Ngjela: “Taulant Balla nuk është i korruptuar…

Avokati Spartak Ngjela komentoi dekretimin e Taulant Ballës nga presidenti si ministër i Brendshëm. Ai theksoi se Balla nuk është i korruptuar. Ngjela u ndal sërish te SPAK duke thënë se ky institucion tashmë do kalojë nga e djathta, duke lënë të nënkuptohet se do të ketë arrestime dhe nga opozita.

“Balla ishte në karrierë prej kohësh, që të ishte ministër i Brendshëm, por e lanë nën hije.

Ka një gjë, Balla nuk është i korruptuar. Opozitë deri tani në Shqipëri do të thotë gënjeshtër.

Jo çdo gjë është provë. Mendoj se SPAK tani do fillojë punën djathtas, sepse Rama nuk mund të arrestohet.

SPAK e drejton SHBA. Skema amerikane me SPAK kërkoi dhe kërkon që të shpëtojë Shqipërinë nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni.

SPAK deri më tani është marrë me shtresa të ulëta.

Për Ahmetajn do shohim votat në Kuvend, nëse mbrohet në Kuvend, kot sa lodhet SPAK”- tha ai.

E rëndë/ 1 në 3 persona në Shqipëri nuk e përballon një vakt me mish…

Në Shqipëri 34.3% e popullsisë nuk janë në gjendje të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo dy ditë. Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, për vitin 2020, ky tregues e renditit Shqipërinë të tretën në Europë me normën me të lartë pas Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues gjatë vitit 2020 është 8.1%.

Pra, në vendet e Bashkimit Europian rreth 8% e popullsisë e kanë të pamundur të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo dy ditë.

Nëse e karahasojmë me Shqipërinë shohim për një nga treguesit privimit material, siç është mundësia për të përballuar të paktën një herë në dy ditë një vakt me mish/proteina, norma është rreth 26 pikë përqindje më e lartë në vendin tonë. Nga shifrat e përpunuara nga “Scan Intel” shihet se norma e këtij treguesi në vendet e rajonit është mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36.5% dhe pasohet nga Shqipëria. Ndjek Serbia me 14.9% dhe Mali i Zi me 14.5%. Qipro, Irlanda dhe Zvicra janë vendet të cilat kanë përqindjen me të ulët të popullsisë që e kanë të pamundur të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo dy ditë, përkatësisht me 1.1%, 1.3% dhe 1.8%.

Të dhënat e përditësuara për vitin 2022, vetëm për vendet pjesë të Bashkimit Europian, tregojnë se mesatarja e BE-së për këtë tregues është rritur në 8.3%. Kjo mund të jetë rrjedhojë e rritjes së çmimeve përgjatë vitit të kaluar, sidomos nëse i referohemi çmimeve të shportës. Ndërkohë, të dhënat e fundit për Shqipërinë i referohen vitit 2020.

Ish- missi nga Pogradeci: “Do bëja një film porno për 1 milion euro me Amos Zaharia….

Xhensila Pere dikur ka bërë bujë me deklaratën e saj se do donte të luante në një film erotik nëse pagesa do ishte e mirë.
E ftuar tek rubrika “Diell apo hënë” tek “E Diell”, Xhensila është pyetur sërish për këtë deklaratë teksa u shpreh se do pranonte të luante në një film erotik jo në Shqipëri, por jashtë dhe nëse do kishte një pagesë prej 1 milion euro.

Nevina Shtylla: Dikur je shprehur se do të realizoje një filmë porno nëse pagesa do të ishte mjaftueshëm e mirë. Për çfarë shifre e ke fjalën?

Xhensila Pere: E kam harruar.

Nevina Shtylla: Po nëse të pyes tani?

Xhensila Pere: 1 milion euro.

Nevina Shtylla: Cilin aktor shqiptar do doje ta kishe partner në rol?

Xhensila Pere: Kur jam prononcuar, nuk e kam pasur për në Shqipëri, ka qenë jashtë trevave. Jashtë me këtë të dua.

Nevina Shtylla: Po këtu?

Xhensila Pere: Këtu jo.

Nevina Shtylla: Po ne na duhet një emër.

Xhensila Pere: Me Amosin.

