‘Mos është shaka apo montazh’/ Shihni reagimin e legjendes së Romës nga goli i Bajramit në sekondën ’23 (Video)

Nedim Bajrami me golin e bukur të shënuar përballë Italisë është bërë pjesë e historisë së Kampionateve Europiane. Tetovari mposhti Donnarummën pas 23 sekondash lojë, duke vendosur rekordin e veçantë të golit më të shpejtë në historinë e Europianeve.

Goli ishte aq i befasishëm sa la gojëhapur tifozerinë italiane.

Legjenda e Romës, Francesco Totti, që po ndiqte ndeshjen me miqtë, nuk u besonte syve.

“Mos po talleni, a është një montazh”, dëgjohet të thotë Totti, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.