‘Deputetëve iu rritën pagat me 87%, mjekëve me 7%”/ Studentët protestë para Parlamentit :”…Ty s’ta mbajtën diplomën z.Rama, apo nuk ju deshe?

Ashtu sikur paralajmëruan studentët e Mjekësisë dhe gjimnazistët që kishin planifikuar të vazhdonin këtë vit studimet për mjekësi, kanë dalë sot në protestë. Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron ata që të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri, për të ushtruar profesionin e tyre….“Nëse do të dëgjosh cicërimat e zogjëve mos bli kafaze, mbill më shumë pemë”, “mos ndryshoni rregullat në mes të lojës”,

“Qeveria jem është ajo me 5000-she në ballë”, janë disa nga pankartat në këtë protestë.

Teksa kanë folur për mediat, një nga studentët në vitin e pestë të mjekësisë, është shprehur se ky vendim është absurd dhe bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut. “

Dje ka dalë një vendim absurd dhe marrëzi e radhës që bie ndesh me të drejtat kushtetuese dhe të drejtat themelore njeriut. Na privohet e drejta e lirisë lëvizjes për punësim ose rritje profesionale. Paguani gjobën për ne është absurditet që kurrsesi nuk mund të pranohet”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.