Noizy: “Më 4 Gusht, në Alpha Show 2 do të kemi 10 mijë njerëz më shumë se vjet….

Duke rikujtuar përmes një video që postoi mbrëmë në instagramin e tij atmosferën fantastike, energjinë që krijoi një vit më parë, në sheshin “Nënë Tereza”, Noizy ka zbuluar një tjetër detaj për koncertin e këtij viti, që premtohet se do të jetë edhe më i fuqishëm. Arena ku do të zhvillohet koncerti këtë vit do të jetë e sistemuar në atë mënyrë që do të zërë edhe 10K njerëz më shumë se vitin që shkoi. “Data 4 Gusht do të jetë full adrenalinë, nga fillimi në fund. Mos u bë pishman për herë të dytë! Për ju që ishit vjet e di që s’do ta humbisni, jam i sigurtë.

Line- up është i frikshëm, kaq di t’ju them”- ka shkruar Noizy në instagramin e tij, duke nxitur kështu edhe një herë më shumë kuriozitetin për çfarë ai po përgatit për koncertin Alpha Show 2, ose Alpha Show City, siç e kanë konceptuar këtë herë, si një arenë “beteje”, ku tregohet fuqia dhe madhështia që mund të fitosh përmes talentit, punës së madhe e të vazhdueshme e ambicjes për të ecur gjithmonë drejt majës së suksesit.

Nuk janë zbuluar ende shumë detaje nga koncerti perveç faktit se repertori i këtij viti do të jetë me krijimet e fillimit të karrierës artistike të Noizyt, nga albumi “Pak më ndryshe” dhe me ato të albumit të fundit “Alpha”. Të ftuarit do të jenë këngëtarët që janë bërë pjesë e këtij albumi, përmes dueteve, si Raf Camorra, Sffera Ebbasta, Mc Kresha, Ylli Limani, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Stine, Stresi etj.

Noizy premton thyerjen e një rekordi të ri, besim që mesa duket e mbështet tek suksesi i koncertit të parë, jehona e të cilit vazhdoi gjatë dhe u pasua me promovimin po aq të zhurmshëm të albumit “Alpha”, me një tjetër koncert, krejt të improvizuar, po aty në sheshin

“Nënë Tereza” ku brenda pak orësh arriti të mbledhë me qindra e mijra njerëz. Po këtë herë? Duhet të presim surprizën e radhës, që do të ndodhë aty në shesh ku njerëzit do të mblidhen në zonat që tashmë janë ndarë sipas emrave të fiseve ilire: Illyrian Elite, Albanët, Ardianët, Dardanët Taulantët. Pas tyre do të renditen Illyrian Knights (Kalorësit), Illyrian Warriors (Luftëtarët) dhe Illyrian Shield (Mburoja). Një tjetër koncept i ri ky, që Noizy e sjell për të rivlerësuar dhe të shkuarën e artë të shqiptarëve.

Nuk dua të vijë dita, kur në Shqipëri të na thonë: “Nuk lejohet për shqiptarët….

Në “Tregimin e ditës” në Youtube, Rudina Xhunga foli për vizitën në Koman, ku në një bujtinë i thanë që ti je e mirëseardhur, por nuk duam ta promovojmë për shqiptarët, por vetëm për turistët e huaj. Gazetarja u shpreh: “Askush nuk e lë këtë parajsë bosh. Ti do të ikësh, por të tjerë do të vijnë. Unë uroj vetëm që ata që do të vijnë, të jenë shqiptarë.

Unë nuk do të doja që këtu të mbushej me të huaj. Unë nuk do të doja të na e merrnin copën tonë të diellit e të detit, që na takon e na përket në këtë vend, e pastaj të na thonë: këtu nuk është për shqiptarët.

Sikurse mua në Koman më thanë: “Të falënderojmë shumë, por nuk duam ta promovojmë bujtinën për shqiptarët. Ne e duam vetëm për të huajt, kështu që nuk na intereson promovimi në Shqipëri.”

Unë nuk e dua këtë ditë. Nuk punoj për këtë ditë. Nuk flas për këtë ditë”, tha gazetarja Rudina Xhunga.

Njihuni me aplikacionin e Meta që po bën namin…edhe reperja Tayna i bashkohet trendit (Threads)

Meta së fundmi ka hedhur aplikacionin e ri Threads. Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ka thënë se ky aplikacion i sapo lëshuar synon të tejkalojë rrjetin social Twitter. Përdorues të shumte nga Shqiperia e Kosova janë bërë tashmë pjesë e tij dhe këtij trendi i është bashkua edhe reperja shqiptare, Tayna.

“Mezi e mësova TikTok-un tash edhe këtë”, ka shkruar Tayna në postimin e saj të parë në Threads. Është hapur një app i ri…kemi të reja”, shkroi rap-artistja në mbishkrimin e saj në InstaStory.

Veç figurave publike, pjesë e platformës janë bërë edhe media të shumta botërore .Threads ka veçori të ngjashme me Twitter dhe i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere.

Zuckerberg tha se në aplikacion u regjistruan mbi 10 milionë njerëz në shtatë orët e para të lancimit. Dhe nëse trendi i orëve të para vazhdon, ky aplikacion pritet vërtet të jetë i suksesshëm….

