‘Erdha në Shqipëri, e investova gjithë kohën time në muzikë’/ Noizy ka disa “fjalë zemre” për familjen dhe miqtë e tij…

Na ndajnë vetëm 4 ditë nga “Alpha Show 2”, koncerti tashmë që po kthehet në traditë i Noizyt dhe të ftuarve të tij, teksa reperin edhe këtë edicion, njësoj si tek i pari, premton super performanca, spektakël dhe surpriza. Gjatë kësaj kohë, nëpërmjet disa videosh në formën e dokumentarit në rrjetet e tij sociale, ka ndarë disa nga prapaskenat e koncertit të verës së shkuar, ndjesitë që ka pasur, “sekretet”, por edhe emocionet e rikthimit në skenën gjigande, ndërsa në videon e fundit reperi ka marrë kohë për të refkeltuar e për të falenderuar, por edhe për t’i kërkuar ndjesë personave të tij të zemrës.

Duke bërë edhe një “hedhje pas” në karrierën dhe jetën e tij, Noizy u shpreh kështu në video:

Erdha në Shqipëri, e investova gjithë kohën time në muzikë, lashë veten mënjanë, nuk u kujdesa për shëndetin, sepse ndoqa muzikën. Nuk u kujdesa për gjërat e mia më intime, pasi i kushtova vëmendje muzikës dhe ja ku jemi sot dhe për këtë, sinqerisht, dua të falenderoj të gjithë miqtë e mi që më mbështetën dhe s’më lanë asnjëherë ta bëj këtë rrugëtim i vetëm

Familjen time dua ta falenderoj, por edhe t’i kërkoj falje.

Do t’i falenderoj që më kanë mbështetur, më kanë dhënë forcë e nuk janë dorëzuar asnjëherë me mua. Do t’ju kërkoj falje për telashet që u kam sjellë pa dashje. Fakti që familja ime është bërë një familje që e njeh gjithë Shqipëria, që nuk ka qenë qëllimi i tyre, as i mamit, as i babit e as i motrës, duhet t’i ketë shqetësuar. Do t’i kërkoja falje edhe sepse privatësia e familjes sime, padashje, në njëfarë mënyre është shitur, për vetë faktin se djali i tyre është Noizy, është ky që është sot dhe ndoshta u kam sjellë dhe telashe nga kjo. Ju kërkoj falje e ndjesë që ju bëra shumë të famshëm dhe ju falenderoj që s’jeni dorezuar

Mes lotëve, Bebe Rexha konfirmon ndarjen nga partneri që e kritikoi për shtimin e peshës…

Ashtu sic qarkullonte në mediat rozë prej disa javësh tani, nisur edhe nga postimet në rrjete sociale të vetë Bebe Rexhas, artistja shqiptare ka konfirmuar se është ndarë nga Keyan Safyarion, pas 3 vitesh lidhjeje. Këtë këngëtarja e ka bërë në mënyrën më emocionale të mundshme, teksa ishte duke performuar në Londër, Bebe shpërtheu në lot dhe tha: “Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe ju duhet të më ndihmoni”.

Arsyeja e ndarjes mendohet që të jenë komentet e ish-partnerit për peshën e saj, sic u bë me dije nga mesazhet që Bebe postoi në Instagram disa ditë më parë, ku Keyan e kritikonte për kilet e shtuara.

Hej, unë s’të kam thënë kurrë që s’je e bukur dhe që nuk të dua. Në fakt, thashë sa e bukur je dhe sa shumë të dua. Por, gjithnjë të kam thënë që do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote ka ndryshuar.“Ti shtove 15 kg dhe sigurisht, more peshë dhe fytyra të ndryshoi. Duhet të shtirem sikur kjo s’ka ndodhur dhe është okay?”- ishin disa prej fjalive që Sefyarion i shkruante artistes në atë kohë, ndërsa Rexha i kthehej me:

Shtova 1 kg dhe ti më quajte të mbushur dhe të shëndoshë. Nëse po mundohesh të gjesh arsye që të ndahesh, kjo bën sens, por nuk është arsyeja e vërtetë. Nëse ti je i palumtur me mua/veten/jetën tënde dhe nuk sheh një të ardhme me ne, është në rregull dhe kjo është arsyeja”

Po ashtu para disa kohës këngëtarja ka bërë me dije se vuan nga sindroma PCOS, një gjendje që shkaktohet nga një çekuilibër i androgjenëve dhe që mund të prishë ciklin menstrual, të nxisë akne, rritjen e flokëve, shtimi e peshës dhe njollat errëta në lëkurë. Arsyeja se përse ka pasur këtë shtim në peshë kohët e fundit. Sa i takon performancës së djeshme, pavarësisht lotëve dhe momentin emocional, Bebe shkëlqeu në skenë dhe u tha fansave të saj se do të festonte dhe do të gjente një të dashur të ri.

Aktori Genc Fuga futet sërish në operacion…

Pas ndërhyrjes së parë urgjente në Spitalin Amerikan, bashkëshortja e artistit Genc Fuga ka treguar për mediat se ai i është nënshtruar sot ndërhyrjes së dytë në kokë. Momentalisht, Genci ndodhet në sallën e operimit ku në proces e sipër do t’i bëhen edhe dy hapje të tjera në kokë, për shkarkimin e edemave, sipas iconstyle.

Operacioni i pare shkoi mirë dhe gjendja shëndetësore e aktorit ka qenë e qetë, gjë për të cilën aktorja falenderoi edhe mjekët e spitalit, ndërsa urojmë që gjithçka të shkojë mirë edhe në operacionin e dytë nga i njëjti staf.

Erion Braçe shpërthen ndaj ONE: “Kompani e neveritshme…e ka degraduar ketë sherbim në një treg DUOPOL mizerabël

Deputeti socialist Erion Braçe ka sulmuar kompaninë telefonike ONE, për abuzim masiv me klientët, përfshirë edhe atë vetë, që sipas tij ka 1 muaj pa shërbim celular. Përmes një postimi në facebook, Braçe shkruan se arroganca e kompanisë në marrëdhëniet me njerëzit është e neveritshme. Sipas Braçes edhe pse ai ka paguar rregullisht detyrimet përmes faturave në bankë, kompania nuk i njeh pagesat dhe i ka bllokuar thirrjet.

Postimi i plotë:

KAM NJE MUAJ PA TELEFON, NJE MUAJ PLOT! SOT ESHTE DATA 31 KORRIK, DITA E FUNDIT DHE, UNE CDO DITE KAM QENE PA TELEFON!

NGA NESER, DUHET EDHE TE PAGUAJ FATUREN PA PATUR ASNJE MINUTE TE CDO DITE TE KETIJ KORRIKU, SHERBIM-telefon, internet, mesazhe!

UNE JAM NEN KONTRATE ME KOMPANINE ONE; PREJ VITESH!

Po prej vitesh paguaj detyrimet permes BANKES! Ne banke mesova se kjo kompani nuk dergonte me ne banke faturat e mia; si une ishin shume me kete problem.

Cdo jave te ketij Muaji, kam qene ne dyqanin e tyre; Pas javes se dyte u binden dhe nje jave me pare fatura kish mberritur ne banke; Prej BANKES kam marre vertetimin se CDO FATURE E PARAQITUR PRANE BANKES ESHTE PAAAGUUUUAAAAR!

Ua cova nje te hene me pare ne dyqanin e tyre! Por, perseri TELEFONI ESHTE I BLLOKUAR, INTERNETI PO ASHTU! Me duhet te rri ne zona me WiFi prej nje muaji! Ajo qe me acaron eshte qe NUK REAGOJNE! Heshtin dhe bllokojne!

Natyrisht ARROGANCA e ketyre ne marredhenie me njerezit eshte e NEVERITSHME; une nuk jam i vetmi me kete hall! E gjitha ne nje treg DUOPOL-me vec dy kompani, e ka degraduar kete sherbim ne NJE SHERBIM MIZERABEL! Kaq!

