Enrique Iglesias ndez sheshin “Skënderbej” (Video)

Sheshi “Skënderbej” gëlon sonte nga muzika latine, që artisti Enrique Iglesias po interpreton për mijëra njerëz të pranishëm në koncert. Këngëtari me famë botërore është ngjitur në skenë prej disa orësh dhe admiruesit e repertorit të tij kanë kënguar dhe kërcyer çdo këngë të tij.

Iglesias, që ka zgjedhur një veshje tërësisht të zezë, po dhuron spektakël për publikun shqiptar, por dhe të huaj që kanë blerë biletën për të ndjekur ‘live’ yllin e muzikës latine.

Këngët e tij hit si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Turn the night up”, “Heart Attack”, “Duele el Corazon” jehuan në qendër të kryeqytetit.

“I kërkova babit 3 mijë euro”/ Noizy rrëfen vështirësitë e fillimeve të karrierës: “Më tha ‘Hajde puno te…’

I ftuar në “Më lër të flas”, këngëtar Noizy ka rrëfyer vështirësitë e jetës dhe të filimit të karrierës. Ai tha se në momentin që u ktheva nga Londra, ishte i pakënaqur dhe shumë këkues ndaj artit që bënte.

I thashë babit njëherë, me jep nja 3 mijë euro se më duheshin për një këngë, dhe më tha:

Hajde te lokali që kemi dhe puno aty”, tregoi më tej këngëtari.

Olta rrëfehet nga Korça: “Luizi e ka pasur ëndërr që të luante me mua…

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga emisioni “Më lër të flas”, me xhirimet dhe prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë” është zbuluar një pjesëz e e vogël. Nga sheshxhirimi, Olta ka folur për kamerën e “Më lër të flas”, ndërsa me shaka aktorja thotë se

“Luizi e ka pasur ëndërr këtë”, dhe që të luanin së bashku.

https://twitter.com/korcablog1/status/1675130786566008832?s=46

Policia rrugore bën namin në Korçë: “Vendos mbi 1000 gjoba gjatë 1 jave …

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 3 leje drejtimi.

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjeti dhe janë referuar materialet në Prokurori edhe për 5 raste të tjera për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

85 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

349 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.

Janë ndëshkuar 121 drejtues mjetesh për parkime të gabura.

Janë ndëshkuar 660 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

I ngacmoi të dashurën Egjiptianit/ Shokët e tij vrasin me shkelma dhe thika shqiptarin në Greqi….

Fund tragjik për një shqiptar në Greqi.30-vjeçari është vrarë me thikë, pasi ka ngacmuar të dashurën e një egjiptiani. Atë e kanë rrahur në qëndër të Athinës me shkopinj e po kështu e kanë goditur me thika. Më tej ai është transportuar për në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë dot mbanë, raportojnë mediat greke. Viktima, teksa ndodhej në ballkonin e një hoteli, foli me partneren e njërit prej sulmuesve, me origjinë egjiptiane.

Më pas i ka kërkuar të flasë dhe 30-vjeçari ka zbritur në rrugë e për pasojë janë kapur për dore. Në sherr janë përfshirë edhe dy persona të tjerë. Të gjithë menduan se ngjarja përfundoi aty por nuk ishte kështu. Pak më vonë, 30-vjeçari ishte duke ecur në sheshin Karaiskaki dhe u sulmua nga tre shokë të tjerë të egjiptianit.

Njëri e goditi me thikë dhe shqiptari u dërgua në spital. Punonjësit e policisë morën rastin dhe arritën të identifikojnë personat e përfshirë. Hetuesit kanë lëshuar gjashtë urdhër-arreste dhe pasditen e së premtes janë lokalizuar dhe arrestuar pesë persona. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë Penale.

Për hetimin e rastit janë shfrytëzuar provat dhe të dhënat e mbledhura nga vendi i ngjarjes, dhe në kombinim me deklaratat e dëshmitarëve janë identifikuar të dhënat e të gjashtë personave të përfshirë në vrasje. Çështja e ngritur ndaj tyre iu dorëzua Prokurorit të Rrethit të Athinës.

E rënde në Korçë/ Ndërron jetë 20-vjeçari, shkak dyshohet arresti kardiak…

Një djalë 20-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Korçë. Paraprakisht dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak, ndërsa do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do të përcaktojë shkakun. I riu nga Devolli Mateo Llabani , 20 vjeç, mbërriti në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore por nuk mundi të mbijetonte. Nga këqyrja paraprake e trupit të të riut, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i Policisë:

Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak, ka shkuar në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi M. Ll., 20 vjeç, banues në Bilisht, i cili më pas ka humbur jetën. Nga këqyrja paraprake e trupit të 20-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Foto/ Luizi i drejton armën Zamira Kitës…

Ditën e sotme Luizi Ejlli ka postuar një foto nga një skenë e filmit, ku i veshur me kostum i drejton armën në kokë aktores Korçare Zamira Kita, e cila qëndron e ulur në një karrige. Ende nuk e dimë se çfarë lidhje kanë personazhet me njëri-tjetrin, por sa më shumë copa nga xhirimet dalin aq më shumë arrijnë të na bëjnë kuriozë…

“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.

Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre një film i prodhuar nga Top Channel, me një kast shumë të mirë aktorësh e personazhes të njohur,

që aktualisht është në fazën e xhirimeve në Korçë dhe që pritet të vijë në kinema në tetor

‘Po ç’ishte moj vallë ajo që me mori zemrën’ ,Luiz Ejlli këndon serenatë Korçare(Video)

Me një sens të pakufijshëm mikpritje Korça renditet si një nga qytetet më të dashura për vizitorët, të cilët përveç se shijojnë bukurinë nuk harrojnë të këndojnë edhe serenatënKëngëtari Luiz Ejlli, së bashku me një grup te rinjsh, vajza e djem të talentuar, kanë performuar live një version të ri të këngës….

Po ç’ishte moj valle ajo qe me mori zemren
Po ç”ishte moj valle ajo qe te qete s’me la.
Si ere e malit qe rrembeu nje flete
ashtu dhe vdekja moj ne na ndahu perjete…

A mos valle kam faj une a mos valle kam faj une…
a mos valle kam faj une qe dashuroj
dashuria eshte e mire, dashuria eshte e lire
dashurise ne i falim ç’do gje….

Foto/ Ronaldo dhe partnerja shijojnë pushimet verore pas përfundimit të sezonit raskapitës…

Familja e Cristiano Ronaldos ka nisur pushimet e verës, edhe pse është vetëm qershori. CR7, me Georgina Rodriguez dhe fëmijët kanë vendosur të kalojnë disa ditë të këndshme në superjahtin e tyre luksoz pranë Sardenjës. Ashtu si gjithmonë, Georgina Rodriguez është tejet aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka postuar disa fotografi në Instagram, ku zgjedh të mos shkruajë asgjë, por imazhet i shoqëron me emoji .

Postimi ka marrë shumë pëlqime, ndërsa fansat e kanë patur të vështirë të përmbahen. “E mrekullueshme”, “magjike”, apo edhe “zjarr” ishin vetëm disa prej reagimeve.

E enjte e zezë në Korçë/ 3 aksidente të rënda brënda ditës, të aksidentuarit nisen me helikopter…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulgarec të Korçës, mesditën e sotme ku një motor ka dalë nga rruga. Ai lëvizte nga Korça në drejtim të Pogradecit, ndërkohë që shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Drejtuesi ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është transportuar drejt spitalit të Korçës.

Ky është aksident i 3 i ndodhur ditën e sotme në Korçë.

Më herët, po në të njëjtin aks, Korçë-Pogradec, ndodhën edhe 2 aksidente të tjera. Gjatë orëve të mëngjesit, në afërsi të fshatit Gurishtë një Fuoristradë tip X5 përfundoi jashtë rruge pasi shoferi humbi kontrollin. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua drejt Traumës në Tiranë.

Vetëm pak orë më pas, në afërsi të kryqëzimit të Maliqit, një këmbësor mbeti po ashtu i plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë.

E rëndë në Pogradec/ Po lahej në liqen, humb jetën pushuesi 44-vjeçar…

Një 44-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Pogradec, pasi u fut në ujë për t’u larë. Autoritetet bëjnë me dije se 44-vjeçari me iniciale J.S me origjinë nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë në momentit e futjes në ujë në liqenin e Ohrit pranë fshatit Udënisht, ku dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Nga kqyrja paraprake e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2023, rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në liqenin e Ohrit, shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t’u larë ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Zbulohen te gjithe aktoret e filmit të Luizit dhe Oltës, mes tyre Salsano, Megi Pojani….

Në kuadër të dashurisë” me Luizin dhe Oltën do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram janë zbuluar disa personazhe të tjerë që do luajnë në film:

Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha,

Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita,

Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu dhe Dea Mishel Hoxha,

Salsano Rapi, Myzafer Zilfaj, Xhuljano Brisku, Megi Pojani dhe Sara Kolami.

Ç’farë pritet të ndodhë/ Zyrtari i Skënderbeut në zyrat e Milanit(Foto)

Skënderbeu ka nisur nga puna për të ndërtuar ekipin ekipin që do të garojë në Superiore. Korçarët u rikthyen në elitën e futbollit shqiptar pasi fituan titullin kampion në Kategorinë e Parë vetëm një vit pas rënies. Drejtuesit duan të hedhin pas momentin negative teksa edhe dënimi i UEFA-s sa vjen e afrohet me skadencën. Deri tani janë afruar lojtarë që në klub besojnë se janë cilësore pasi i kanë studiuar me imtësi.

Tregu i jashtëm mbetet kryesor me disa emra që janë në bisedime e sipër. Së fundmi, përfaqësuesi i klubit Gerhard Takaj, ka mbërritur në zyrat e klubit të Milanit. Nuk dihet arsyeja për këtë vizitë por Skënderbeu na ka mësuar shpesh me surpriza.