prandaj nuk mund të porositësh vetëm një proshutë, duhet të marrësh të paktën dhjetë, përndryshe nuk shpëton. Por cilësia e ka një çmim” pohon ai. Ai që tani është vërtet mjeshtri i skenës, “Kush vjen këtu në Shqipëri shpesh nuk di vërtetë çfarë profesioni të shpik. Dikush ka hapur një lavanderi.

Të tjerë janë të angazhuar në tregtinë e prodhimit dhe të shitjeve të veshjeve dhe paketimit. Të tjerë në shoqëri të vogla dhe të mëdha.

Unë mbështetem fort tek ushqimi. Edhe pse picën time Margarita e shes të barasvlershme me 8 Euro, në mbrëmje ka gjithmonë rradhë”. E atëherë çfarë të kërkoj më shumë? Salvatore qesh. “Do të rrëfej një sekret, A e di pse më pëlqen ky vend?” Jo, më thuaj! “Sepse këtu njerëzit janë të ndjeshëm si në Napoli. Nëse rrëzohesh nuk të kthejnë shpinën. Janë si ne, të hapur. E mirë, ne Napoletanëve na pëlqen të biem në sy, atyre më pak. Por jemi pothuajse vëllezër, apo jo. Ah, nuk të pyeta… do e marrësh një kafe?”.

Cristiano Ronaldo bën histori edhe me Al Nassrin ,shënon dhe i çon në finalen e Kupës Arabe

Ndikimi i Cristiano Ronaldos te Al-Nassr vazhdon të rritet, pasi klubi arab ku luan portugezi e ka siguruar finalen e Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe, duke shënuar një moment historik për klubin.

Për herë të parë në historinë e tyre, Al Nassr siguruan një vend në fazën përfundimtare të turneut.

Ishte Cristiano Ronaldo që shënoi në minutën e 75-të, duke ekzekutuar saktë një penallti. Al Nassr arriti të ruajnë avantazhin e tyre dhe të sigurojë një vend në finale, ku do të presin fituesit e përballjes tjetër gjysmëfinale mes Al-Hilal dhe Al Shabab

Al Nassr, që u paraqit edhe me emra të tjerë të njohur si Sadio Mane, Marcelo Brozovic, Talisca dhe Alex Talles.

Spahiu bën thirrje: “Populli të braktisë plazhin por të protestojë ,kundër ligjit për taksën e pasurisë…

Nëpërmjet një VKM-je qeveria ka vendosur çmime të reja reference në 32 zonat kadastrale të qytetit. Rivlerësimi i tyre nuk bëhej që nga vitit 2016. Taksa që qytetarët e Tiranës do paguajnë në faturën e ujit tashmë do të variojë me një rritje nga 236 deri në 2600 lekë në vit në zonat më të shtrenjta. Juristi Kreshnik Spahiu analizoi në një intervistë për Euronews Albania rritjen e shpenzimeve të shqiptarëve, ndërsa tha se çdo shqiptar duhet të paguajë 300 euro në vit për një banesë.

Spahiu, tha se kjo duhet të kishte çuar në këmbë popullin për një protestë….

“Nga nesër shqiptarët do të jenë më të varfër sepse në vit, vetëm me ligjin aktual, shteti do t’ju vjelë atyre 200 milionë euro taksa të një prone të cilën ata e kanë gëzuar nga babai, e kanë blerë, nga gjyshi, me pronë, me trashëgimi, me durim apo me blerje. Për këto arsye, një ligj tërësisht në mungesë të transparencës, i pajustifikueshëm edhe për shërbimet që i ofrohen qytetarëve, nuk mundet apriori të trefishohen. Të trefishohet për shtëpitë kur ata banojnë sepse për shtëpitë e dyta apo shtëpitë e plazhit taksa shkon më lart se tre-fish.

Sot prisja që ju atje në Tiranë, në Shqipëri të lidheshit me një protestë mbarëpopullore, që të kundërshtonte këtë projektligj.

