Skuadra Korçare është në fazën përfundimtare të ndërtimit të ekipit dhe normalisht diçka e tillë po vlerësohet në maksimum nga trajneri Gvozdenovic. Skënderbeu ka “thyer” një rekord këtë verë pasi merkato është përqendruar në zbulimi i talenteve me moshë relativisht të re.
Numri një i pankinës korçare vijon të mbajë të tijtë të karikuar, duke ndërthurur seanca stërvitore me testet miqësore ne vijemesi…
Do të jetë ekipi maqedonas i Voska Sport, kundërshtari i Skënderbeut ,ndeshje e cila do të luhet të hënën e ardhshme në stadiumin “Skënderbeu” , ora 19:00 .Kujtojmë që këtë sezon Voska është ngjitur në elitën e futbollit maqedonas dhe është një skuadër shqiptare.
Tifozët janë kuriozë të shohin si do të paraqiten bardhekuqtë këtë sezon dhe cili do të jetë formacioni “tip” i Gvozdenovic.
Lind pyetja, deri ku mund te shkoje ky ekip?

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.