Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 36-vjeçari shqiptarë në Greqi. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit në kilometrin e 49-të Kalamata. Mediat greke shkruajnë se se 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar motoçikletën, por ka humbur kontrollin, për arsye të paditura dhe është përmbysur në rrugë.
Ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit po vazhdon i pandalshëm edhe këtë javë. Euro ka zbritur tashmë shumë afër pragut të 100 lekëve dhe rënia e saj po tërheq pas vetes edhe shumicën e valutave të tjera. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha Europiane u këmbye të enjten me 100.49 lekë, duke prekur minimumin e radhës historik.
Kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 12% që nga fillimi i vitit. Edhe Paundi Britanik preku një minimum të ri historik, në vlerën e 115.72 lekëve. Kursi i Paundit me Lekun ka rënë me 15.8% krahasuar me një vit më parë dhe me 10.2% që nga fillimi i vitit.
Dollari Amerikan ka zbritur në 89.61 lekë, duke shënuar një rekord të ri që prej fundit të vitit 2008. Kursi i Dollarit me Lekun ka rënë me 21.6% krahasuar me një vit më parë dhe me 16.2% që nga fillimi i vitit.
Edhe Franga Zvicerane shënoi një minimum të ri shumëvjeçar, duke prekur vlerën më të ulët që prej vitit 2009. Franga u këmbye me 104.46 lekë, në rënie me 11.5% krahasuar me një vit më parë dhe me 10% që prej fillimit të këtij viti.
Në këtë periudhë, kursi i këmbimit ndodhet nën efektin e rritjes së ofertës valutore, për shkak të sezonit turistik. Statistikat e deritanishme kanë treguar se numri i turistëve të huaj këtë vit ka prekur nivelet më të larta historike, ashtu si edhe të ardhurat nga turizmi në Bilancin e Pagesave. Në periudhën mes korrikut dhe gushtit, turizmi arrin fazën kulmore, duke bërë që edhe ndikimi i këtij faktor në kursin e këmbimit të jetë më i fortë se në çdo periudhë tjetër të vitit.
Përveç efektit të fortë të turizmit, Bilanci i Pagesave në tremujorin e parë të vitit u përmirësua ndjeshëm edhe nga rritja e remitancave, eksporteve të shërbimeve të tjera dhe nga nivelet e larta të investimeve të huaja direkte.
Presionet mbiçmuese nga rritja e ofertës valutore këtë vit ndoshta po forcohen më shumë nga shtrëngimi i ofertës së Lekut, për shkak të tipareve shtrënguese të politikës monetare dhe fiskale, karakterizuar nga normat më të larta të interesit, ngadalësimi i kreditimit dhe një suficit i lartë buxhetor. Këta faktorë njëkohësisht kanë sjellë një mbiçmim të paprecedent të Lekut në kursin e këmbimit valutor.
Mbështetur në tendencat historike, është e pritshme që Leku të vazhdojë të forcohet së paku deri në javën e parë të muajit gusht, në mungesë të faktorëve të paparashikuar ose të një ndërhyrjeje të Bankës së Shqipërisë. Leku i fortë ka ndihmuar në zbutjen e pjesshme të rritjes së çmimeve të importit në ekonominë shqiptare dhe ka qenë një prej faktorëve që ka përcaktuar nivele më të inflacionit krahasuar me vendet e tjera të Europës.
Megjithatë, përmasat që ka marrë forcimi i Lekut në muajt e fundit mund të bëhen një problem për ekonominë, veçanërisht për eksportuesit dhe për prodhimin vendas. Në gjysmën e parë të këtij viti, eksportet pësuan një rënie të ndjeshme, e shkaktuar kryesisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor./ Monitor
Aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother Albania Vip 2”, edhe pse e zënë me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, po shijon edhe pushimet. Në Instagram ajo ka postuar një video ku shihet që mbërrin me helikopter dhe përfundon në pishinë.
