Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Pogradec, ku një 49-vjeçar është gjetur i vetëvarur. Mësohet se trupi i pajetë i shtetasit B.B rreth 49-vjeç, është gjetur i varur në një pemë nga banorët e fshatit Hudënisht në qytetin e Pogradecit. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk ka konstatuar shenja dhune.
Trupi po transportohet drejt morgut për ekspertizën mjeko-ligjore.
Sipas raportimeve, dyshohet se ai ka patur probleme me bashkëshorten dhe ishin në proces divorci. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të vdekjes së 49-vjeçarit.
“Më datë 15.08.2023, rreth orës 20:15, në fshatin Udënisht, Pogradec, në afërsi të banesës është gjetur i vetëvarur në një pemë, shtetasi B. B., rreth 49 vjeç, banues në fshatin Hudënisht. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.