17-vjeçarja shoqërohet me burrin e martuar, e ëma zbulon të vërtetën shokuese….

Një grua kontaktoi dedektiven Shkënda Lili për të zbuluar rutinën e vajzës së saj 17-vjeçare gjatë daljeve të shpeshta dhe e vërteta që mësoi në fund e shokoi. Zonja tregoi për “1 herë mat”, se vajza e saj është bërë agresive, nuk komunikon me prindërit dhe del shpesh nga shtëpia. Ajo tha se adoleshentja shoqërohet me një vajzë që i dukej e dyshimtë.

“Vajzës i kemi plotësuar çdo dëshirë”, u shpreh gruaja, ndërsa shtoi se kontaktoi dedektiven pasi ajo dhe burri janë në zënë me punën në biznes.

Pasi u njohën me objektivin, grupi i hetimit nisi investigimin në terren.

Dita ditës, hetuesin kapën momente të vajzës që konsumon duhan dhe alkool, nën shoqërinë e miqve të saj, veçanërisht shoqes që përmendi dhe mamaja e saj.

Ndërsa në fundjavë, vajza i kërkoi leje të ëmës për të shkuar në ditëlindjen e shoqes. 17-vjeçarja u pa të shoqërohej me një zotëri dhe të shkonte në festë me makinën e tij. Teksa pa fotografitë, zonja zbuloi se djali me të cilin shoqërohej vajza e saj, është një burrë i martuar që jeton në lagjen pranë shtëpisë së tyre.

“Kërcejna mbi tavolina”, Olta dhe aktorët i venë zjarrin Korçës(Video)

Ish-banorja e Big Brother Vip II, Olta Gixhari, ndodhet në Korçë së bashku me Luiz Ejllin, dhe gjithë kastin e aktorëve që do të jenë protagonistë në filmim “Në Kuadër të Dashurisë”, një prodhim i Top Channel që pritet të lançohet këtë vjeshtë. Megjithatë, përtej “Kuadrit të Dashurisë” dhe sidomos përtej “kuadrit të lojës” në reality show, aktorja e njohur është filmuar teksa kërcente këngën “Mbi Tavolina”,

ku ka dhuruar një kërcim super energjik.

Lëvizjet e aktores kanë tërhequr vëmendjen e klientëve të pranishëm, dhe të kalimtarëve, e ndërsa siç shihet dhe në video disa prej tyre janë ndalur dhe kanë filmuar kërcimin e saj….

Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec/ Përmbyset Mercedesi, dy të plagosur….

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, ku një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i Benzit dhe pasagjeri, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 06:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi L.D., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi L. D. dhe pasagjeri E. S., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

Korçë/ Dalin pamje të reja nga filmi i Luizit dhe Oltës…

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga emisioni “Më lër të flas”, me xhirimet dhe prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë” është zbuluar një pjesëz e e vogël. Me tej ne nje video te publikuar nga topchannelfilms nga Pazari i Vjeter Korçe,

Luiz Ejlli performon live në sheshxhirimin e “Në kuadër të dashurisë”

Basha takime me qytetarë në Korçë: “Të lirë nga hijet e së shkuarës, gati për ndryshimin e madh….

Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me qytetarët e Korçës. Kujtojmë se Lulzim Basha garon kundrejt Gjergj Hanit për tu bërë kryetar i Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të mbahen më 29 korrik. Për sa i përket takimit që zhvilli sot me demokratët e Korçës, Basha ka shkruar në Facebook se vetëm listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese, mund të çlirojnë potencialin e vendit. Ai thekson se detyra e Partisë Demokratike është të bëhet gati sa më shpejt për ndryshimin e madh që duan shqiptarët.

Reagimi i Bashës:    
Detyra e Partisë Demokratike është të bëhet sa më shpejt gati për ndryshimin e madh që duan shqiptarët. Ne do të përkushtojmë çdo energji në hapjen, vitalizimin dhe modernizimin e strukturave të Partisë Demokratike.

Kjo kërkon angazhimin e secilit prej nesh në zgjerimin e formacionit tonë politik me përfshirjen e të gjitha grupimeve shoqërore, e të rinjve dhe të rejave, që besojnë te demokracia dhe një partneritet i ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe.

Të lirë nga hijet e së shkuarës, kemi përgjegjësinë të japim një model te ri në politikbërjen e vendit. Me Aleancën Qytetare për Demokraci do çlirojmë ekonominë dhe do të çojmë përpara ndryshimet kushtetuese, që do të zhbëjnë marrëveshjen e 2008-ës, dhe do të mundësojmë listat e hapura, vetting-un e politikanëve, votën e emigrantëve, kufizimin e mandateteve.

Ne duhet të rrisim mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë, pavarësisht kush e drejton atë.

Për këtë arsye duhet të realizojmë ndryshimin e formulimit të Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit. Duhet të kërkojmë që numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti. Ne duhet të heqim kontrollin politik të qeverisë nga punonjësit e administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë. Gjithashtu, zgjedhja e drejpërdrejt e Presidentit nga populli si mbartës dhe balancues i tre pushteve, garantues i mbarëvajtjes së jetës politike dhe i zgjidhjes së krizave, deri në të drejtën për të shpërndarë parlamentin.

Arbër Hajdari dhe mbreti shqiptar i Tik Tokut, Aleks Visha, ndihmojnë vajzën me leucemi…

Nga Muhamet Veliu:
Pas ndihmes te suksesshme dhene vajzes se vogel te semure me Leucemi, Fundjava Ndryshe e Arber Hajdari bashkojne forcat me Xion e Londres, Aleks Vishen mbretin shqiptar te Tik Tokut per te ndihmuar kesaj here Bashkimin, nje tjeter femi me Leucemi Akute.

Zoti jua shperblefte te gjithe mundin e dedikimin, ne kurimin emergjent jashte Shqiperise te ketyre femive.

Nëna e Fjolla Morinës ngre alarmin: “Vajza ime nuk është mirë, ndihem në rrezik kur jemi më të…

Fjolla Morina, prej muajsh është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë “live” në Instagram dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj apo ka folur për personazhe të ndryshëm duke bërë akuza të rënda. Nëna e saj, Selvete Rexha lidhur me këto situata ka folur ditën e sotme për mediat. Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës.

E njëjta thotë se këngëtarja ka probleme psiqike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje. Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e Morinës.

Rexha mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.
“Po më dhimbset jashtë mase edhe vajza e saj, veç 7 vjeçe dhe po e sheh Fjollën në atë gjendje të rëndë çdo ditë duke bërë gjeste të çuditshme dhe të frikshme”, tha ajo.

E bujshme/ Skënderbeu pret sulmuesin e Partizanit, Takaj e konfirmon: “Ka akord paraprak….

Skënderbeu nuk e ka mby llur ende merkaton. Korçarët janë ende duke menduar për afrimet e radhës, teksa synimi është që të afrohen lojtarë kryesorë, të cilët do të përbëjnë edhe boshtin e ekipit. Një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”. Kreu i klubit bardhekuq tregon se projekti i tij konsiston në rikthimin e Skënderbeut atje ku ka qenë në dekadën e kaluar.

“Kemi pasur një plan konkret veprimi që në momentin e parë kur siguruam kalimin në Kategorinë Superiore dhe kemi lëvizur gjithmonë në bazë të këtij plani. Ju e dini se Skënderbeu është një emër i madh dhe jo gjithkujt mund t’i jepet mundësia të veshë këtë fanellë. Jemi duke kërkuar elementët e duhura për të ndërtuar një grup sa më solid dhe të fortë për sezonin e ri. Momentalisht po shihni më pak se 50% të ekipit që do të na përfaqësojë në kampionat.

Kemi shumë lojtarë në provë dhe një pjesë e mirë e afrimeve nuk kanë mbërritur në Korçë për t’u bashkuar me skuadrën. Duhet edhe pak durim. Nga ana tjetër, ne nuk e kemi mbyllur ende merkaton. Do të ketë lojtarë të tjerë, që do të afrohen për të kompletuar grupin. Jemi në bisedime në disa pista dhe do të mundohemi t’i mbyllim në javët e para të këtij muaji”, tha presidenti i korçarëve.

MENSAH – Goditja e shumëpritur në sulm vjen pikërisht nga Partizani. Edhe pse nuk është asgjë zyrtare për momentin, burime në klub tregojnë për gazetën se Alfred Mensah mund të jetë pjesë e Skënderbeut për sezonin e ri.

Mes Skënderbeut dhe Partizanit është gjetur një akord paraprak për të afruar lojtarin sërish në Korçë, duke parë edhe hapësirat e pakta te Partizani. Burimet bëjnë me dije për një transferim me parametra zero, pavarësisht se sulmuesi ka kontratë me të kuqtë.

I pyetur për këtë mundësi afrimi, Takaj ka konfirmuar bisedimet, por ende sipas tij nuk ka asgjë zyrtare. “Jemi duke biseduar me drejtuesit e Partizanit për Mensah. Kemi një akord paraprak, por nuk kam asnjë përgjigje zyrtare dhe nuk mund ta quaj të mbyllur këtë transferim. Po bisedojmë dhe të shohim se si do të dalim në konkluzionin përfundimtar”, u shpreh presidenti./ Panorama Sport

Kiara Tito realizon ëndrrën e saj: ‘Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar….

Kiara Tito ka bërë realitet një ëndërr të saj. Pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”, ajo ka ndërmarrë iniciativën për të hapur linjën e saj të rrobave të banjos. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kiara shprehet e emocionuar për këtë projekt.

Jam shume e lumtur dhe e emocionuar njekohesisht duke qene se me ne fund mund te ndaj me ju kete projekt te ri per te cilin po punoj prej disa kohesh. Linja ime e pare e rrobave te banjos eshte tashme online dhe mezi pres ti shoh veshur tek ju!

Le te krijojme bashke kujtime te bukura kete vere te veshura me “Kiara Tito”, shkruan Kiara.

E rëndë/ Vdes papritur punonjësi i Policisë Kufitare,dyshohet arrest kardiak…

Ndërron jetë papritur një punonjës i Policisë Kufitare në Dhërmi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 .S. A., 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi S. A. humbi jetën.

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak. Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.

Makina del nga rruga dhe futet në lokal, plagosen babë e bir duke pirë kafe…

Duke pirë kafe në lokal, goditen nga një automjet babë e bir. Drejtuesi i një mjeti dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe duke u futur në një lokal. Babë e bir kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, ku mjeti hyri brenda ambienteve. Bëhet fjalë për shtetasit Ç. B., 50-vjeç, dhe djali i tij D. B., 25-vjeç, të cilët janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Policia saktëson se ‘rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi D. B., 25 vjeç. Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal. Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’.

‘Bulevardi i Korçes ka vajza pa masë….Kenga simbol e qytetarisë Korçare(Video)

Në Korçë këndojnë të gjithë. Pleq, plaka,burra, gra,të rinj, fëmijë ia marrin në festa,në gëzime,në dreka e darka,por edhe kot. Aty lindi para shekujsh e shekujsh serenata dhe ashtu si Italia që ruan traditën e picës apo Franca verën,korçarëve u ka rënë barra të ruajnë serenatën.

Ua la historia këtë mision…E korçari për një serenatë rron e gëzon….