Aksident i frikshëm në Pogradec-Tushemisht/ Mercedesi përplaset me Audin, tre persona përfundojnë në spital….

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa paraprakisht thuhet se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë. Të plagosurit mësohet se janë transportuar për në spital, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2023, rreth orës 22:05, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Xh., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. M.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja e automjetit tip “Benz”, shtetasja M. D., të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Gazeta italiane ”Panorama”: “Një vit i artë për Shqipërinë që gjen edhe naftë…

A do të bëhet Shqipëria edhe një fuqi nafte me një Fond Sovran?, shkruajnë Stefano Piazza dhe Giovanni Brussato për gazetën italiane ”Panorama”. ”Kryeministri shqiptar, Edi Rama shkoi në malin e Shpiragut i cili ndodhet pesë kilometra larg qendrës historike të Beratit dhe këtu, sipas testeve të para të kryera tashmë në vitin 2019 nga kompania ”Shell Upstream Albania BV” në zonën e ”Shpirag-4”, do të kishte sasi të mëdha nafte.

Kryeministri shqiptar në llogarinë e tij në Facebook shkroi se ”Shpiragu, ku zbulimi i rëndësishëm i bërë në 6,1 km thellësi në fushën e naftës, sjell me vete premtimin e madh për nxjerrjen e një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe sfidën e testit teknik përfundimtar për të vlerësuar kohëzgjatjen e presionit të rrjedhjes së gazit deri në sipërfaqen e tokës”.

Zbulimi i Shpiragut, në një fushë karbonati të thyer, ndodhet në një kontekst gjeologjik të barabartë me fushat e mëdha Val D’Agri dhe Tempa Rossa në Itali, ku ”Shell” ka një pozicion të konsiderueshëm jooperativ. ”Zbulimi i Shpiragut ishte i pari në “luajtjen e brezit të vjetër dhe shtytës” të Shqipërisë në tokë (mjedisi gjeologjik në të cilin ndodhet fusha e hidrokarbureve) në të cilin ishte përfshirë Shell”, tha Marc Gerrits në 2019, nënkryetar ekzekutiv i ”Shell Exploration”.

Pasi u bë Eldoradoja e re e turizmit, Shqipëria do të bëhet gjithashtu një fuqi nafte me një fond sovran? Apo Edi Rama shkoi pak përtej realitetit? Le të përpiqemi t’i vendosim pak rregull. Territori i Shqipërisë është i ndarë në zona në tokë dhe në det, disa prej të cilave mund të ofrojnë mundësi për kërkimin dhe zhvillimin e vendburimeve të naftës dhe gazit. ”Shell” aktualisht operon në dy prej tyre dhe po vlerëson qëndrueshmërinë tregtare të zbulimit të naftës dhe gazit në këto zona.

Në pranverën e vitit 2019, ”Shell”

njoftoi se testet fillestare në pusin e vlerësimit ”Shpirag-4”, pranë Beratit, konfirmuan potencialin e rrjedhës së një zbulimi të rëndësishëm të naftës së lehtë. ”Shell” ka shpuar katër puse të ndryshme nafte deri më sot. Në realitet, prezenca e strukturave gjeologjike të përshtatshme për të shërbyer si shkëmb rezervuari në nëntokën e malit gëlqeror të Shpiragut në Shqipërinë e Jugut njihet prej më shumë se 20 vjetësh.

Në dhjetor 2001, pusi ”Shpiragu-1” i operuar atëherë nga ”Occidental Petroleum” solli në sipërfaqe naftë të lehtë (37 API) duke arritur një thellësi totale prej 5 333 m me një prodhim potencial prej rreth 340 fuçi/ditë (fuçi/ditë). Disa vite më vonë me shpimin e pusit ”Shpiragu-2” u arritën rezultatet më domethënëse, pasi në provën e parë dha 800-1300 fuçi/ditë (naftë e lehtë me densitet 35-37 ° API) dhe nga 2300 në 6000 m3/h gaz në ditë.

Të dhënat u konfirmuan nga ”Petromanas”, i cili deklaroi rezerva potenciale që variojnë nga 250 deri në 300 tonë në ditë dhe 100 000 metër kub gaz në ditë.

”Shell” po vazhdon me aktivitetet e shpimit të ”Shpirag 5”, pas eksplorimit të suksesshëm të ”Shpirag 4”, i cili sipas burimeve të tjera ka një prodhim total prej mijëra fuçish në ditë. ”Shell” ka investuar deri tani miliona dollarë në Shqipëri. Nëse kërkimet do të jenë të suksesshme, është e natyrshme që kompania të prodhojë naftë dhe gaz natyror në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe ky mund të jetë një faktor transformimi ekonomik për vendin me të ardhura nga taksat, vende pune dhe investime të huaja në ekonomi.

