U largua nga Bylis/ Ish-kapiteni i Skënderbeut, Vangjel Zguro firmos me skuadrën kampione…

Vangjel Zguro është bërë me skuadër të re. 30-vjeçari është transferuar në Maqedoninë e Veriut, duke nënshkruar një kontratë me klubin kampion të Strugës. Zguro luajti me Bylisin në Superligë në edicionin që lamë pas, ndërsa do të mbahet mend për 3 sezonet te Skënderbeu.…

Ish kapiteni i ‘bardhë e kuqve’, më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Kamzës dhe Kukësit.

‘Çmenduri‘/ Koncerti i Enrique Iglesias, biletat arrijnë deri në 2 mijë euro/paketa…

Ndjekja e një artisti ndërkombëtar ka kostot e veta, për të gjithë ata që duan të kenë një përvojë unike. Teksa në Shqipëri po shtohen artistët që japin koncerte, çmimet e biletave po u përafrohen niveleve globale. Në datën 30 qershor do të zhvillohet koncerti i këngëtarit spanjoll Enrique Iglesias në Sheshin Skënderbej, në kuadër të javë spanjolle të kulturës.

Biletat për koncertin e tij fillojnë nga 28 euro në zonën e fundit, në zonën e bronxit janë 90 euro, në atë platinium 99 euro, në zonën e artë 123 euro, atë të argjendë 62 euro.

Më të shtrenjtat janë paketat VIP. “VIP GOLD ZONE B 1st Row Table” kushton 900 euro dhe ka katër përfitime: 20% zbritje për koncertin e Ricky Martin në datën 20 korrik, përfshin hyrje me bileta VIP gold për 4 persona, 1 shishe alkool (përjashtuar shmpanjën) dhe VIP PASS. Çmimi mesatar i biletës për një person në këtë paketë arrin në 225 euro (900/4).

Rekordin e mban paketa Vip Gold zona A, me 2 mijë euro, që ka katër përfitime: 20% zbritje për koncertin e Ricky Martin në datën 20 korrik, përfshin hyrje me bileta VIP gold për 6 persona, dy shishe alkool (përjashtuar shampanjën) dhe VIP PASS. Çmimi mesatar i biletës për person arrin në rreth 330 euro. Me përjashtim të biletave në rreshtin e fundit prej 28 euro, çmimet e tjera janë të njëjtat me ato që kanë artistët e tjerë në botë, ku minimalisht fillon nga 60-80 euro/dollarë dhe arrin në 400 euro për vendet afër skenës.

Psh, një biletë për koncertin e ardhshëm të Taylor Swift në Melburn të Australisë kushton sipas mediave midis 80 dhe 380 dollarë. Ajo ofron gjithashtu “paketa VIP” që kushtojnë 350 deri në 1249 dollarë, që përfshijnë postera, xhingla dhe një çantë – përveç një bilete. Në Mbretërinë e Bashkuar fillojnë nga 95 paund.

Për koncertin e Beyoncé në Londër, biletat për shfaqjen fillojnë nga 89,00 dollarë për vendet e fundit deri në 1000 dollarë/biletë. Në Paris kushtojnë mesatarisht 103 dollarë. Ndërsa shfaqjet e artistëve në botë shiten menjëherë pavarësisht çmimit të shtrenjtë, -dhe në tregun e rishitjes arrijnë edhe mbi 10 mijë euro për shkak të kërkesës së lartë, – në Shqipëri biletat e shtrenjta duket se stepin dashamirësit e muzikës.

Një ditë përpara koncertit në faqen e bkstage.io/, që shet bileta online për koncertin e Enrique Iglesias kishte bileta të disponueshme për tu blerë në të gjitha zonat. Psh, për zonën Vip Gold B2, që kushton 800 euro ka akoma 40 bileta të vlefshme. Për VIp Gold Zone A, që kushton 2000 euro ka 10 bileta të vlefshme. Për Vip Gold Zone B, që kushton 900 euro ka 39 bileta të vlefshme, sipas faqes bkstage.io/. Çmimet e Enrique Iglesias janë shumë më të shtrenjta sesa të këngëtares shqiptare Elvana Gjata, që i kishte mesatarisht 2-2500 lekë (rreth 20 euro) deri në 10 mijë lekë (rreth 90 euro) për zonat VIP, teksa kjo e fundit arriti që të mbushte një stadium të tërë./ Monitor

Aksident i frikshëm në Korçë/ Shoferi me motor, merr para trafikndaresen…

Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në fshatin Bulgarec të Korçës. Një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen .Si pasojë është plagosur rëndë drejtusesi, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Korçës dhe më pas u transportua me helikopter drejt traumës në Tiranë. I lënduari është identifikuar si S. Shkëmbi nga Biranji, rreth 60 vjeç.

Shkëmbi po udhëtonte nga Korça drejt Pogradecit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit. Ky është aksident i 4 i ndodhur ditën e sotme në vend.

Rra nga skela në Greqi/ 39-vjeçari Shqiptar ,baba i 2 fëmijëve në gjendje të rëndë….

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, Kretë, ku një shqiptar ka rënë nga skelat teksa ka qenë duke punuar. Bëhet me dije se ka rënë nga skelat shqiptari 39-vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas Qendrës së Punës të Rethymno-s, 39-vjeçari, babai i dy fëmijëve ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka marrë lëndime të shumta dhe është derguar në spitalin e Chanias.

I dogji 2-herë lokalin/ Noizy publikon foton e kushëririt: “U bë ekstremist fetar, besonte se muzika dhe alkooli janë haram…

Reperi Noizy ka publikuar foto të kushëririt të tij Eraldo Musteqja, i cili u arrestuar pasi u kap duke i vënë zjarrin lokalit të Noizyt për herë të dytë. Reperi thotë se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri dhe se ka ndërruar fenë, ndërsa shton se është bërë besimtar ekstremist. Nozy shkruan se Eraldo kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram, prandaj vendosi që të bëjë këtë akt terrorist.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri. Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin.

Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful Zinz është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”- shkruan Noizy.

Aksident i frikshëm në Librazhd, makina del nga rruga plagosen 6 persona….

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Librazhd. Sipas informacioneve praprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gurakuq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. Policia bën me dije se në mesin e të plagosurve ka edhe tre fëmijë të mitur, të moshave 9,6 dhe 2 vjeç. Menjëherë ata janë dërguar në spital ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

“Shtetasi I. S., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim

Vetëm dy ditë pas rihapjes, bie sërish zjarr në lokalin e Noizyt, arrestohet kushuriri i tij….

Vetëm disa ditë pas rihapjes, pas dëmeve nga zjarri i disa javëve më parë, në lokalin e Noizyt në Currila ka rënë sërish zjarr. Mësohet se djegia kësaj here ka qenë e qëllimshme dhe është bërë menjëherë pas hapjes zyrtare. Zjarri ka rënë rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe është dashur ndërhyrja e zjarrëfikseve për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga flakët, por vetëm dëme materiale.

Policia raportoi se në pranga ra 26-vjeçari Erald Musteqja, i cili në fakt rezulton kushëriri i këngëtarit. Nuk dihet ende arsyeja se përse Musteqja ka kryer këtë veprim, teksa dyshohet se ai mund të jetë dhe autori i zjarrvënies në makinën e nënës së këngëtarit disa kohë më parë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Noizy thotë se ia ka lënë në dorë Zotit këtë ngjarje, ndërsa shton faktin se kushëriri i tij është i sëmurë dhe ka nevojë për ndihmë.

Reagimi i tij:

Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë

Aksident i frikshëm në Maliq/ Makina “fluturon” në ajër për disa metra këmbësorin….

Një tjetër aksident është regjistruar sot në Maliq, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Këmbësori është banor i qytetit të Maliqit, i cili ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin. Përplasja ka qenë e fortë ndërsa i plagosuri ka përfunduar më tepër se 15 metra larg rrugës në asfalt.

Ai po transportohet në spitalin e Korçës, ndërsa ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe trup.

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec/ Fuoristrada del nga rruga, plagoset 42-vjeçari….

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë. Paraprakisht, mësohet se një mjet tip Bmw-X5 ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj, më pas duke u përplasur në mur.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi B. C. 42 vjeç i cili pas ndihmës së marrë në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Krejtësisht i transformuar! Rama poston pamjet mahnitëse të Drilonit…

Shqipëria është sugjeruar këtë vit më shumë se asnjëherë nga mediat e huaja si destinacioni ideal turistik. Teksa sezoni ka nisur, pritet që të ketë një bum turistësh në vend. Kryeministri Rama ka postuar pamjen fantastike të Drilonit. Rama thekson se në Drilon janë vënë në jetë projekte transformuese dhe që do e bëjnë atë akoma më atraktiv për turistët e huaj e vendas.

