Ashtu sic qarkullonte në mediat rozë prej disa javësh tani, nisur edhe nga postimet në rrjete sociale të vetë Bebe Rexhas, artistja shqiptare ka konfirmuar se është ndarë nga Keyan Safyarion, pas 3 vitesh lidhjeje. Këtë këngëtarja e ka bërë në mënyrën më emocionale të mundshme, teksa ishte duke performuar në Londër, Bebe shpërtheu në lot dhe tha: “Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe ju duhet të më ndihmoni”.
Arsyeja e ndarjes mendohet që të jenë komentet e ish-partnerit për peshën e saj, sic u bë me dije nga mesazhet që Bebe postoi në Instagram disa ditë më parë, ku Keyan e kritikonte për kilet e shtuara.
Hej, unë s’të kam thënë kurrë që s’je e bukur dhe që nuk të dua. Në fakt, thashë sa e bukur je dhe sa shumë të dua. Por, gjithnjë të kam thënë që do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote ka ndryshuar.“Ti shtove 15 kg dhe sigurisht, more peshë dhe fytyra të ndryshoi. Duhet të shtirem sikur kjo s’ka ndodhur dhe është okay?”- ishin disa prej fjalive që Sefyarion i shkruante artistes në atë kohë, ndërsa Rexha i kthehej me:
Shtova 1 kg dhe ti më quajte të mbushur dhe të shëndoshë. Nëse po mundohesh të gjesh arsye që të ndahesh, kjo bën sens, por nuk është arsyeja e vërtetë. Nëse ti je i palumtur me mua/veten/jetën tënde dhe nuk sheh një të ardhme me ne, është në rregull dhe kjo është arsyeja”
Po ashtu para disa kohës këngëtarja ka bërë me dije se vuan nga sindroma PCOS, një gjendje që shkaktohet nga një çekuilibër i androgjenëve dhe që mund të prishë ciklin menstrual, të nxisë akne, rritjen e flokëve, shtimi e peshës dhe njollat errëta në lëkurë. Arsyeja se përse ka pasur këtë shtim në peshë kohët e fundit. Sa i takon performancës së djeshme, pavarësisht lotëve dhe momentin emocional, Bebe shkëlqeu në skenë dhe u tha fansave të saj se do të festonte dhe do të gjente një të dashur të ri.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.