Shtrirja e rezervës ende nuk është deklaruar dhe për këtë arsye është e parakohshme për të dhënë vlerësime konkrete, por ndikimi që një zbulim i tillë do të ketë në buxhetin e shtetit do të varet nga kostoja e prodhimit të naftës.

Nga nxjerrja e naftës nga vendburimi historik Patos-Marinzë, Shqipëria ka marrë rreth 15% të vlerës totale të naftës së nxjerrë. Sot kapaciteti i rafinimit të Shqipërisë është i kufizuar (pak më shumë se 250 000 tonë/vit) dhe ajo eksporton pjesën më të madhe të naftës së saj bruto dhe importon pjesën më të madhe të karburantit të saj të rafinuar.

Artizanet e Korçës, hapin ekspozitë në Pazarin e Vjetër…

Korça është e njohur për traditën e artizanatit që zonjat korçare e ruajnë ende. E pasur me elementë të shumtë dekorativë kryesisht për shtëpitë puna artizanale korçare ka të përbashkëtat dhe veçantitë e saj me zonat e tjera të vendit. Gjatë një ekspozite të hapur në pazarin e vjetër të Korçës artizanet kanë shpalosur punimet e tyre të realizuara me mjeshtëri ndërsa tregojnë disa nga punimet tipike të Korçës, të cilat ruhen ende.

Korça, historikisht ka pasur këtë traditë. E kanë pasur të parat tona, nënat, mamatë, vjehrrat, motrat më të mëdha dhe na e ka trashëguar edhe ne”, thotë një artizane.

“Zona e Korçës ka të veçantë punimin e gjilpërë, që japin një punim më fin, më të lezetshëm nga grepi”, tregon një zonjë.

Mjeshtëria e tyre gjendet nga punimet e vogla e deri tek ato me sipërfaqe të mëdha.

Prej vitesh punimet e artizaneve korçare kanë tërhequr vëmendjen e blerësve të huaj ndërsa kanë gjetur përdorim të gjerë në bujtinat e Korçës dhe më pak në ambientet familjare./Top channel

Video

U vra në Itali/ Bashkia Lushnjë mbulon shpenzimet e kthimit të trupit të 23-vjeçarit, Klajdi Bitrit…

Babai i 23-vjeçarit Klajdi Bitri, që mbeti i vrarë pas një konflikti në Itali, ka kërkuar ndihmë për kthimin e trupit të djalit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka ndërhyrë për pajisjen e menjëhershme me pasaportë të babait, në mënyrë që të udhëtojë drejt vendit fqinj, për të marrë trupin e 23-vjeçarit.

Ndërkohë, është kontraktuar agjencia funerale për transportin dhe do të jetë Bashkia Lushnje që do të mbulojë shpenzimet e sjelljes në atdhe të trupit. Ngjarja tragjike ndodhi dy ditë më parë në Ankona të Italisë, ku Klajdi Bitri humbi jetën duke mbrojtur një shokun e tij pas një mosmarrëveshjeje në rrugë.

Sipas mediave italiane, algjeriani i cili udhëtonte me partneren e tij me një makinë të tipit “Poli”, kishte para një makinë që po ecte ngadalë. Atij i ka humbur durimi dhe ka dalë nga makina duke rrahur shoferin, një burrë që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël.

Sipas mediave italiane, babai kishte ngadalësuar shpejtësinë për të kuptuar se në cilin drejtim duhet të shkonte. Aty pranë ishte një makinë e tretë, ku udhëtonin të rinjtë, mes të cilëve edhe viktima 23 vjeç. Klajdi Bitri ka dalë nga makina dhe i ka shkuar në ndihmë, por kjo ndërhyrje, rezultoi fatale për të. Sulmuesi u kthye tek makina e tij poli Polo, ka marrë shtizën e peshkimit dhe e ka gjuajtur në gjoks.

Degradon sherri në Greqi/ Shqiptari e plagos në këmbë ,Greku i fut plumbin në kokë…

Një sherr për arsye banale ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar është plagosur me një plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Menidi të Athinës. Fillimisht, të shtunën e kaluar, shqiptari ka shkuar në një festë në këtë lagje në momentin që po mblidheshin karriget. Aty papritur ka filluar një sherr mes tij dhe dy personave të tjerë.

Në sherr ka hyrë dhe një 35-vjeçar grek, i punësuar në një dyqan akulloresh i cili ka goditur në fytyrë shqiptarin.

Të shtunën u mendua se sherri përfundoi aty, por në orët e para të ditës së sotme, shqiptari ka shkuar i armatosur në të njëjtin vend duke hapur zjarr ndaj 35-vjecarit grek dhe duke e plagosur në këmbë.

Duke u larguar, shtetasi shqiptar është përplasur me një kalimtar duke i rënë arma nga dora. Armën ka arritur ta marrë 35-vjeçari grek i cili ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e plagosur rëndë në kokë. Të dy janë transportuar në spital, ku greku është në gjendje të mirë ndërsa shqiptari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Shqiptari, me origjinë nga Fieri, rezulton person me precedentë të rëndë penal dhe ka dalë së fundmi nga burgu.

23 mijë ukrainas dhe 8000 rusë vizituan Shqipërinë këtë vit…

Lufta bëhet në Ukrainë, ndërsa pushimet në Shqipëri. Dëshmi e këtyre ngjarjeve, janë numrat që jep Ministria e Turizmit me fluksin e tursitëve rusë dhe ukrainas që kanë ardhur në 6 muajt e parë të vitit .Konkretisht, Shqipëria është prenotuar dhe vizituar deri në 30 qershor nga 23 640 ukrainas dhe 8150 rusë.

Krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar, numri i ukrainasve, është rritur me 103%, ndërsa numri i turistëve me origjinë nga Rusia ka pësuar një ulje të lehtë.

Të dhënat për Shqipërinë, sugjerojnë se lufta e armatosur në territorin ukrainas nuk i ka penguar banorët e dy shteteve të udhëtojnë për qëllimet turistike, nëse marrin në konsideratë edhe qarkullimin në shtetet e tjerë.

Rrugët e hapura në perëndim të ukrainës dhe politika liberale e perëndimit me turistët rusë, duket se kanë rezultuar efikase në flukset dalëse turistike, ndërsa e kundërta ka ndodhur në dy shtetet lindore, ku vizitorët janë reduktuar ndjeshëm.

Fatos Nano në reanimacion/ Ngjela: “PS të interesohet për kurimin e tij, i dha shumë historisë së shtetit shqiptar…

Nga Sparta Ngjela:

Unë i uroj një shërim sa më të shpejtë. Nuk e di sa i vërtetë mund të jetë ky lajm, por Partia Socisliste duhet të tregojë një interesim të madh në kurimin sa më shpejt të Fatos Nanos. Ai është një individ i veçantë në historinë politike të Shqipërisë…

Nano formoi një parti të majtë me koncepte moderne;

Lejoi në Partinë Socialiste mendimin kundër, si asnjë parti në Shqipëri, që nga viti 1946 e deri në ditët e sotme; Nano i dha Partisë Socialiste shpirt demokracie dhe dinjitetin e liderëve të saj që kërkonin individualizëm politik;

Fatos Nano i dha të kuptuar botës demokratike në Perëndim se doli edhe në Shqipëri një parti që personaliteti i partisë nuk mund të fyejë personalitetin e anëtarit të saj dhe, as individualitetin e tij e të liderëve të saj, që janë në garë politike me njëri-tjetrin.

Nano u tregoi shqiptarëve jo me fjalë, por me Vepra të plota, se, partia politike është bashkim vullnetar individësh me një ideologji dhe filozofi të brendshme që mund të ndryshojë sa herë që këtë e kërkon faktori kombëtar, në funksion të zhvillimit kombëtar;

Fatos Nano është i pari kryeministër shqiptar që dinte të sillej si njeri e jo si pushtetar absolut në marrëdhëniet e tij shoqërore: i qetë, me humor, i thjeshtë, replikues i këndshëm dhe gjithmonë me një theks të ri politik;

Dhe më në fund:

Fatos Nano i dha shumë historisë së shtetit shqiptar, dhe deri tani ai është kampioni e vetëm i kryeministrit shqiptar që dinte ta mbronte personalitetin e tij, jo me “rasson” e kryeministrit si mjet presioni, por me intelektin e tij të lartë qytetar që ai e disponon në formimin e tij shkencor.

Djali iu vra në Itali/ I ati kërkon ndihmë: “Na ndihmoni ta sjellim trupin në Shqipëri… Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital…

Babai i 23-vjeçarit Klajdi Bitri që u vra dy ditë më parë në Itali në përpjekje për të shpëtuar mikun e tij italian kërkon ndihmë për të sjellë trupin e të birit në vendlindje. 23-vjeçari nga Lushnja u vra nga një algjerian me një shtizë peshkimi, teksa ndërhyri për të shuar një sherr mes autorit dhe mikut të tij italian.

Agim Bitri ka thënë për mediat se familja nuk ka mundësi financiare për të sjellë trupin në Shqipëri.