Sot duhet të ishin të gjithë në shesh sepse i madh e i vogël, çdo shqiptar, i cili frymon në territorin e Republikës së Shqipërisë, por dhe ata që jetojnë jashtë, por kanë një shtëpi, një banesë, një pasuri të paluajtshme, atëherë duhet të kundërshtonin me forcë këtë ligj, i cili është tërësisht arbitrat, në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe që padyshim shfrytëzon shumë varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve”,-tha Spahiu.

I riu humb kontaktet me familjen në Ksamil/ Babai thirrje: “Kush ka dijeni të më kontaktojë..

Një i ri në Ksamil ka humbur kontaktet me familjen që një natë më parë. Shkëlzen Aliaj, nga Ballshi punon në Ksamil përgjatë sezonit veror. I ati i tij lajmëron për mediat se ka humbur kontaktet me të birin dhe kërkon ndihmë nga çdo kush që mund të ketë informacion.

Kushdo që mund të ketë dijeni të kontaktojë me Edmondi Aliaj në WhatsApp në numrin +49 178 7557554.

Fifi e zhgënjyer me pronarët e klubeve: “Isha përgatitur për pune por si duket nuk jam më “in…

Fifi është një ndër vokalet mjaft të preferuara të publikut shqiptar dhe ajo është një artiste që nuk bën kompromisë kur bëhet fjalë për të kënduar “live”. Ndërkohë që po shijon një ndër momentet më të bukura në jetë, atë të të bërit nënë, Fifi vazhdon të sjellë projekte të reja muzikore.

Por pavarësisht se është aktive në muzikë, duket se klubet e natës në Kosovë edhe në Shqipëri kanë lënë “pas dore” këngëtaren, duke mos e ftuar nëpër evente, gjatë kësaj periudhe shumë të ngarkuar me koncerte.

Përmes disa postimesh të bëra në profilin e saj të Instagramit, Fifi i është drejtuar klubeve duke i ironuziar për faktin që nuk e kanë ftuar.

“I falenderoj dhe i përshëndës të gjithë klubet e natës në Kosovë edhe në Shqipëri për këtë behar”. “Isha përgatitur për një verë të mbushur me punë por mesa duket nuk jam aq “in” në treg dhe absolutisht Raf Camora, Luciano dhe këto të huajt, janë më mirë për tregun tonë”.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se nuk i ka ngelur aspak hatri dhe se nëse do e kërkojnë, ajo do shkojë prap.

Gjithësesi ajo e përfundon postimin e saj, duke shkruar: “Gjithsesi më keni bërë nder se jam duke e shijuar rritjen e djalit. Mbase do kisha më shumë lek por edhe pa këto mirë jam. Faleminderit Zotit”.

Ilda Bejleri martohet në ditëlindjen e parë të së bijës(Video)

Prej një viti moderatorja e sportit Ilda Bejleri është bërë nënë e një vajze dhe bukuroshja vendosi të shkëputej nga ekrani për t’ju përkushtuar familjes. Tejet hermetike për jetën private, Ilda nuk kishte publikuar deri më sot as portretin e vajzës e as të partnerit. Por duket se sonte me rastin e 1 vjetorit të Sienës, Ilda ka vendosur të prezantojë publikun me dy dashuritë e saj, të bijën dhe partnerin

Çifti ka mbledhur mbrëmjen e djeshme miq e familjarë për të kremtuar 1 vjetorin Sierës së vogël, por edhe për të celebruar dashurinë e tyre.

Në videot e postuarara nga miqtë e moderatores, familja futen në sallën e festës duke përshëndetur me dorë të pranishmit. Ilda kishte zgjedhur një fustan të bardhë saten, kombinuar me fustanin e vogël të së bijës.

Kjo është hera e parë që moderatorja shfaqet në publik me vajzën dhe me partnerin për të cilin dihet se quhet Ardit Kraja dhe është një biznesmen i njohur në Tiranë.

U kapën duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion/ Procedohen 2 persona në Pogradec…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë patrullimeve të intensifikuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar dhe kanë goditur 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve, raste për të cilat janë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. P., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në Qafë Plloçë, u kap duke transportuar me një kamion tip “Benz”, 15 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës;

-K. Sh., 35 vjeç, banues në Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, u kap duke transportuar me një kamion tip “Man”, 18 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.

Sasitë e druve dhe automjetet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

Maliq/ Përmbyset kamioni ka të plagosur….