Gazetarja: “Ahmetaj telefonoi një ish-zyrtar bashkie në jug do dalin emra të tjerë nga dosja…

Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka telefonuar dy persona para se SPAK t’i sekuestronte telefonin. Hoxha u shpreh në “Top Story” se ish-ministri ka telefonuar një ish-zyrtar bashkie në Jug të vendit dhe një person tjetër, para se SPAK të gjente telefonin e tij në vilën në Hamallaj. Gazetarja theksoi se nga dojsa e tij do të dalin shum emra të tjerë, por edhe nga një dosje tjetër nga një prokuror i SPAK për privatizimin e shoqërisë “Buka”.

“Në materialin që përmendi zonja Tabaku ka edhe emra të tjerë mjaft interesant.

Në dy raste të tjera madje, Arben Ahmetaj për të ruajtur pikërisht këtë sekretin e madh që ia ka sygjeruar edhe SPAK dhe ia ka kërkuar këshillit të mandateve të paktën në dy raste, Ahmetaj pas sekuestrimit të një aparati Blackberry në vilën e tij në Hamallaj rezultonte se ka tentuar të ndërhyjë tek dy persona, njëri prej tyre ish-zyrtar i një bashkie në Jug të vendit.

Ata kanë të drejtë që diskutojnë dhe shoqëria do të ketë shumë të drejtë në momentin që shumë emra të tjerë dalin nga kjo dosje, por edhe nga një dosje tjetër për Arben Ahmetajn nga një tjetër Prokuror i Posaçëm i SPAK për privatizimin e shoqërisë “Buka” për të cilën ish-ministri dhe ish-funksionari i lartë shfuqizoi vendimet e të gjitha Gjykatave, duke i mëveshur vetes rolin e një gjykatësi dhe me një firmë si ministër në atë kohë, e tjetërsoi të gjithë këtë pasuri

Kjo çështje tashmë gjendet në dorën e një prokurori, i cili në varësi të vendimit që do të marrë këshilli i mandateve, edhe ai me shumë mundësi do të shkojë për një kërkesë për masë sigurie në Gjykatën e Posaçme”, deklaroi Hoxha.

“U xhirua 7 herë”/ Luizi tregon si u ndje kur puthi Oltën në buzë nga Korça….

Luiz Ejlli është padyshim kryefjalë e çdo media rozë në vendin tonë. Jo vetëm për historinë e dashurisë së krijuar me Kiara Titon, por edhe për karakterin e treguar brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Së fundmi, Luizi është bërë pjesë e një projekti kinomatografik. Së bashku me Olta Gixharin janë aktorët kryesorë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.

E pikërisht për këtë ka folur edhe Luizi, i cili ka thënë se Olta si një aktore ka shumë kërkesa. Ai madje ka thënë se skena më e vështirë gjatë xhirimit ka qenë puthja me Oltën që është zjiruar 7 herë, ndërsa momenti më i bukur kërkesa e divorcit.

“Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vetë. Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol. Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film. Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, mund ta quaj puthja e djallit.

Ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova. Është goxha e vështirë të punosh me Oltën, ka shumë kërkesa për filmin. Nuk e kisha menduar kurrë që do të ishte në një rol si bashkëshortja ime. I vetmi moment i filmit që më pëlqen shumë shumë, është momenti kur thamë ‘do divorcohemi’, tha Luizi për “TAS”.

Kreshnik Spahiu flet për “boom” arrestimesh: “Do të ketë të tjerë pas Arben Ahmetajt…

Analisti Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar një boom” arrestimesh. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Top Story”, Kreshniku tha se pas Arben Ahmetajt do të kemi të tjera arrestime. Duke mos dashur të japë emra, i bindur Spahiu theksoi se nuk do të bëhet ndalimi vetëm i ish-ministrit Arben Ahmetaj, por edhe personave të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar me të.

“Do të kemi edhe subjekte të tjera të ndaluara, sepse Arben Ahmetaj në bashkëpunim për pastrim dhe fshehjen e pasurisë. Kush janë këta nuk dua që të spekuloj, por një gjë jam i sigurt se ndalimi nuk do i bëhet vetëm Arbenit, por të gjithë që kanë baskëpunuar për këto tre vepra”, tha Spahiu.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) i dorëzoi sot Kuvendit kërkesë për arrestimin e Arben Ahmetajt.

