Greqi/ Ra nga skela ku punonte, humb jetën 39-vjeçari shqiptar…

Një 39-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën në spital, shtatë ditë pasi u rrëzua nga një skelë teksa punonte. Ngjarja ndodhi në zonën e Koumbe në Rethymno, ku 39-vjeçari, baba i dy fëmijëve mbeti i plagosur rëndë pasi ra nga një skelë rreth tetë metra e lartë.

Fillimisht ai u transferua në spitalin e Rethymno-s, por u gjykua i nevojshëm transferimi i tij në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit të Chanias.

Për fat të keq, shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë këtë të mërkurë.

Rama: “Studentët e Mjekësisë do ta marrin diplomën 5 vite pasi të kenë përfunduar studimet…

Kryeministri Edi Rama tha për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë se studentët, të cilët duan të vazhdojnë mjekësinë duhet të pranojnë kushtin që të punojnë për 5 vite në shërbim të popullit para se të pajisen me diploma. Para Kryeministrisë, Rama tha se vendimi i Këshillit të Ministriave hyn në fuqi për studentët që do të aplikojnë këtë vit për të ndjekur studimet në mjekësi. Por nëse nuk e pranojnë këtë kusht do të përballen me tarifa më të larta

Çdo student i mjekësisë që do të hyjë në Universitetin e Mjekësisë do duhet të njihet me faktin që mjekësia, studimet i ka aq sa janë ndërsa për t’u pajisur me diplomë duhet të kalojnë edhe 5 vite në shërbim të popullit.

Për të gjithë ata që janë në këtë proces vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuar, por është absolutisht zgjedhja e tyre, nuk është vetëm një zgjedhje. Për ata të vitit të parë ka vetëm një zgjedhje. Nëse duan të studiojnë mjekësi në universitetin publik, duhet të pranojnë këtë kusht që është formati iri i këtij universiteti.

Populli shqiptar nuk paguan taksa që mjekët që formohen me tarifa simbolike në një universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar që mjekët të ikin që ditën e parë. Shteti financon universitetin publik në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera. Është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin çdo shtetit për tu përkujdesur për shëndetin e njerëzve.

Në kushtet kur Gjermani dhe vendet e tjera të pasura janë duke ju ftuar me demografinë e tyre me plakjen e popullsisë së tyre, me nevojën për burime të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe ku janë bërë stacion ndalesës së fundit për shumë profesionistë për njerëz të kualifikuar të gjitha fushave ne e kemi të domosdoshme të ndërmarrim këtë ha që është hapi më normal dhe më i lehtë i mundshëm,”-tha Edi Rama.

Safet Gjici “rrëzon nga froni” Luizin/ Shqiptarët të ‘marrosur’ pas tij, rekord me kërkimet në Google…

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte mëngjesin e ditës së sotme i ftuar në studion e “Wake Up”, ku zbuloi se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në “Google”. Kallanxhi tha se ‘nëse flasim për trend në 30 ditët e fundit është Safet Gjici’. Sipas tij, njerëzit kërkojnë për moshën, familjen apo edhe për personin tjetër të përfshirë në skandalin intim, në videon erotike që iu bë publike pak javë më parë ish-kryebashkiakut të Kukësit.

Tomi: Nëse flasim për trend në 30 ditët e fundit është Safet Gjici

Neada: Po pse e thua me zë të ulët?

Tomi: Safet Gjici është një në Top më të kërkuarat në Shqipëri

Neada: Pra po thua kërkojnë Safet Gjicin apo gjërat e tjera që kanë lidhje me skandalin?

Tomi: Kur hyhet te ky termi pastaj dalin edhe të lidhurat, domethënë duan të dinë edhe më shumë. Duan të dinë për personazhin, për familjen, për personin tjetër në video. Pastaj është më e detajuar, kërkohet mosha, kërkohet biografia, e të tjerë me radhë

Tragjike, 35-vjeçarja humb jetën menjëherë pas lindjes…

Të hënën pasdite, një grua 35-vjeçare në Kretë solli në jetë fëmijën e saj me lindje normale. Por sipas medieve greke, gruaja u përball me probleme gjatë lindjes dhe duhej të transferohej menjëherë në Heraklion. Në të njëjtën kohë, nëna e fëmijës ka përjetuar komplikime dhe disa orë pas lindjes ka dhënë frymën e fundit.

Sipas flashnews, është urdhëruar një ekspertizë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes tragjike, pasi lindja duket se ka ecur pa probleme,

ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka vendosur asgjë që të çojë në shkakun e qartë të vdekjes. Foshnja po trajtohet në spitalin Venizelio.

Qeveria merr vendimin :”Agjencitë funerale, do licencohen nga Bashkitë urdhërohen të miratojnë kriteret brenda 6 muajsh…

Agjencitë funerale në vendin tonë do të licencohen nga organet e vetëqeverisjes vendore. Këshilli i ministrave ka vendosur ditën e sotme disa ndryshime për administrimin dhe funksionimin e këtij sektori. Në vendim thuhet se kushtet për ushtrimin e shërbimit funeral do të përcaktohen pikërisht nga organet e vetëqeverisjes vendore duke filluar nga kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.

Më tej përcaktohet se agjencitë funerale duhet të ushtrojnë aktivitetin brenda ambienteve të përcaktuara janë jo të dukshme nga jashtë që parashikon: plotësimi i formaliteteve, shitja e artikujve të varrimit dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me funeralin.

Do të jenë bashkitë ata që do të kontrollojnë aktivitetin e tyre për plotësimin dhe respektimin e kushteve dhe kritereve të parashikuara në vendimin e qeverisë dhe ato të vendosura nga vetë bashkitë lidhur me kapacitetet.

Qeveria i ka vendosur një afat 6-mujor bashkive që të miratojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë e shërbimit funeral për ushtrimin e aktivitetit në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore. Në vendim theksohet se nëse pas afatit 6-mujor nga data e miratimit të rregullave të vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, agjencitë nuk i plotësojnë kriteret dhe kushtet e vendosura, ato nuk licencohen.

Pogradec/ Kryente gjueti të paligjshme, sekuestrohet varka e peshkimit….

Në zbatim të Planit të Masave për evidentimin dhe parandalimin e gjuetisë së paligjshme në vijën bregliqenore Inspektorati i Peshkimit qarku Korçë në bashkëpunim me grupin e Task-Forcës, OMP Pogradec dhe Policinë Kufitare kanë kryer kontrolle në vijën bregliqenore të liqenit të Ohrit.

Gjatë kontrollit është sekuestruar një mjet peshkimi në gjueti të paligjshme.

Autoritetet kanë shtuar kontrollet të shumta kohëve të fundit në vijën bregliqenore në Pogradec sa i përket gjuetisë së paligjshme.

Ministri italian i Kulturës: “Kam shkuar me 1500 gra, Berlusconi ishte një hiç para meje…

Vittorio Sgarbi, ministri i Kulturës në qeverinë e re italiane të kryeministres Giorgia Meloni ka shtangur të pranishmit në një konferencë në Romë, teksa nisi t’u referohej femrave me terma nënçmues dhe lavdëroi organin e tij gjenital. Konferenca u mbajt muajin e kaluar në muzeun kombëtar të artit bashkëkohor të kryeqytetit italian, por pamjet e komenteve seksite të Sgarbit sapo kanë dalë në publik.

71-vjeçari është thirrur të japë dorëheqjen pasi në videon e bërë virale deklaron se ka fjetur me 1500 gra. “Unë nuk kam një kalkulator për penisin, kështu që nuk e di. Mund të vlerësoj mesatarisht tre në muaj dhe kur kam qenë aktiv ishte edhe nëntë, ose dymbëdhjetë në muaj. Kështu që 1500, minimumi“, pohoi ai.

Sgarbi po ashtu ka shkaktuar zemërim pasi ka përdorur gjuhë mizogjene gjatë fjalës së tij në galerinë e artit. Në video, ai mburret se ka fjetur me 9 gra në muaj dhe lavdëron penisin e tij si një organ i zgjuar, por pranoi se nuk e dinte numrin e saktë të femrave që shkon pasi nuk ka matës penisi.

Në një moment, Sgarbi merr një telefonatë në skenë dhe ai shpërthen: “Kush je ti?”.

Ministri i ri pohoi gjithashtu se Berluskoni, i cili vdiq pak më shumë se një javë para ngjarjes, kishte fjetur me ‘më pak se 100 gra’ në jetën e tij, diçka që Sgarbi e përshkroi si një tragjedi.

Publikimi i videos 45 minuta të gjatë nga La Repubblica, shkaktoi kritika nga politikanët italianë, me partinë e opozitës “Pesë Yjet” e Italisë që bëri thirrje për dorëheqjen e Sgarbit nga qeveria. Ata thanë se komentet e tij ishin seksiste, ndërsa lideri politik centrist Carlo Calenda e quajti Sgarbin një ‘turp’.

Sherr mes shqiptarësh në Greqi, një i plagosur rëndë me thikë…

Një shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një bashkëatdhetar. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Derveni të Korinthisë, ku është plagosur rëndë një shqiptar. Konflikti mes shqiptarëve filloi për motive banale. Njëri prej tyre nxjerrë një thikë, me të cilën plagos tjetrin në shpinë. Më pas autori largohet me vrap. Ai nuk është gjetur ende, pavarësisht nisjeve të menjëherëshme të kërkimeve.

Ndërkohë i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërthen në flakë makina në afërsi të tunelin të Krrabës…

Një makinë ka shpërthyer në flakë teksa ishte duke lëvizur nga Tirana në drejtim të tunelit të Elbasanit. Nga pamje shihen flakë dhe shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen në ajër si pasojë e djegies së mjetit.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga shpërthimi.

Eksperti i IT-së: “Ky është qyteti shqiptar ku shihet më shumë p*orno në internet. Ja top-5 qytetet e tjera…

Mëngjesin e kësaj të mërkure ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, i cili ka zbuluar se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në 3 muajt dhe 30 ditët e fundit. Por jo vetëm kaq, pasi Kallanxhi ka zbuluar edhe detaje të tjera interesante, për shembull beratasit vijojnë të mbajnë vendin e parë për kërkimin në internet për porno.

I pyetur nëse shqiptarët kërkojnë për ‘gjëra të jashtëligjshme’, Tomi tha:

Patjetër. Për shembull për kategorinë porno vazhdon të jetë Berati. Ne po flasim vetëm për togfjalëshin, domethënë mund të jenë edhe togfjalëshe të tjera që mund të dalin edhe në qytete te tjera.

Ka qenë në vend të parë dhe vazhdon t’a mbajë duke vijuar me Lezhën, Dibrën dhe e katërta Gjirokastra dhe Top 5 e mbyll Fieri. Tirana është vetëm në vendet e parafundit, e ka humbur interesin”.

Kamarierja e Lushnjës”, Kiara i kthen përgjigje komenteve ofenduese për të…

Moderatorja Kiara Tito vijon që të jetë personazhi më i diskutuar në media. Ajo është në qendër të mediave rozë që pas eksperiencës së saj në ”Big Brother Albania Vip 2”, ndërsa së fundmi prezantoi edhe linjën e saj të rrobave të plazhit.

Kiara këtë herë është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”. Ajo ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.

Mes qindrave komenteve, diku e cilësoi si “kamarierja e Lushnjës”. “O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.

“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, i përgjigjet Kiara.

E trishtë/ I riu vdes në aksident, nga dhimbja i vëllai ndërron jetë 6 orë më pas…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik. Dy vëllezër kanë humbur jetën në të njëjtën ditë njëri pas tjetrit. Historia tronditëse nis me 38-vjeçarin Theodoris nga Thermi i Selanikut, i cili u plagos rëndë në një aksident automobilistik dhe kaloi disa ditë në një qendër rehabilitimi. Kishte dëmtime në këmbën e djathtë. E kanë mbajtur 10 ditë në “Gennimatas”, është operuar, i kanë vënë hekurat dhe në datën 8 qershor e kanë çuar në qendrën e rehabilitimit”, thotë xhaxhai i familjes.

Mëngjesin tjetër, mjekët kontaktuan vëllain 32-vjeçar të Theodoris dhe i thanë se gjendja e të vëllait ishte përkeqësuar.

Kur mbërriti në spital i thanë se i vëllai kishte ndërruar jetë.

Sipas protothema.gr, 32- vjeçari kur dëgjoi vdekjen e 38-vjeçarit Theodoris nuk e duroi dot dhe u rrëzua përtokë. Ai humbi jetën 6 orë pas vdekejs së vëllait.

Shkaku i vdekjes së 38-vjeçarit është emboli pulmonare.

Ndërsa vëllai i tij, ndërroi jetë nga një infarkt i miokardit, siç thuhet konkretisht në certifikatën e vdekjes.

‘Në kuadër të dashurisë’/ Luiz Ejlli performon live tek pazari i Vjetër nën shikimin e Oltës(Video)

Në kuadër të dashurisë” është duke xhiruar momentalisht në qytetin e Korçës, duke e bërë këtë të fundit sërish pjesë të ekranit të madh pas shumë vitesh. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë

Nga një video te postuar ga Top Albania Radio shohim Luiz Ejllin në një performancë këndimi live.

Zëri i tij i ëmbël dhe i veçantë i ka mahnitur të gjithë teksa po shijonin këtë mbrëmje fantastike….tek pazari i Vjeter Korçë.

Me foton e papublikuar më parë, Dua Lipa i uron ditëlindjen partnerit të saj….

Për ju që mund ta keni humbur këto muajt e fundit dhe patë titullin me habi, duke pyetur veten se “që kur Dua Lipa ka një partner?”, artistja shqiptare është në një lidhje tashmë prej disa kohësh me regjizorin greko-francez Romain Gavras. Ata e konfirmuan historinë e dashurisë vetëm disa javë më parë, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, ku u shfaqën së bashku dhe që nga ajo kohë,

ndajnë edhe momentet që kalojnë me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, edhe pse në ndryshim nga romancat e kaluara, këngëtarja ka vendosur që këtë herë të jetë disi më diskrete e private.

Megjithatë, sot është një ditë speciale për regjizorin, i cili feston ditëlindjen (dhe meqë ra fjala mbush 42 vjec) dhe Dua ka vendosur sigurisht ta urojë në Instagram-in e saj. Artistja shqiptare ka zgjedhur që të publikojë një foto të tyre, të pandarë më parë, ku shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin dhe bashkangjitur me të shkruan thjeshtë, pastër dhe bukur:

“joyeux anniversaireeeee bébé”, që sic mund ta merrni me mend do të thotë: “Gëzuar ditëlindjen zemër”

Luiz Ejlli publikon foto përkrah aktorit Luan Jaha gjatë xhirimeve të filmit në Korçë….

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli krahas angazhimeve në muzikë, prej kohësh ka nisur edhe xhirimet e një filmi ku ai do të jetë protagonistë bashkë me Olta Gixharin. Xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” po bëhen në Korçë dhe tashmë janë zbuluar edhe disa prej emrave të tjerë që do të jenë pjesë e tij. Mes tyre pesë e kastit të filmit do të jetë edhe aktori i mirënjohur nga Kosova, Luan Jaha.

Me këtë të fundit. këngëtari nga Shkodra ka publikuar një fotografi në llogarinë e Instagramit të tij.

Dyshja shihen në kostume elegante teksa po bënin xhirimet e një prej skenave të filmit.