Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
✅Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 7 leje drejtimi.
✅Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
✅ 31 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
✅367 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.
✅Janë ndëshkuar 62 drejtues mjetesh për parkime të gabura.
✅Janë ndëshkuar 619 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.