“Mirëmëngjes dhe me Drilonin që këtë verë do të jetë falë vënies në jetë të një super projekti transformues në një nga destinacionet mahnitëse për të gjithë vizitorët, të huaj apo vendas, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Historia e Zogut të Zi, Tiranë…

Nga Neritana Kraja:    
Kushdo që jeton në Tiranë e njeh zonën e Zogut të Zi, ose dhe ata që nuk e dinë të paktën e kanë dëgjuar. Zogu i Zi është rreth-rrotullimi ku lidhet rruga e Durrësit me rrugën Dritan Hoxha. Ky rreth-rrotullim është ndryshuar disa herë në këto vite. Për të gjithë kureshtarët që duan të dinë se përse e ka marrë këtë emër, po tregojmë historinë.

Në fakt sapo dëgjojnë Zogu i Zi njerëzit hamëndësojnë për të vërtetën, pasi kanë dëgjuar disa histori për të. Por, nëse i referohemi dokumenteve dhe historive më të hershme, historia është e tillë: në këtë zonë ka ekzistuar një çezmë publike ku mbi të ishte gdhendur një zog i zi. Për këtë çezmë hera e fundit që është shkruar ka qenë një revistë e vitit 1942.

Çezma dhe platforma ishte e ndërtuar me gurë dhe mbi të qe gdhendur një zog i zi. Banorët e asaj kohë vinin çdo ditë për të mbushur ujë. Ata madje e dinin dhe legjendën që qëndronte pas këtij burimi të veçantë.

Legjenda thotë se dikur këtu ka humbur jetën një djalë i ri, që vinte nga një shfat i Tiranës. Një vit rresht nëna e tij, vinte çdo ditë në këtë vend dhe e vajtonte nga pikëllimi vdekjen e djalit te varri I tij, që ndodhej diku aty pranë, derisa pas një viti vdiq edhe ajo. Pastaj vendin e saj e zuri një zog i zi, i cili nisi të vinte e të këndonte mbi varrin e djalit.

Pas vdekjes së nënës. nga ky fshat erdhën njerëz dhe ndërtuan një çezme me gurë të zi, ku gdhendën përsipër një zog. Kështu këtij vendi i thanë Zogu i Zi, prej këtij zogu që gdhendën mbi çezme.

Ekziston dhe një këngë për këtë tragjedi: “Seç po këndon një zog i zi/ mbi varrin e një djali të ri…”.

Sido që të jetë, krijimi flet për një lidhje mes reales e ireales. Në fakt ka një arsye thelbesore në mistifikimin e zogjve si simbol të fluturimit, lirisë e paqes. Baladat dhe legjendat e “përdorin” zogun për të kryer detyrat njerëzore, pasi ai ka një favor: ata “shfrytëzojnë” lirisht ajrin, duke kaluar sa nga bota tokësore, sa në botën e ajrit (afër qiellores). Prandaj në mjaft legjenda, siç është ajo e Zogut të Zi, simbolizojnë “ndërmjetësin” midis botës fizike e shpirtërore. Ndërmjet llojeve të ndryshme të zogjve, “zogu i zi” zë një vend të veçantë në krijime popullore, në legjenda e mite të kulturave të ndryshme. Ai konsiderohet si pasqyrim i shpirtit, i dhimbjes, i lotëve, i vështirësive, etj. Për këtë arsye ai është përdorur dhe si simbol për të dëshmuar jo vetëm për jetën e sotme, por dhe atë të përtejme.

Nisur nga ky arsyetim, toponimi Zogu i Zi lidhet me një dhimbje, që u përjetësua për shumë kohë me simbolin e zogut të zi të vendosur në një krua. Sidoqoftë, është një toponim orientues për hyrjen në unazën e vogël të qytetit.