Sot Agimi ka aplikuar për pasaportë, por i duhet edhe ndihma financiare. Ai ka bërë apel me lot në sy duke kërkuar dhe drejtësi për të birin që ishte i pafajshëm.

Babai i të riut tregoi se bashkëshortja e tij, nuk e di që djali ka vdekur dhe e mbajnë me ilaçe. Ndërsa situatë e vështirë është dhe për djalin tjetër, 18-vjeçar, në duart e të cilit humbi jetën vëllai i madh

“Fatkeqësi e madhe! Nuk ia uroj as hasmit! Kërkoj drejtësi për fëmijën tim. Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital, i kam thënë që është rëndë. Shteti të më ndihmojë të sjell trupin këtu. Autori të dënohet”, deklaroi babai për gazetarët.

E rëndë/ Abuzohej s*eksualisht nga i ati , 25-vjeçarja nuk duron më, shkon e denoncon në polici…

Një 57-vjeçar, i divorcuar, është prangosur nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 25 vjeçare. 57-vjeçari Ramazan Rroko me origjinë nga Lushnja, banonte së bashku me vajzën e tij 25-vjeçare prej 1 muaji në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish, bashkia Finiq.

Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë vënë re veprime të dyshimta dhe kanë raportuar në Polici.

Pas fillimit të investigimit nga ana e Policisë, 25-vjeçarja ka denoncuar se babai i saj abuzonte vazhdimisht seksualisht ndaj saj.

Pas denoncimit të vajzës, Policia ka kryer arrestimin e 57-vjeçarit.

Shfrytëzoi për prostitucion një 30-vjeçare, arrestohet i riu grek në Kapshticë…

Një 28-vjeçar nga Greqia ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Kapshticës. I riu ishte nën hetim prej disa javësh nga policia dhe Prokuroria, pasi dyshohej se shfrytëzonte për prostitucion një 30-vjeçare po nga Greqia. Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, u kap gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi ynë, shtetasi F.Papagiannis.

Ndërkohë, procedohet penalisht 30-vjeçarja, për ushtrim të prostitucionit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, pas një hetimi proaktiv, disajavor, të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, finalizuan operacionin policor të koduar “Indicia”. Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, u kap gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi ynë, shtetasi F. P., 28 vjeç, banues në Greqi.

Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka vjedhur 30-vjeçares, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Rama: “Do sjellim robotë për operacione në spitale. Mjekët: Aman rrogat…

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të procesit të sterilizimit në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ka theksuar se vitin që vjen do të vijë roboti në Shqipëri, për kryerjen e vaskirurgjive ose kirurgjisë laparoskopike në sallat e operacioneve. Mjeku: Unë doja të shtoja edhe diçka, ndofta duhet kaluar një etap tjetër edhe për spitalin që është qendër shumë e madhe në Shqipëri. Këto vaskirurgjitë ose kirurgjia laparoskopike

Rama: Jemi duke punuar në këtë pjesë…

Mjeku: Tani nuk po themi tek roboti por…

Rama: Jo jo, tek roboti po themi. Jemi duke punuar në këtë pjesë dhe besoj që vitin tjetër do të sjellim robotët. Ne po përgatitemi që t’i sjellim, por duhet të dini diçka që ndërhyrja kirurgjikale me robot nuk është diçka shumë e hershme në Evropë. Është shumë e re.

Mjeku: Ne kemi edhe moshën e tillë që nuk mund të sigurojmë…

Rama: Do ta kapësh robotin. Instrumentat këtu janë gati për në sallë ë?

Mjekët: Po po.

Rama: Kur erdhën pajisjet e para kam marrë një gërshërë unë këtu, por ka një prerje që… Po bëjeni një stendë këtu në mur, me këto pajisjet (relike të përdorura më herët për kryerjen e kirurgjive).

Mjekja: Po e kemi menduar.

Rama: Këto kazanat na i jepni ne t’i çojmë në parlament.

Mjekët e përcollën kryeministrin me një merak, rritjen e rrogave për bluzat e bardha.

“Aman mos harro rritjen e rrogave”- i tha një prej mjekëve kreut të qeverisë teksa po i jepte dorën në fund të inspektimit. Koment ky, të cilin Rama e pasoi duke theksuar se: “Po jo more, çfarë është kjo. Rritja e rrogave vazhdon. Ku do të shkojmë ne pa atë, e kemi thënë.

Ne do ta bëjmë rrogën për mjekët dhe infermierët që po ta llogarisësh çfarë ngel në fund, të ngelet sa në Gjermani. Sepse ata e kanë më të lartë, por ndërkohë taksat, sigurimet, këto e ato, bëjnë të vetën… Është punë e bërë kjo, nuk diskutohet.”