Ne rast se bëheni pjesë e kësaj platforme, iu ftojmë të na ndiqni duke klikuar këtu.

E rëndë/ 53-vjeçari tenton të vetëvaret brenda biznesit të tij…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një 53-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës brenda biznesit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, në ambientet e subjektit të tij tregtar, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret shtetasi R. T., rreth 53 vjeç. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Sot, rreth orës 12:45, në lagjen “Kushtrimi”, në ambientet e subjektit të tij tregtar, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret shtetasi R. T., rreth 53 vjeç. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Vlorës.

Gjendja e rënduar/ Fjolla Morina përfundon në spital?

Prej disa kohësh Fjolla Morina është në qendër të vëmendjes për shkak të disa postimeve të çuditshme që bën në rrjetet e saj sociale. Ajo herë pas here bën akuza të forta për disa persona të njohur, duke thënë se janë pjesë e krimit të organizuar. Media në Kosovë ‘n’ZOOM’ bën me dije se Fjolla u shtrua mbrëmjen e djeshme. Nuk dihet se me kë po qëndron vajza e saj e vogël, tashmë që Fjolla është në spital.

Ndërsa që nga dita e djeshme, Morina nuk ka postuar asgjë në ‘Instagram’. Ndërkohë kujtojmë se nëna e saj, Selvete Rexha, ka reaguar pak ditë më parë në lidhje me gjendjen e rëndur të së bijës. Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës.

Gjithashtu Selvete Rexha ka shtuar se është ndjerë e rrezikuar nga ajo dhe për këtë arsye ka katër muaj që është larguar nga shtëpia e Fjollës.

Edhe ish-bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, ka reaguar në lidhje deklaratat e forta të Morinës. Ai i ka kërkuar opinionit publik që t’a mirëkuptojnë pasi është në gjendje jo të mirë psikike.

‘Sa erdha nga Korça në Tiranë’/ Luizi ka nje pyetje per ju : “ A jeni gati për Big Brother 3 ?

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka zbuluar përmes postimeve në “Instagram” se është rikthyer në Tiranë pasi ishte pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, xhirimet e të cilit po bëhen në Korçë. Madje ai tha se ndodhej në zyrat e Top Channel dhe se kishte një pyetje për ndjekësit e tij të shumtë.

Teksa po i afrohej zyrës të BB VIP, këngëtari i dashur për publikun shprehet. Jam këtu te zyrat e Top-it dhe desha me ju pyetur diçka ‘a jeni gati për treshin’”.

‘Deputetëve iu rritën pagat me 87%, mjekëve me 7%”/ Studentët protestë para Parlamentit :”…Ty s’ta mbajtën diplomën z.Rama, apo nuk ju deshe?

Ashtu sikur paralajmëruan studentët e Mjekësisë dhe gjimnazistët që kishin planifikuar të vazhdonin këtë vit studimet për mjekësi, kanë dalë sot në protestë. Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron ata që të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri, për të ushtruar profesionin e tyre….“Nëse do të dëgjosh cicërimat e zogjëve mos bli kafaze, mbill më shumë pemë”, “mos ndryshoni rregullat në mes të lojës”,

“Qeveria jem është ajo me 5000-she në ballë”, janë disa nga pankartat në këtë protestë.

Teksa kanë folur për mediat, një nga studentët në vitin e pestë të mjekësisë, është shprehur se ky vendim është absurd dhe bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut.

Dje ka dalë një vendim absurd dhe marrëzi e radhës që bie ndesh me të drejtat kushtetuese dhe të drejtat themelore njeriut. Na privohet e drejta e lirisë lëvizjes për punësim ose rritje profesionale. Paguani gjobën për ne është absurditet që kurrsesi nuk mund të pranohet”.

Adriatik Lapaj thirrje mjekëve për bojkot: “Varini përparëset, kështu thyhet pushteti kur sillet me arrogancë….

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj propozon që mjekët në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë që i detyron ata të punojnë këtu për 5 vite pastaj të marrin diplomën, të bojkotojnë shërbimin. “Varini përparëset të gjithë sa jeni në gjithë Shqipërinë dhe do fitoni kauzën tuaj e do i jepni krejt vendit një mësim të mirë se si thyhet pushteti kur sillet me arrogancë”, thotë Lapaj.

Më poshtë postimi i tij i plotë

DY FJALË PËR MJEKËT:
Mora vesh se pushteti ka vendosur të marrë peng diplomat e mjekëve të rinj. Nuk u duhet as protestë e as gjykatë. Po fare fare…u duhet vetëm dinjitet dhe guxim. E keni zgjidhjen e lehtë fare. Meqë pushteti do tu trajtojë si pengje dhe ju varini përparëset te qafa…le t’i shërojë qeveria qytetarët.

Varini përparëset të gjithë sa jeni në gjithë Shqipërinë dhe do fitoni kauzën tuaj e do i jepni krejt vendit një mësim të mirë se si thyhet pushteti kur sillet me arrogancë. E bëni dot? P.s lini në punë vetëm shërbimin e urgjencës. Për pjesën tjetër refuzoni pengmarrjen