Informacion paraprak:

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lozhan-Strelcë”, automjeti kamion me drejtues shtetl sin, rreth 26 vjeç, banues në Libonik, Maliq, është batuar në rrugë, për shkak se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Si pasojë, janë dëmtuar 2 pasagjerë që lëviznin në këtë automjet, shtetasi rreth 57 vjeç, banues në Strelcë, Maliq dhe shtetasi rreth 60 vjeç, banues në Korçë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, drejtuesi u shoqërua në ambientet e Policisë, për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti

Gozdenovic i kenaqur pas Flamurtarit: “Fituam 11 lojtare te rinj….kohë të tregojmë cilësitë tona….

Ivan Gvozdenoviç ka mbetur i kënaqur nga ndeshja kundër Flamurtarit. Trajneri i Skënderbeut theksoi se ekipi ka fituar 11 lojtarë të rinj në këtë periudhë. “Është një tjetër paraqitje e mirë dhe jam i kënaqur me atë që ekipi ka treguar në fushë. Nuk e them këtë sepse kemi fituar, pasi rezultati është gjëja e fundit që më intereson në një miqësore.

Mendoj se kemi fituar 11 lojtarë të rinj që janë bërë pjesë e grupit ekzistues dhe mund të them se po përshtaten mirë.

Nuk kemi qenë aq agresivë në pjesën e dytë, por kjo vjen edhe si pasojë e mbylljes së fazës përgatitore dhe lojtarët nuk kanë dashur të rëndojnë më shumë muskujt e lodhur. Tani është koha të përshtatemi me ritmin e duhur dhe të tregojmë vërtet cilësitë tona. Më mirë që gabimet kanë ndodhur tani dhe t’i shmangim gjatë kampionatit. Edhe shtyrja e kampionatit ndikon psikologjikisht tek lojtarët, pasi janë edhe dy javë të tjera përgatitje”, ka thënë Gvozdenoviç.

I pyetur për mungesën e sulmuesit nga Xhamajka, Fleçer, ai sqaroi: “Sulmuesi ishte në tribunë, pasi nuk ka formën e duhur fizike për të luajtur. Po zhvillon një program për të kapur formën dhe shumë shpejt do jetë gati”.

U diagnostikua me Leucemi/ Wanda Nara :” Gjëja e parë që më thanë ishte, nuk mund të hipësh në avion…

Uanda Nara është rikthyer të flasë sërish për problemet shëndetësore që ka pasur së fundmi. Bashkëshortja e Mauro Ikardit shprehet se ka pësuar një tronditje kur mësoi lajmin se nuk mund të fluturojë teksa shtoi se lajmi i dhënë nga gazetari për leucemi, i ka sjellë jo pak probleme.

“Kur mjekët më dhanë diagnozën pas analizave të gjakut ishte një tronditje. Gjëja e parë që më thanë ishte, ‘Nuk mund të hipësh në avion.’ Ishte një tronditje për të gjithë familjen. Ishte shumë e papritur. Unë hezitoj të flas për këtë edhe sot e kësaj dite.

“Kur më pyetën nëse do të denoncoja personin që zbuloi gjithçka, unë thashë jo. Nuk do të gjykoj askënd sepse padyshim që unë kam punuar në këtë mjedis që kur kam qenë shumë e re dhe mediat, duam apo s’duam, është i tillë.

“Fëmijët e mi po shkonin në shkollë në Argjentinë dhe atyre u bënë pyetje. Kështu që më duhej të ulesha dhe të flisja me ta kur në realitet mund të prisja edhe pak. Më duhej ta bëja më shpejt, por këto janë rregullat e lojës dhe çdo gazetar sillet si të mundet ose siç e shohin të arsyeshme. Nuk kam asgjë për të qortuar askënd”, u shpreh Uanda.

Vuante nga Leucemia /Ndahet nga jeta mjeku Agron Panariti…

Një nga emrat e njohur dhe të nderuar të mjekësisë shqiptare, Agron Panariti është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare. Pas një beteje të gjatë me leuceminë, mjeku infeksionist dhe profesori mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët dhe të gjithë ata që patën kënaqësinë dhe nderin të punojnë dhe mësojnë nga ai.

