E rënde në Rembec të Korçës/ 39-vjeçari gjendet i pajetë ne banesë…

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e banesës në fshatin Rëmbec të Maliqit. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur 39-vjeçarin dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima vuante nga disa sëmundje, çka mundi t’i ketë sjellë dhe vdekjen e papritur.

Megjithatë trupi do të çohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: