Aksident i rëndë në aksin Pogradec- Qafë Thanë, makina përplas këmbësoren

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një grua që po kalonte nga një krah i rrugës në krahun tjetër.

Me shoferin e mjetit po bëhen veprime të mëtejshme procedurale ndërsa sa i përket të plagosur është transportuar në spitalin e Pogradecit.

Sipas mjekëve pavarësisht plagëve të marra gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.