Komentet janë të shumta ndaj këtij veprimit të aktores…
Në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ekstraduar nga Maqedonia e Veriut, shtetasin Erkan Sait, 34 vjeç, banues në Kosovë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, i cili bën fjalë për një aksident rrugor në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 56 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”,
automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, pa targa, me drejtues shtetasin M. Z., i cili për pasojë mori dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.
Nga verifikimi i kryer rezultoi se 56-vjeçari e drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, pasi në fshat, u konstatua duke transportuar me një automjet tip furgon, një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme.
Ky shtetas, pas shenjës për ndalim, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Luftë e madhe për të mbajtur mjekët këtu, në një eksod gati biblik drejt Gjermanisë dhe vendeve europiane; bllokim për 5 vite i diplomave të studentëve të mjekësisë, që do të mbarojnë universitetin përkatës shtetëror, por sistemi ynë shëndetësor ka luksin të flakë në rrugë, edhe pse për shkak daljeje në pension, një profesor si Tritan Kalo. Dhe të mendosh se kreu 73-vjeçar i Akademisë së Shkencave kacavirret pas karriges për mandate të palimituara, i ndihmuar nga ekzekutivi me modifikime ligjesh në funksion nominal të tij, keqardhja për çfarë ndodh është e madhe.
E thënë ndryshe, qeveria jonë është e shtrenjtë në krunde dhe e lirë në miell, sikurse thotë populli ynë. Pas më shumë se 40 vitesh shërbim në spitalin Infektiv në Tiranë, Tritan Kalo e ka marrë “fermanin” e largimit nga puna përmes një shkrese të thatë nga QSUT. Pra, i është ndërprerë kontrata e punës, në një kohë kur sistemi vuan shumë për specialist të mirëfilltë.
Ja postimi i Kalos në rrjetet sociale:
“20.07.2023…..Dy ditë pas daljes në pension e ke kohën e mjaftë të lexosh me kujdes shkresën e ardhur nga Burimet Njerzore të Drejtorisë së QSUNT-së. Me anë të së cilës ti njoftohesh për daljen përfundimtare në pension….. ASGJË jo normale jashtë praktikës burokratike të njoftimeve në raste të ngjashme…..
AJO që më befasoj ishte rreshti i fundit i shkresës, ku “shprehej e koncentruar MIRËNJOHJA INSTITUCIONALE”, për kontributin tim 42 vjeçar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së. Në lidhje me Ofrimin e Përkujdesit Mjeksor sa më cilësor për mijra e mijra të sëmurë. Në kushte shpesh të rrezikshme edhe për vetë jetën time, nisur nga natyra kontagioze jetëlënduese. Dhe jetëmarrëse e shumë e shumë Sëmundjeve Infektive…..
”DORA E NGROHTË E PUSHT-SHTETIT” ishte e lodhur për të shprehur diçka më shumë. Për PUNËN, PROFESIONALIZMIN dhe PËRKUSHTIMIN tim ndaj popullit dhe vëndit tim…..
MSHMS nga ana e saj kishte shumë e shumë obligime të tjera, për të evidentuar punën. Dhe të kontributin e të gjithë atyre, që “sapo kanë filluar të cicërojnë”. Në “kopështin e madh të Përkujdesit Shëndetsor Kombëtar”. Sa nuk e gjeti të mundëshme të përcillte në faqen e saj zyrtare së paku një foto e një mesazh falenderues për kontributin 42 vjeçar të një individi “kenedian” si unë. I cili në çdo kohë e rrethanë KURRË nuk pa se çfarë bëri Atdheu për të. Përkundrazi me mish e me shpirt u përpoq të bëj më të mirën për vëndin e për popullin e tij…..
Vetëm KM u kujdes që urimi i tij i përvitshëm për ditëlindje të mos mungojë….. ZEMËRNGROHËS ishte fakti se së paku ndjenjat e respektit e të mirënjohjes së një populli të tërë. Ndaj punës e kontributit tim, u shprehën më bukur e më fuqishëm se kurrë ndonjëherë….. Together forever!!!”