Cardi B godet me mikrofon fansin gjatë performancës (Video)

Pasi një fans i hodhi asaj një pije gjatë një shfaqjeje të së shtunës mbrëma, Cardi B nuk mundi të mos përgjigjej… duke e hedhur mikrofonin drejt tij. Ndoshta e lodhur nga fenomeni, në rritje muajt e fundit, i cili sheh fansat duke hedhur objektet më të ndryshme në skenë, Cardi B nuk është e vetmja që është prekur.

Ndër të tjera diçka për të di edhe Bebe Rexha, së cilës gjatë një koncerti një telefon u hodh në fytyrë nga një fans, i cili më pas u arrestua menjëherë.

‘Open Ballkan’/ Kalimi në “Qafë Thanë” me një sportel, nga sot hiqet kontrolli i dyfishtë…

Nga sot në pikën kufitare në Qafe Thanë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do ketë vetëm një sportel. Ai do të jetë i përbashkët dhe në këtë mënyrë do u kursehet kohë qytetarëve, pasi do kryejnë vetëm një kontroll. Kjo është një ndër nismat rajonale që lehtëson lëvizjen në Ballkan.

Ceremonia e hapjes së sportelit të përbashket, u zhvillua sot në orën 11:00 të paradites.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po punojnë për ndërtimin e korridorit 8 një veper që përfshin një autostradë, e cila do të zhvilloje më tej marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Dy alarme therëse që Genc Fuga na dha…

Nga Alba Malltezi:      
Të shohësh ministren shqiptare të Shëndetësisë teksa pozon me buzëqeshje të ndryshme në 8 nga 14 fotot e postuara në faqen e saj në Facebook ditën kur gruaja e pedagogut të fakultetit të Arteve, Genci Fuga, kërkon ndihmë dëshpëruese për të mbledhur parà për operacionin jetëshpëtues në një spital privat në Tiranë, thotë shumë. Ta shohësh të njëjtën ministre aq të gëzuar edhe ditët më pas, pa asnjë shpjegim për shoqërinë, në plazhin në Shëngjin, tregon akoma më shumë.

Nuk është kollaj të shkruash këto rradhë në një vend ku jeta e shumicës së shqiptarëve të ndershëm, qofshin ata artistë, policë, mësues, vetë mjekë, punëtorë të fushave të ndryshme, nëse nuk kanë kursyer atë shumën “magjike” të operacioneve që kalojnë mbi 10 mijë euro në privat apo jashtë Shqipërisë, është në dorën e grumbullimit të parave në facebook apo në një vendim të shpejtë qeverie.

Kushdo mund ta përfytyrojë vetën me një foto të buzëqeshur, ku poshtë shkruhet: Të ndihmojmë një mik! Ende sot nuk kemi një përgjigje nga institucionet: Përse pedagogu Genc Fuga nuk u dërgua nga urgjenca spitalore në Spitalin publik dhe përse nuk ju bë aty ndërhyrja në kokë për të shmangur më tragjiken?!

Është e sigurtë që goditja që pësoi Genci nuk është e para dhe as e fundit për një njeri, ndërkohë që fakti nëse bëhet apo jo publik, nëse mësohet apo jo nga masa e gjërë e shqiptarëve ka të bëjë vetëm me rëndesën e sëmundjes dhe trashësinë e portofolit të kujt i bie për pjesë.

Nuk ka kaluar shumë kohë kur artisti, (ironi e fatit), pat dhënë një tjetër alarm që nuk duhej të kalonte as me indiferentizëm, as pa reaguar nga institucionet. Një familje me dy të punësuar në Shtet, nuk arrin fundin e muajit. Ndjehet e pafuqishme të krijojë të ardhura të mjaftueshme përballë shtrenjtimit të jetës. Ndjehet e dështuar në misionin e prindërimit dhe të sigurimit të të ardhurave në rrugë korrekte, të ndershme.

