Del emri/ Cila është ‘super-mashtruesja’ në Korçë që dyshohet se përvetësoi 3 milion euro nga bizneset…

Alma Beqiri, agjente e shërbimeve postare private është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet se përmes mashtrimit ka përvetësuar shuma të mëdha monetare. Burime paraprake bëjnë me dije se Alma Beqiri nga Korça, prej disa muajsh ishte nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur shuma monetare në lek dhe valutë, duke mashtruar bizneset të cilat operonin online dhe dërgonin porositë e tyre tek klientët në Korçë.

Sipas të dhënave, mësohet se, pasi qytetarët që kishin bërë porosi nga këto biznese merrnin pakot e tyre dhe kryenin pagesën, Beqiri nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim, duke i mashtruar.

Sipas policisë, 46-vjeçarja, gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro. Shumën e konsiderueshme të përfituar, Beqiri dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja. Në lidhje me rastin po hetohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kamera e fshehtë në Tiranë/ Eskorta nga Venezuela, 300 euro për një ‘takim’ pune…

Tirana është shndërruar në destinacionin e vajzave të huaja, që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës. Vajzat nga vende të ndryshme vijnë në vendin tonë si turiste dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre. Për të parë nga afër se cila është “puna” e tyre, pagesa por dhe se çfarë kërkojnë klientët, emisioni “Piranjat” ka realizuar njw kamerw tw fshehtë. I infiltruari i “Piranjave” ka zhvilluar një takim me një nga eskortat e mbërritura në vendin tonë, nga Venezuela.

Sigurisht që takimi mes agjentit të “Piranjave” dhe eskortës nuk ka qenë takim “pune”, por një bisedë mes tyre, ku vajza nga Venezuela ka treguar se ajo për një “takim’ paguhet 300 euro,

madje thotë se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri është takuar dhe me një trafikant dhe për ta bërë sa më të besuar, thotë se ai përveç pagesës i ka lënë edhe 700 euro bakshish.

Eskorta shprehet se e bën këtë “punë” për para dhe sapo të bëjë shumën e duhur do të kthehet në vendlindje, ku do të investojë në fermë.

Policia rrugore bën namin në Korçë/ Përgjatë 1 jave gjobit 1089 shoferë, 7 prej tyre iu heq patentën…

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 7 leje drejtimi.

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

31 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

367 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.

Janë ndëshkuar 62 drejtues mjetesh për parkime të gabura.

Janë ndëshkuar 619 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

E rëndë në Selanik/ I riu shqiptar përplasi me makinë dhe tërhoqi zvarrë 21-vjeçaren greke…

Një 27-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e studentes 21-vjeçare, Emmanuela Kariorakis në Selanik të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se automjeti i drejtuar nga 27-vjeçari ka tërhequr zvarrë studenten dhe e la të përgjakur ne mes të rrugës. Sipas ekspertizës teknik, autori ka qenë me shpejtësi 104 km në orë. Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Selanik. Tashmë shqiptari pritet të marrë gjykimi nga drejtësia greke.

Ndaj tij rëndojnë akuzat si:

a) drejtimit të automjetit të rrezikshëm, i cili ka sjellë si pasojë vdekjen,
b) largimit nga vendi i aksidentit si pasojë e një aksidenti trafiku me pasojë vdekjen,
c) drejtimit të mjetit pa patentë
“I pandehuri ka ecur me një shpejtësi të lartë që ka arritur në 104.12 km/h, pra shumë më e lartë se maksimumi i lejuar në atë pikë (50 km/orë si zonë banimi) dhe në momentin kur këmbësori Emmanuela Kariorakis ,ka kaluar rrugën vertikalisht, nuk ka ulur shpejtësinë”, thuhet në ekspertizën teknike.

Viktima ndërroi jetë pas 5 ditësh në spital, ndërsa familja e saj vendosi t’i dhuronte organet.

Monedha europiane kap një tjetër rekord historik, sot këmbehet me 108.73 lekë

Euro e mbylli javën me një tjetër rënie të ndjeshme në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 108.73 lekë, në rënie me 0.67 krahasuar me një ditë më parë dhe me 1.89 pikë (ose 1.7%) që nga fillimi javës. Rënia e kursit të euros të euros krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është zgjeruar më tej në 9.7%. Rënia e kursit të euros po thyen, ditë pas dite, rekorde të reja historike.

Sipas agjentëve të këmbimit, oferta e monedhës europiane këtë vit paraqitet shumë e lartë. Duke ndjekur tendencat e bilancit të pagesave dhe pritshmëritë e operatorëve, mund të supozohet se hyrjet valutore, sidomos të lidhura me turizmin, paraqiten edhe më të larta këtë vit. Fillimi i sezonit turistik besohet t’i ketë rritur edhe më shumë këto prurje, por bazuar në tendencat historike piku i hyrjeve valutore duhet ende të vijë deri në fillim të muajit gusht.

Për këtë arsye, është e pritshme që rënia e euros të vazhdojë dhe të prekë rekorde të reja për këtë vit. Këtë vit leku po shënon ritmet më të larta të mbiçmimit vjetor në kursin e këmbimit me euron. Përveç prurjeve valutore që besohet se do të jenë në nivelet më larta historike, paralelisht forcimi i lekut mund të jetë ndikuar edhe nga politika shtrënguese monetare dhe fiskale, që kanë ndikuar në ngadalësimin e rritjes së ofertës së monedhës vendase krahasuar me vitet e mëparshme.

Kjo situatë po favorizon gjithnjë e më shumë ato subjekte që kanë shpenzime në euro dhe të ardhura në lekë, ku përfshihen sidomos importuesit, qeveria shqiptare dhe huamarrësit e tjerë privatë. Forcimi i lekut në teori duhet t’i bëjë më të lira importet dhe të japë një efekt pozitiv në nxitjen e konsumit privat. Gjithashtu, leku më i fortë ul barrën e borxhit në monedhën europiane dhe lehtëson buxhetet nga shpenzimet për pagesën e kësteve të huave.

Megjithatë, gradualisht forcimi i lekut pritet të ketë një ndikim negativ në të ardhurat e buxhetit të shtetit, sidomos nga tatimet indirekte dhe kryesisht nga TVSH-ja.Në një këndvështrim të përgjithshëm, forcimi i monedhës vendase ka tendencën të ngushtojë deficitin e llogarisë korrente, duke qenë se ekonomia shqiptare ka një pozicion të jashtëm deficitar, pra, importon mallra dhe shërbime më shumë nga sa eksporton.

Por, ata që po vuajnë pasojat më të forta negative nga ky forcim i monedhës vendase janë eksportuesit. Forcimi i lekut po ndikon direkt në rënien e të ardhurave dhe në tkurrjen e marzheve të fitimit. Për bizneset turistike që të ardhurat i sigurojnë në euro, kryesisht për sektorin e hotelerisë, forcimi i lekut do të shuajë një pjesë të fitimeve nga rritja e numrit të turistëve të huaj. Në përgjithësi, një monedhë vendase më e fortë e bën pak konkurrues eksportin e mallrave dhe shërbimeve shqiptare për blerësit e huaj. /Monitor

Lajm i keq për ata që punojnë në shtet/ Pse rritja e pagave nuk do të aplikohet për muajin maj…

Pavarësisht miratimit në Kuvend, rritja e pagave për të gjitha kategoritë në administratën shtetërore nuk do të aplikohet për muajin maj, por do të kalojnë siç kanë qenë, para se të miratohej ligji i ri. Në një dalje për mediat, ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj sqaroi se kjo bëhet me qëllim deri në përgatitjen e plotë të dokumentacionit dhe për të mos shkaktuar vonesa në paga.

Miratuam tetë vendime të Këshillit të Ministrave por patën diskutime. Do të marrim pak më shumë kohë, duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës që preken nga këto vendime dhe mbi 130 mijë të punësuar, pagat e të cilëve u miratuan që në prill, zbardhja dhe aplikimi i vendimeve merr një kohë më të gjatë.

Kjo është dhe arsyeja pse për të qenë më koherentë dhe për të shkaktuar sa më pak vonesa në marrjen e pagave ne u kemi kërkuar të gjitha institucioneve buxhetore të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që pagat e muajit Maj në fazën e parë të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma.