Zogu i Zi, rrethrrotullimi që lidh rrugën e Durrësit me aksin hyrës verior të Tiranës, është një shesh që po transformohet nga dita në ditë. Dikur, porta e vetme hyrëse për në Tiranë, sot nga të dyja gjitha anët e saj është rrethuar me konstruksione ndërtesash të reja e moderne, fasada joshëse të bizneseve dhe qendrave komerciale. Pas shumë studimeve infrastukturore të bëra ndër vite, tashmë ky shesh duket sikur ka gjetur qetësinë, pasi një tjetër nyje disa kilometra larg saj, e cila bashkon unazat periferike të Tiranës, është përcaktuar si porta hyrëse për në kryeqytet.

Ndërkohë lulishtja rrethore e Zogut të Zi, është kthyer në një atraksion multifunksional, ku një vepër arti dinjitoze qëndron në mes. Bëhet fjalë për veprën e artistit me famë ndërkombëtare Helidon Xhixha, e ndërtuar e tëra në inoks.

Pavarësisht madhështisë së saj dhe kuptimit që mbart, (dy piramida të përmbysura në lëvizje, në formë S-je që simbolizojnë dinamikën e kryeqytetit shqiptar, asgjë nuk mund ta zëvendësojë toponimin e hershëm, paksa ekzotik, Zogu i Zi, pavarësisht mjegullës që koha ka shpërndarë.

 

Kampionati Europian i Futbollit Universitar/ Fan Noli e mbyll në vendin e 3-të .Pjesë 2 futbollistë të Skënderbeut dhe….

Universiteti i Korçës “Fan S. Noli”, përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Europian të Futbollit Universitar, teksa e mbylli grupin në vendin e tretë. Kampionati organizohet në Tiranë në datat 24 qersho – 3 korrik dhe promovon sportin universitar, bashkëpunimin dhe miqësinë midis studentëve nga vendet e ndryshme, teksa përfshin 600 garues.

Universiteti Fan Noli, u shortua në Grupin A, së bashku me Unversistetin e Heidelbergut nga Gjermania, Universitetin e Uagenigen në Holandë dhe atij të Gdansk në Poloni.

Ekipi që përfaqësoi Shqipërinë, triumfoi vetëm në ndeshjen e dytë ndaj Gdansk, me rezultatin 1-0, teksa në duelin e fundit ndaj Uagenigenit të Holandës nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 duke e mbyllur renditjen në vendin e tretë me pikë të barabarta me Uagenigem, që u rendit i dyti falë golavarazhit më të mirë.

Ajo që i penalizoi më shumë shqiptarë ishte ndeshja e parë ku u mposhtën me rezultatin 1-3 nga gjermanët e Heidelbergut.

Vlen të theksohet fakti se pjesë e ekipit të Universitetit “Fan S. Noli”, ishin edhe dy fubollistët e Skënderbeut, Rei Pecani dhe Jorgo Qeleshi, që studiojnë në Unversitetin e Korçës. Në skuadër nuk mungonin as emra si Paolo Ivan, Kejdi Rapo, Renato Këndezi, Ronaldo Isuf, Klesti Blakceri, që sezonin e kaluar ishin pjesë e Pogradecit.

Astrologes i “shpërthen” fustani në studio, Rudina nuk mban dot të qeshurën….

Një incident i ka ndodhur astrologes Meri Shehu në emisionin “Rudina”. Astrologja pati një incient me fustanin, i cili i lejonte t’i dukej gjoksi më shumë se ç’duhej në emision. E gjendur para kësaj situate, Meri tentonte ta mbyllte me dorë disa herë gjatë shpjegimit të horoskopit.

Dukej se do ia dilte qe publiku të mos e vinte re, por ishte Rudina ajo që nuk mbante dot të qeshurën.

Si mundet që njerëzit të shohin vetëm zi?:” Është rritur numri i burgjeve, i pensionistëve që punojnë… i pjesëmarrësve në kurset e gjermanishtes dhe….

Nga Lutfi Devishi :    
Ndërkohë që po numëronte turistët e huaj në Sarandë, Kiko po mendonte për pesimistët dhe optimistët e Shqipërisë. Në këtë vend njerëzit shohin bardh e zi! Mungon pjesa gri! Këtu ose duhen për vdekje ose urrehen për vdekje.

Mungon pjesa racionale. Si mundet që njerëzit të shohin vetëm zi?! Pse shohin vetëm anët negative? Është e vërtetë se në Shqipëri

Është ulur numri i lindjeve
Është ulur numri i banorëve
Është ulur numri i nxënësve
Është ulur numri i studentëve
Është ulur numri i shkollave
Është ulur numri i mjekëve
Është ulur çmimi i kg të kanabisit
Është ulur importi i cigareve
Është ulur çmimi i kokainës
Është ulur numri i gjykatave dhe prokurorive

Por duhen parë edhe rritjet dhe arritjet e vendit.