Miqtë e tij e përshkruajnë Agronin si një njeri me zemër të madhe dhe një legjendë e një epoke miqsh që nuk vjen më.

Çtë shkruaj për ty Agron Panariti.. Njeriu i të gjithëve, mjeku humanist, që e doje bluzën e bardhë dhe pacientin deri në vetmohim, zemërfloriri dhe legjenda e një epoke miqsh që nuk vjen më. Fluturove, ike përgjithmonë. Parajsa është lumturuar sot, me vajtimin dhe trishtimin tonë të pamate.

Të qoftë dheu i lehtë. Përherë në zemrat tona. Rest in peace ,MIK”, shkruan doktoresha Lida Shosha.

Agron Panariti ka qenë një nga figurat e njohura të mjekësisë shqiptare. Mjeku infeksionist mbante mbi shpatulla një karrierë të gjatë. Gjithashtu, ai ka qenë dekan edhe në Universitetin e Mjekësisë.

U godit nga fadroma në plazhin e Pogradecit/ Pushuesi në gjendje kritike, niset me helikopter drejt Traumës…

Nise me helikopter drejt Traumës në Tiranë pushuesi i cili u aksidentua nga mjeti i pastrimit të bregut të liqenit në Pogradec. Mësohet se gjendja e tij ka qenë kritike dhe kishte nevojë për ndërhyrje të specializuar. 53 vjeçari Agron Keta ishte në gjumë në momentin kur u aksidentua nga fadroma.

Drejtuesi i fadromës, Denis Piperi është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Çudira nga Pogradeci/ Fadroma e pastrimit shtyp pushuesin në plazh…

Një pushues 55-vjeçar ka mbetur i lënduar në Pogradec, pasi është goditur nga një fadromë në vendin e quajtur ‘Plazhi’, ku është nisur drejt spitalit për të marrë mjekim. Nga pamjet e siguruara shihet momente nga ngjarja ku i plagosuri ndodhet poshtë fadromës me fraktura në fytyrë.

Nga njoftimi i policisë nuk bëhet me dije rrethanat e ngjarjes apo gjëndja e të lënduarit, por tek pamjet e siguruara shihet se 53-vjeçari ka marrë dëmtime serioze në trup.

Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

‘I keni nga unë’ /Surprizon Luiz Ejlli, qeras me shampanjë fansat në koncert…

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka mbajtur mbrëmë një koncert në qytetin e tij të lindjes, Shkodër. Ai i ka surprizuar të gjithë të pranishmit, pasi ka dhuruar pije për ta. Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” po performonte në një nga lokalet e natës, ku qindra ndjekës ishin mbledhur për ta ndjekur

Në një çast gjatë mbrëmjes, artisti u tha të pranishme se ka paguar për të gjithë shampanjë dhe menjëherë stafi shpërndau shishet në tavolinat e tyre.

Luizi, i cili ka fituar zemrat e publikut teksa ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka kujtuar periudhën kur ka qenë në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa shtoi se tani që mundet, është i kënaqur të bëjë këtë gjest të veçantë.

Ndërkohë pas fitores në “Big Brother VIP 2”, Ejlli është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor me ftesa të shumta për të performuar në club-et brenda dhe jashtë vendit.

‘Kalova në prefiks Suedez’/ Moderatorja e njohur feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush…

Hygerta Sako është një nga figurat më të njohura televizive në Shqipëri. Ajo mori famë kur u shpall ‘Miss Albania’ në 1995 dhe pas këtij momenti nisi karriera e saj në televizion. Prej shumë kohësh Sako është edhe një nga figurat më të njohura të emisioneve sportive me programet që drejton në televizionin shtetëror. Sot moderatorja feston ditëlindjen dhe bën plot 46 vjeç.

Ju kuptojmë mjaft mirë nëse spo i besoni syve, ama vetë Hygerta ka publikuar sot një foto ku në dorë mban tullumbaca me numrin 46.

Thoni c’te doni por po e rris standartin nga viti ne vit 😛 Tashme me prefiks suedez #46 Happy birthday to me”, shkruan Hygerta krah fotove.