SPAK kërkon “dritën jeshile” nga Kuvendi për arrestimin e Ahmetaj, i cili është në hetim për aferën e inceneratorëve. Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e deputetit dhe ish-zëvendëskryeministrit pasi janë ngritur katër akuza për të, përkatësisht: shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Në kërkesën e SPAK po ashtu përmendet se Kuvendi duhet të japë leje dhe për kontrollit personal/të banesës së deputetit, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1.

Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Librazhd/ ‘Benzi’ përplas për vdekje këmbësorin…

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se një 34-vjeçar me iniciale Xh.A duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz” ka aksidentuar 79-vjeçarin me iniciale O.B. Ky i fundit që po ecte në këmbë, ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital. Shoferi i ‘Benzit’ është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë Elbasan:

Informacion paraprak/ Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin O. B., 79 vjeç, këmbësor.

79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Skënderbeu ‘ndez’ motorët ,siguron miqësoren e parë me Voska Sport…

Skuadra Korçare është në fazën përfundimtare të ndërtimit të ekipit dhe normalisht diçka e tillë po vlerësohet në maksimum nga trajneri Gvozdenovic. Skënderbeu ka “thyer” një rekord këtë verë pasi merkato është përqendruar në zbulimi i talenteve me moshë relativisht të re.

Numri një i pankinës korçare vijon të mbajë të tijtë të karikuar, duke ndërthurur seanca stërvitore me testet miqësore ne vijemesi

Do të jetë ekipi maqedonas i Voska Sport, kundërshtari i Skënderbeut ,ndeshje e cila do të luhet të hënën e ardhshme në stadiumin “Skënderbeu” , ora 19:00 .Kujtojmë që këtë sezon Voska është ngjitur në elitën e futbollit maqedonas dhe është një skuadër shqiptare.

Tifozët janë kuriozë të shohin si do të paraqiten bardhekuqtë këtë sezon dhe cili do të jetë formacioni “tip” i Gvozdenovic.

Lind pyetja, deri ku mund te shkoje ky ekip?

Pushime në Pogradec/ Dorë për dore në varkë, Enca na prezanton të dashurin e ri(Video)

Këngëtarja Enca dhe partneri i saj kanë zyrtarizuar lidhjen në Instagram. Në fakt prej muajsh këngëtarja ka zbuluar se ndodhet në një lidhje me një shtetas të huaj që nuk është personazh publik. Ajo postoi një foto në det ku shihej e shtrirë në një dërrasë së bashku me partnerin, ndërsa shkruante: “Kam rënë në dashuri me shoku tim të ngushtë”.

Prej atëherë, ajo ka qenë aktive duke ndarë shpesh foto e video me të në Instastory, edhe pse duke mos e zbuluar totalisht portretin apo identitetin e tij,

Deri ditën e djeshme kur partneri i saj ka vendosur të zyrtarizojë lidhjen me këngëtaren. Ai ka ndarë një video nga pushimet e tyre ku shihen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Në një moment dyshja puthen në buzë, teksa krah videos ai shkruan

“Gjëra mes të dashurës dhe të dashurit”.

Lëvizte me pistoletë/ Arrestohet 49-vjeçari në Pogradec. I gjenden dylbi ,Euro dhe shkop bejsbolli….

Policia e Pogradecit ka parandaluar një ngjarje kriminale. Falë informacionit të marrë në kohë është vënë në pranga një 49-vjeçar që u kap në qytet me armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. Artur Musollari , rezulton i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje”. Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Pogradec, policia ka lokalizuar 49-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, kanë gjetur një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjetën sasi parash në valuta të ndryshme, një shkop bejsbolli, një palë dylbi dhe një aparat celular.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja në kohë nga shërbimet e Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit. Falë informacionit të marrë në kohë dhe ndërhyrjes profesionale, vihet në pranga 49-vjeçari që u kap në qytet, me armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. 49-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, një shkop bejsbolli, sasi parash në valuta të ndryshme, një automjet, një palë dylbi dhe një aparat celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të mbajtjes së armëve, pa lejet përkatëse, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur, në Pogradec, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërhyrja” u arrestua në flagrancë shtetasi:

– A. M., 49 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, kanë gjetur një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjetën sasi parash në valuta të ndryshme, një shkop bejsbolli, një palë dylbi dhe një aparat celular.

Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme njofton policia.

Baret dhe restorantet “në hall” u largohen edhe të punësuarit nga Azia; Fasonët punësuan 450 gra nga Nepali dhe Filipinet për 6 muaj….

Nuk janë vetëm punonjësit nga Bangladeshi dhe India që përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të shkuar drejt Europës. Në sektorët e shërbimit, veçanërisht në bare dhe restorante, problematika po shfaqet e mprehtë edhe me punonjësit aziatikë, kryesisht punësimet nga Filipinet. Enri Jahja nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve tha për Monitor se edhe punonjësit nga vendet aziatike po largohen ashtu siç ndodhi me punësimet nga Bangladeshi dhe India.

Jahja shton se rendimenti i punonjësve të tjerë aziatikë është më i mirë krahasuar me indianët, pavarësisht se kanë kosto më të lartë page, por edhe këta punonjës po e përdorin Shqipërinë si trampolinë për ikje.

Mungesa e theksuar e fuqisë punëtore ka detyruar shumë biznese të bareve dhe restoranteve të punësojnë punonjës nga Bangladeshi, India dhe vendet e tjera aziatike.

Nga bizneset e pyetura konstatohet se punonjësit nga India e shohin vendin tonë jo për të qëndruar si të punësuar, por për kapërcim drejt shteteve të tjera. Largohen në mundësinë e parë që gjejnë. Gjithashtu rendimenti i punës së tyre nuk është i njëjtë me shqiptarët. Pra punësimi i tyre është humbje kohe për biznesin”.

Kosto për punonjësit aziatikë, ku kryesisht në bare dhe restorante janë punësuar nga Filipinet është 400 USD paga minimale, dukë përfshirë fjetjen dhe ushqimin për 10 orë punë në ditë. Për punonjësit e kualifikuar paga është më e lartë. Edhe për këtë vit sektori i bareve dhe shërbimeve në nisje të sezonit turistik u gjend sërish me një mungesë prej 15,000 punonjësish.

Jahja rekomandon se duhet të gjendet një zgjidhje me politika stimuluese ndaj punonjësve vendas.

Së pari, ai rekomandon përfshirjen e komunitetit rom në shërbime jo vetëm në kryerjen e punëve të rëndomta. Gjithashtu lind nevoja sipas për forcimin e ligjit të përfitimit të ndihmës sociale, për mos dhënien e saj pa vlerë, po orientimin drejt tregut të punës.

“Së dyti, sipas tij në planin afatgjatë të masave është e domosdoshme ngritja e shkollave profesionale, në qytete sipas kërkesës së bizneseve. P.sh në Berat shkollë për guida etj., në Vlorë për shef kuzhine, shef salle, recepsion, menaxher hoteli, somelier etj

Se treti ndihmë për sa i përket biznesit sezonal në mbajtjen e stafeve dhe zgjatjen e sezonit”.

Fasonët për 6 muaj kanë punësuar 450 gra nga Nepali dhe Filipinet

Ndryshe nga çfarë po ndodh me baret dhe restorantet, për ndërmarrjet fason nisma për punësimet e të huajve po rezulton më e suksesshme. Kryetari i Proeksport Albania Edvin Prençe thotë se numri i të larguarve është shumë i vogël, pasi shumica e të punësuarave janë gra.

“Numri i të larguarve bie ndjeshëm ne momentin qe merr gra. Në këto 6 muaj që kemi pasur rreth 450 persona të punësuar nga Nepali dhe Filipinet. 98% e tyre janë gra. Maksimumi 5% e tyre janë larguar dhe shumica janë deportuar nga bizneset sepse nuk ishin në pritshmërinë e tyre, pa asnjë njohuri në sektor dhe jo të gjithë përshtaten”.

Për sa i përket rendimentit në punë sipas Prençes rezulton se është 155 më i lartë se punonjëset shqiptare, ndërsa paga minimale është në vlerën e 450 USD në muaj. “Kjo është një shtysë për rritje të produktivitetit, pasi ndihet konkurrenca mes punonjësve. Pra një shtyse për mirë flasim gjithmonë dhe po integrohen mjaft mire me punonjëset tanë”./Monitor

SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, ja akuzat….

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Në Kuvend kanë mbërritur dy kërkesa, një për vendosjen e masën së sigurisë dhe një për të ushtruar kontroll në shtëpinë deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike

Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Komisionit Parlamentar për Mandatet, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare,

nëse Ahmetaj nuk njofton heqjen dorë nga mandati, pasi ligjvënësit janë imunë dhe nuk mund të arrestohen pa lejen e Kuvendit.

Më 22 qershor Arben Ahmetaj u thirr për herë të parë në SPAK, u pyet për rreth 6 orë si person nën hetim. Ahmetaj akuzohet për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.

‘Digjet Shqipëria’, temperaturat priten të arrijnë deri 41 gradë…

“Java e ferrit”. Me këtë togëfjalësh mund të përshkruhet fare mire situata meteorologjike rreth javës që presim përpara për vendin tonë. Pas një muaji Qershor të lagësht dhe reshje shiu, tabloja meteorologjike ndryshon totalisht jo vetëm për territorin e vendit tonë por edhe për një pjesë të madhe të kontinentit europian dhe kryesisht europën mesdhetare.

Për shkak të depërtimit të Anticiklonit Afrikan moti për të gjithë javën parashikohet me diell në të gjithë territorin si dhe rritje të ndjeshme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.

Temperaturat në mesditë në zonat e ulta duke filluar nga dita e nesërme pritet të arrijnë vlerat 36-37 grad celcius ndërsa duke filluar nga dita e Mërkurë dhe kryesisht dita e Enjte dhe ajo e Premte vlera deri në 40-41 grad celcius! Vlen për tu theksuar se kjo pritet të jetë vala e parë e të nxehtit pasi për disa ditë, temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta mbi mesataren mujore klimatike të vendit tonë.

Sic u përmend edhe më lartë e gjithë kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të Anticiklonit Afrikan i cili krijohet në gjërësitë gjeografike sub-tropikale duke sjellë me vete masat ajrore të nxehta nga shkretëtira e Saharasë. Këto masa ajrore duke kaluar mbi detin Mesdhe marin një sasi të konsiderueshme lagështire duke bërë që ndjesia reale e temperaturave për njerzit të jetë disa gradë më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik.

Gjithashtu duke filluar nga dita e Enjte dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë pritet të përjetojë edhe fenomentin e “netëve tropikale”. Përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore përvec temperaturave të larta në orët e mesditës parashikohet që edhe temperaturat në vlerat minimale të mos zbresin poshtë vlerave 26-28 grad celcius!!

Pogradeci me 7 plazhe publike/ Çadra falas dhe hapësira pë personat me aftësi të kufizuara(Foto)

Në qytetin e Pogradecit aktualisht janë krijuar kushtet dhe rrethanat instituconale për ekzistencën e 7 plazheve publike, të cilat, janë të pajisura me çadra falas, por jo vetëm, edhe me hapësira të posaçme, për personat ne aftësitë e kufizuara.

Vlen të theksohet se sezoni turistik veror ka nisur me shifra të larta, dhe parashikimet janë për një verë të mbarë, ndërsa përgatitjet kanë nisur prej kohësh, për infrastrukturën dhe pastërtinë.

Luana Vjollcës i bie papritur dhëmbi, ja reagimi epik i moderatores(Video)

Përpara se të nisë “Love Island” Luana Vjolla ka vendosur që këtë verë t’i përkushtohet muzikës. Ajo së shpejti do të sjellë bashkëpunimin e saj me Bardhin dhe Matolale. Teksa po merret me xhirimet një incident i ka ndodhur. Ka qenë Luana me anë të një videoje në Instagram që ka zbuluar se faseta e saj e dhëmbit i ka rënë madje e ka përpirë teksa ka ngrënë drekën dhe nuk e ka vënë re.

Këtë situatë Luana e ka marrë me sportivitet, ndoshta se s’kishte çfarë të bënte tjetër dhe fare pa komplekse publikoi edhe si duket pa një dhëmbin e dëmtuar…