Pse nuk shohin edhe këndvështrimin e optimistet që shohin (a)rritjet e mëdha në Shqipëri?

Është rritur çmimi apartmenteve
Është rritur çmimi frutave dhe ushqimeve
Është rritur importi i bananeve
Është rritur numri i burgjeve
Është rritur numri i pensionistëve që punojnë
Është rritur numri i punonjësve të huaj
Është rritur numri i pjesëmarrësve në kurset e gjermanishtes
Është rritur numri i investitorëve strategjikë.

Janë rritur taksat ,Dhe mbi të gjitha…

Është rritur rroga e zyrtarëve dhe deputetëve! Është dyfishuar paga e patronazhistëve! Pra vendi ka zhvillim të ekuilibruar diku me ulje e diku me rritje. E tillë është jeta!

Një turist që po mbllaçiste banane pyet Kikon për dallimin mes pesimistëve dhe optimistëve në Shqipëri. Pesimistët në Shqipërisë, iu përgjigj Kiko, thonë se nuk ka ku shkon më keq, por optimistet mendojnë të kundërtën, ata thonë se ka ku shkon edhe më keq!

Kishte fshehur një kamerë në tualetin e grave, arrestohet drejtori i postës….

Drejtori i një filiali poste në periferi të Tarantos në Itali ka përfunduar në arrest shtëpie i akuzuar se kishte vendosur një kamerë të fshehtë në banjën e kolegëve të tij. Gazzetta del Mezzogiorno shkruan se hetimet nisën në mars të 2022 kur një punonjëse kishte vënë re pajisjen e fshehur pranë një kontejneri në tualetin e femrave. E tronditur nga ajo që kishte zbuluar, punonjësja i kishte bërë një video me celular pajisjes që dukej e lidhur me një kabull dhe me një bateri.

Pasi doli nga banja ajo kishte gjetur një kolege të cilës i kishte rrëfyer gjithçka. Të dyja gratë vendosën të zbulonin se kush e kishte vendosur pajisjen. Ato gjetën kartën e memories së kamerës dhe vendosën që të shkarkojnë pamjet e saj në një kompjuter. Në atë moment ato bënë zbulimin shqetësues. Mes videove të ndryshme të gjetura në kartë ishte një që kishte fiksuar drejtorin e tyre që vendoste kamerën.

Më pas ato ua kanë treguar ngjarjen edhe kolegëve të tjerë dhe i kanë kërkuar shpjegime autorit . Shefi i tyre ishte përpjekur të jepte një version sipas të cilit ai e kishte gjetur atë kamera më herët dhe e kishte vendosur sërish në vend në përpjekje për të identifikuar autorin e vërtetë të atij veprimi. Kjo teori nuk i kishte bindur aspak femrat të cilave drejtori u kishte thënë se do të kërkonte transferimin për të mbrojtur veten.

Më pas ngjarja përfundoi në polici e cila nisi zyrtarisht hetimet. Pak javë më vonë hetuesit kryen një kontroll në shtëpinë e personit në fjalë dhe sekuestruan laptopë dhe telefona. Nga analizat e këtyre aparaturave rezultoi se drejtori, dukshëm i vetëdijshëm për rreziqet me të cilat po përballej, kishte kryer një pastrim të pajisjet. Një veprim që megjithatë nuk i ndaloi hetuesit të cilët, nëpërmjet përdorimit të një sërë softuerësh, gjetën një sërë videosh dhe 120 mijë foto që shfaqnin kolegët e tij duke përdorur tualetet.

Dhe jo vetëm. Hetuesit kuptuan se ky person nuk i kishte fshirë të gjitha pamjet e mbledhura mes viteve 2019 dhe 2022. Disa ishin transferuar në një të ashtuquajtur “cloud”, hapësirë virtuale që vepron si një lloj “magazine” për ruajtjen e sigurt të dokumenteve. Pas gjetjes së këtyre të dhënave prokurori i kërkoi gjykatës masën arrest shtëpie për drejtorin. Gjyqtari e konfirmoi masën.