‘Betejë për të gdhendur historinë’/ Reagon Skenderbeu: “Transport falas, gati për t’u përballuar me sfidën më të madhe të sezonit

E dashur Familja e madhe e Skënderbeut, Në zemër të Korçës, aty ku lindin ëndrrat dhe ndizet pasioni, Skënderbeu ynë i dashur qëndron krenar, gati për t’u përballuar me sfidën më të madhe të sezonit.
Dhe në këtë moment vendimtar, ju thërrasim JUVE, tifozëve tanë besnikë, të qëndroni përkrah nesh, të mbushni ajrin e Air Albania me mbështetjen tuaj, se bashku drejt fitores!

Kjo nuk është vetëm një ndeshje; është një betejë për lavdi, një mundësi për të gdhendur historinë e futbollit shqiptar! 🏆🇦🇱

JU BËJMË THIRRJE TË BASHKOHENI ME NE, TË PËRKRAHIM DJEMTË TANË MË 17 MAJ NË STADIUMIN AIR ALBANIA NDËRSA GUXOJMË TË ËNDËRROJMË!

Klubi do të vendosë autobusë FALAS për të udhëtuar drejt kryeqytetit, të cilët i gjeni në 14:00 para stadiumit “Skënderbeu”

Ndërkohë biletat mund t’i blini ne piken fizike në Korçë në afërsi të stadiumit apo dhe online në linkun

🎉💪 #KrenariaSkënderbeu #PërballjaGjysmëfinale #SëBashkuNgrihemi reagon klubi Skenderbeu

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.