Dhe nuk mund të themi se Genci nuk është nga optimistët dhe besuesit në përmirësimin e përvitshëm të Shqipërisë. Por sa vlerë ka e gjitha kjo kur shumë shqiptarë duhet të enden dyrve të spitaleve private, t’i falenderojnë ata publikisht, të mbledhin të ardhurat përmes apelimeve në rrjetet sociale, atëherë kur familjarët dhe vetë ai duhet të përqëndrohen të mbeten në këtë botë ashtu korrektë, dinjitozë, të drejtë dhe të mirë.

Ngjarjet nuk ndodhin rastësisht, pedagogu Genci Fuga me jetën e tij na ka dhënë dy alarme të dhimbshme, të cilave nuk mund t’iu përgjigjemi me pasarelat mediatike të ministres sonë të shëndetësisë./Shqiptarja.com

“O paguaj o vdis”/ Aktori Genc Fuga u operua për 19 mijë € në spital privat, denoncimi i deputetit:”Turp që ndërhyrje të tilla nuk bëhen në QSUT….

Deputeti i opozitës, Tritan Shehu ka reaguar për rastin e aktorit Genc Fuga, i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u mblodhën 19 mijë euro që të operohej në spitalin amerikan. Në një postim në Facebook, Shehu denoncon se disa raste ekstrem për jetën nuk realizohen në QSUT. Ai thotë se ky është një turp dhe se në të tilla raste shteti duhet të kompensojë për pacientin pagesën e ndërhyrjes në spitalin privat.

Postimi i plote i Tritan Shehut:

Kriminale t’i thuash pacientit “O paguaj o vdis”! Nje “Deja vu” cfare ndodh me artistin Fuga, nje ngjarje e perseritur, per qindra shqiptare tashme. Nje shkelje e rende e Kushtetutes, te drejtave universale. Eshte vetem nje simptom i degradimit te “Shendetesise falas” te Rilindjes.

Ne te vertete e kam ngritur pa nderprerje kete ballafaqim me vdekjen te pacienteve, por pa asnje pergjigje nga ky shtet. Jane jo pak nderhyrjet e urgjences ekstreme jetesore, pra per jete ose vdekje, qe per turpin e sistemit nuk realizohen as ne QSUT.

Realizohen vetem te privati, me pagese ne dore nga pacienti.

Ndryshe Vdis!

Midis tyre eshte dhe trajtimi i “aksidenteve” akute e te renda cerebrale. Pra kemi te bejme me nje urgjence ekstreme, detyre e shtetit per tu perballuar. Fatkeqesisht shteti ne vend qe te ndertoje nje strukture te tere mbeshtetese urgjence, ben rolin e strucit, duke i thene pacienteve…

O paguaj o vdis.

Se pari eshte e pa pranueshme qe te tilla procedura mos te realizohen ne QSUT, Turp kjo edhe per ate qender, sherbimet, qe se paku duhet te ngrene fort zerin e jo te heshtin si fija e barit.

Se dyti, per deri sa kjo te realizohet tek publiku, shteti duhet te rimbursoje 100 % te shpenzimeve privatit qe e realizon, duke e falenderuar ate. Sepse ketu kemi te bejme me Jete ose Vdekje. Duke i uruar sherim aktorit te njohur e vleresuar rolin e publikut dua te them: Nuk mjafton vetem me kaq, jane shume e shume ata qe ne heshtje pesojne te tilla semundje e kane nevoje per ndihme. Opinioni mjekesor, ai i pergjithshem duhet te ngreje fort e lart zerin per tu respektuar e vleresuar se paku Jeta e qytetareve.

Aksident i frikshëm në Prrenjas-Librazhd/ Kamioni përplaset me “Land Rover”-in. Raportohet për 4 të plagosur,mes tyre 2 fëmijë…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja mësohet se automjet tip ‘Land Rover’ është përplasur me një tjetër mjet tip kamion në fshatin Qukës. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 4 persona mes tyre, dy fëmijë të cilët kanë qenë në makinën “Land Rover”.

Dy ambulanca kanë transportuar në spitalin e Librazhdit fëmijët që të marrin përkujdesjen ndersa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën .

Librazhd/Informacion paraprak:

Mesditën e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me automjetin (kamion) me drejtues shtetasin G. A. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.