Duke marrë në konsideratë këtu që disa prej institucioneve në fakt titullarët e institucioneve që preken nga ligji i cili kaloi në Parlament mund të aplikoheshin pagat, ne vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qenë në muajin Maj dhe ndërkohë ne me zbardhjen e vendimeve do instruktojmë për dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për muajin Prill qoftë për muajin maj”, deklaroi Ibrahimaj.

Lirohet nga burgu Saimir Tahiri, pjesën e mbetur të dënimit do ta kryejë në shtëpi…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lënë qelinë e burgut për të kryer pjesën tjetër të dënimit në shtëpi. Ish-ministrit Tahiri, të dënuar për shpërdorim detyre, i kanë mbetur edhe 1 vit e 7 muaj dhe 11 ditë për të kryer. Ai ishte dënuar nga GJKKO me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 3 vite e 4 muaj burg.

Dhe në datën 4 shkurt 2022, Apeli i GJKKO la në fuqi këtë vendim, duke çuar në burg ish-ministrin. Por, Tahiri la sot (2 Maj) qelitë e burgut me vendim të gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit,

Matilda Fetahu, pas një ekspertize mjekësore që përcaktonte se ai nuk mund të qëndronte më në burg. Gjithashtu ky vendim u bazua tek gjendja familjarëve të Tahirit, pas vdekjes së babait të ish-ministrit, si edhe për shkak të fëmijëve dhe nënës së sëmurë.

Ndryshimet ligjore/ Pasaportën shqiptare mund ta marrin edhe të huajt që nuk dinë asnjë fjalë shqip

Qeveria ka miratuar një projektligj që po shqyrtohet tashmë në komisionet parlamentare për disa ndryshime në ligjin e shtetësisë, ku i hapet rruga fëmijëve të të huajve që të nëse lindin në Shqipëri të marrin menjëherë shtetësinë shqiptare. Drafti pritet të krijojë debate për shkak se në të paktën dy nene të tij lehtësohet në maksimum marrja e shtetësisë së Shqipërisë.

Konkretisht përcaktimi i parë ligjor që i jep të drejtën fëmijëve të lindur në Shqipëri nga prindër të huaj të marrin shtetësinë shqiptare, bëhet në nenin 7. Në këtë nen është shtuar një paragraf ku thuhet se nëse prindërit kanë qëndrim të rregullt në vendin tonë, fëmija që ata sjellin në jetë mund të marrë shtetësinë shqiptare.

Kjo është një praktikë e njohur në vende në Kanadaja dhe Amerika, ndërkohë që në Evropë, në vende si Gjermania shtetësia nga fëmijët e emigrantëve merret vetëm pasi prindërit të kenë marrë më parë pasaportën gjermane. Ndërkohë që një parashikim tjetër është ai i nenit tetë ku çdo emigrant që vjen të punojë në Shqipëri dhe ka një fëmijë me shtetësi shqiptare, mund ta marrë edhe ai shtetësinë edhe nëse nuk ka e zotëron gjuhën shqipe.

Ndryshimet ligjore i hapin rrugë gjithashtu fëmijëve të prindërve shqiptarë jashtë vendit që duan të luajnë me kombëtaren kuqezi dhe që deri tani nuk e merrnin dot pasaportën shqiptare pa mbushur 18 vjeç, ta marrin dokumentin edhe më përpara.

“Federata Shqiptare e Futbollit është organizmi i cili më së shumti ka evidentuar këtë problematikë dhe ka kërkuar ndryshimin e politikës në fjalë, duke qenë se nga praktika në disa dekada pune, vlerëson se vendosja e kriterit “që të ketë mbushur moshën 18 vjeç”, sjell një kufizim të madh në drejtimin e kërkimit, zbulimit të talenteve të reja (jo me shtetësi shqiptare) për dhënien e kontributit të tyre në skuadrat e kombëtares shqiptare. Në sportin e futbollit, dhe jo vetëm në këtë disiplinë, talentet zbulohen dhe trajnohen që në moshë të vogël, prandaj ky kriter ka natyrë kufizuese dhe diskriminuese”, thuhet në relacionin e Qeverisë.

