E enjte e zezë në Korçë/ 3 aksidente të rënda brënda ditës, të aksidentuarit nisen me helikopter…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulgarec të Korçës, mesditën e sotme ku një motor ka dalë nga rruga. Ai lëvizte nga Korça në drejtim të Pogradecit, ndërkohë që shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Drejtuesi ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është transportuar drejt spitalit të Korçës.

Ky është aksident i 3 i ndodhur ditën e sotme në Korçë.

Më herët, po në të njëjtin aks, Korçë-Pogradec, ndodhën edhe 2 aksidente të tjera. Gjatë orëve të mëngjesit, në afërsi të fshatit Gurishtë një Fuoristradë tip X5 përfundoi jashtë rruge pasi shoferi humbi kontrollin. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua drejt Traumës në Tiranë.

Vetëm pak orë më pas, në afërsi të kryqëzimit të Maliqit, një këmbësor mbeti po ashtu i plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: