Një 16-vjeçar është dëmtuar pasi është hedhur nga shkëmbi në det. Në ndihmë të tij, u fut dhe miku i tij 17-vjeçar, por nuk mundi ta shpëtonte. Në ndihmë të tyre erdhi policia e Himarës e cila i nxori dy adoleshentët nga deti. Sa i takon gjendjes së tyre shëndetësore, 16-vjeçari është shoqëruar me helikopter drejt ‘Traumës’ në
Tiranë ndërsa miku i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy djemtë sapo kishin zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski dhe hipën në shkëmbinj për t’u hedhur në det, ku u regjistrua edhe incidenti. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.