Ndryshimet ligjore

Neni 7

Fitimi i shtetësisë me lindje në territorin e Republikës së Shqipërisë

Një fëmijë i lindur ose i gjetur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që mund të mbetet pa shtetësi fiton shtetësinë shqiptare

Në rast se prindërit e fëmijës bëhen të njohur ligjërisht përpara se fëmija të ketë mbushur moshën 14 (katërmbëdhjetë) vjeç dhe janë shtetas të huaj, ata mund të kërkojnë heqjen e shtetësisë shqiptare të fëmijës, me kusht që fëmija të mos mbetet pa shtetësi si pasojë e këtij veprimi.

Shtohet pika 3

Një fëmijë i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga prindër me shtetësi tjetër, të cilët qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të marrë shtetësi shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve.

Neni 8

i huaji, fëmija i mitur i të cilit ka shtetësi shqiptare, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim, edhe nëse nuk plotëson kushtin e përcaktuar në shkronjën “c” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për tre vjet.
Gërma e

e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë;

Partneri vret të dashurën 7 muajshe shtatzënë dhe e fsheh në pyll/ 30-vjeçari: “E godita me thikë për vdekje…

Italia u trondit mëngjesin e sotëm paslajmit se është gjetur trupi i pajetë i 29-vjeçares Giulia Tramontano, shtatë muajshe shtatzënë. E reja ishte zhdukur që prej fundjavës pa lënë asnjë gjurmë dhe kërkohej prej ditësh. Trupi i saj u gjet në një ndërtesë të vjetër në via Monte Rosa pas rrëfimit të bërë nga i dashuri i saj i cili zbuloi se ishte edhe autori i masakrës.

Ka qenë i dashuri i saj Alessandro Impagnatiello, i cili ka treguar se ku e kishte fshehur trupin e partneres së tij. E vrava. E godita me thikë për vdekje”, ka rrëfyer 30-vjeçari gjatë marrjes në pyetje

Rrëfimi erdhi pas një dite kërkimesh të furishme dhe zhvillimeve të papritura hetimore. Ai ka rrëfyer se ka vrarë partneren e tij dhe ka ngarkuar trupin në fuoristradën e tij ‘Volksëagen T-roc’. Më pas ai do të kishte ecur për disa kilometra, aq sa hetuesit supozuan se ai mund të kishte arritur në një zonë të pyllëzuar. Nuk ishte kështu dhe trupi u gjet gjashtëqind metra larg shtëpisë.

Apartamenti në të cilin jetonte çifti ishte sekuestruar pasi në fuoristradën e 30-vjeçarit, i cili punonte si barist në një lokal luksoz në Milano, u gjetën gjurmë gjaku. Më pas, kur karabinierët analizuan banesën, dolën shumë gjurmë gjaku, veçanërisht në shkallët e godinës dhe në hyrje të saj. Kishte tentuar edhe ti pastronte, por nuk i shpëtuan analizave shkencore.

Dyshohet se ka qenë vetë Impagnatiello ai që ka shkruar mesazhet e fundit të dërguara nga celulari i vajzës mbrëmjen e së shtunës. E fundit rreth orës 21.30 kur i shkruante një shoqeje se ishte e mërzitur pas një debati me të dashurin dhe se donte vetëm të flinte.

Giulia Tramontano ishte zhdukur nga shtëpia natën mes së shtunës dhe të dielës. Pesë ditë në të cilat nuk ka pasur asnjë shenjë jete nga ajo. Pavarësisht shpresës së dobët të motrës së saj Chiara, e cila lëshon një tjetër thirrje të dëshpëruar në rrjetet sociale për ta gjetur.

Ne po kërkojmë Giulia-n të gjallë, na ndihmo ta gjejmë”. Pak para një të mëngjesit konfirmimi përfundimtar erdhi, se nuk kishte asgjë më shumë për të bërë.

Nga hetimet u zbulua se Giulia kishte pasur një debat të ashpër me të dashurin e saj pas zbulimit të një lidhjeje paralele me një të huaj të re. Një vajzë e cila gjithashtu kishte mbetur shtatzënë muaj më parë para se të vendoste të ndërpresë shtatzëninë. Dy vajzat kishin pasur edhe një përballje, të shtunën .Hipoteza e hetuesve është se dy të dashurit më pas kanë pasur një grindje gjatë së cilës Impagnatiello dyshohet se ka vrarë 29-vjeçaren dhe më pas ka hequr trupin e saj. Është ende e paqartë se si ajo u vra.