Shënoi gol historik ndaj Italisë/ Nedim Bajrami: “Do të luftojmë…

Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, teksa i mjaftua vetëm 13 sekonda për të tundur rrjetën, në duelin që u përmbys nga të kaltrit me rezultatin 2-1. Ky ishte dhe goli më i shpejtë i shënuar në të gjitha Europianet

E kemi ditur të gjithë që Italia është shumë e fortë.

Kemi bërë të gjithë maksimumin, do të luftojmë për çdo pikë dhe për çdo top. Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, do të vazhdojmë kështu. Kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë, duhet të korrigjojmë ato që nuk bëmë mirë.

Asllani i dha një top shumë të mirë, Manaj pati një shans shumë të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të kërkojmë golin”, u shpreh Bajrami.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.