Aksident i frikshem në Pogradec/ Furgoni i mallrave del nga rruga merr çfarë gjen përpara! Plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në bulevardin kryesor të qytetit të Pogradecit. Sipas informacioneve një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para pemë dhe vazo dekorative pranë një lokali.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shënuar dëme të shumta materiale

ndërsa drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore por do tiu nënshtrohen vizitave mjekësore.

Policia ndërkohë shkoi në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, por dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga përgjumja e drejtuesit të mjetit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.