Na ndajnë vetëm 4 ditë nga “Alpha Show 2”, koncerti tashmë që po kthehet në traditë i Noizyt dhe të ftuarve të tij, teksa reperin edhe këtë edicion, njësoj si tek i pari, premton super performanca, spektakël dhe surpriza. Gjatë kësaj kohë, nëpërmjet disa videosh në formën e dokumentarit në rrjetet e tij sociale, ka ndarë disa nga prapaskenat e koncertit të verës së shkuar, ndjesitë që ka pasur, “sekretet”, por edhe emocionet e rikthimit në skenën gjigande, ndërsa në videon e fundit reperi ka marrë kohë për të refkeltuar e për të falenderuar, por edhe për t’i kërkuar ndjesë personave të tij të zemrës.
Duke bërë edhe një “hedhje pas” në karrierën dhe jetën e tij, Noizy u shpreh kështu në video:
Erdha në Shqipëri, e investova gjithë kohën time në muzikë, lashë veten mënjanë, nuk u kujdesa për shëndetin, sepse ndoqa muzikën. Nuk u kujdesa për gjërat e mia më intime, pasi i kushtova vëmendje muzikës dhe ja ku jemi sot dhe për këtë, sinqerisht, dua të falenderoj të gjithë miqtë e mi që më mbështetën dhe s’më lanë asnjëherë ta bëj këtë rrugëtim i vetëm
Familjen time dua ta falenderoj, por edhe t’i kërkoj falje.
Do t’i falenderoj që më kanë mbështetur, më kanë dhënë forcë e nuk janë dorëzuar asnjëherë me mua. Do t’ju kërkoj falje për telashet që u kam sjellë pa dashje. Fakti që familja ime është bërë një familje që e njeh gjithë Shqipëria, që nuk ka qenë qëllimi i tyre, as i mamit, as i babit e as i motrës, duhet t’i ketë shqetësuar. Do t’i kërkoja falje edhe sepse privatësia e familjes sime, padashje, në njëfarë mënyre është shitur, për vetë faktin se djali i tyre është Noizy, është ky që është sot dhe ndoshta u kam sjellë dhe telashe nga kjo. Ju kërkoj falje e ndjesë që ju bëra shumë të famshëm dhe ju falenderoj që s’jeni dorezuar