Aksident në Korçë/ Makinat behen copë, një grua niset drejt spitalit….

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta e si pasojë ka mbetur e plagosur një grua, që ndodhej në njërën nga mjetet. Kjo e fundit është nisur drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia

në rrugë dhe një manovër e gabuar, ndërsa siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme nga përplasja kanë mbetur të dëmtuara pjesërisht edhe dy mjetet.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo identiteti i gruas që ka mbetur e plagosur, sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po merret me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: