‘Pronari në Londër na rriti qiranë’/ Habit Çifti britanik: “Tani jetojmë dhe punojmë në Shqipëri…

Një çift britanik, Laura dhe Dan, për mediat e huaja kanë rrëfyer se si morën vendimin për të jetuar në Shqipëri, që kur pronari i shtëpisë në Londër u dha lajmin e keq të rritjes së qirasë me 30%. Ata thanë se në Shqipëri është gjithçka është më lirë duke krahasuar çmimet në vendin e tyre, të cilat janë 80% më të ulëta. Çifti britanik u shprehën se në Shqipëri është gjithçka më e lirë duke krahasuar çmimet në vendin e tyre, të cilat janë 80% më të ulëta. Ata thanë se duke qenë se kishin mundësinë të punonin nga distanca kishin filluar të hulumtonin se ku mund të kalonin të paktën një muaj,

gjë që do të kushtonte më pak se jetesa në Londër, raportojnë mediat e huaja.

Ata gjithashtu treguan se ushqimi në Shqipëri ishte i mrekullueshëm, dhe se kishte një përzierje të traditave greke, italiane dhe turke. Ata u shprehën se ky ishte vendimi më i mirë që ata mund të kishin marrë ndonjëherë në jetën e tyre. Çifti thanë se Shqipëria ishte një nga vendet më miqësore dhe më mikpritëse që kishin vizituar ndonjëherë në jetën e tyre.

Po ashtu, ata janë mahnitur nga bukuritë natyrore të Shqipërisë, të cilët rrëfyen vendet që ata kanë vizituar si Tirana, Berat, Vlorë, Gjirokastër dhe Ksamil. Ata nuk rezistuan pa treguar se në një muaj çifti kishte vlerësuar se duke përfshirë ngrënien dhe akomodimin, kishin shpenzuar rreth një të tretën më pak se shpenzimet që do të kishin shpenzuar në Londër, duke përfshirë edhe qiranë e apartamentit.

Edhe një numër i lartë pensionistësh sidomos nga Italia zgjedhin Shqipërinë për koston më të ulët të jetesës.

Nen 30-vjeç dhe jo më pak se 170 i gjatë/ Shkolla e policisë hap aplikimet…

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do hapë aplikimet për studentët në Akademinë e Sigurisë duke filluar nga data 10 gusht deri më 30 gusht 2023. Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe standardet e veçanta të konkurimit. Kriteret e përgjithshme përfshijnë të qenit shtetas shqiptar, të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit ose nga strukturat e tjera të sigurisë kombëtare,

të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën, të mos jenë të dënuar me vendim gjykate për kryerjen e një krimi, të jenë të aftë për drejtimin e automjetit, të zotërojnë gjuhën angleze në nivelin e kërkuar, dhe të plotësojnë kriteret e veçanta të konkurimit.

Standardet e veçanta për të aplikuar përfshijnë përfundimin e ciklit të dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, të jenë në moshën 30 vjeç, të kenë mesataren e notave mbi 8, të jenë në gjatësinë e duhur fizike, dhe të zotërojnë gjuhën angleze në nivelin e kërkuar sipas standardit ALCPT.

Procesi i vlerësimit për përzgjedhjen e aplikantëve përfshin vlerësimin e notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve, testimin e gjuhës angleze, intervistimin e aplikantëve, kontrollin shëndetësor, marrjen e shenjave të gishtave dhe verifikimin përfundimtar të aplikantit.

Aplikantët fitues do të renditen në listat sipas kuotave të shpallura për konkurrim në nivel qarku si dhe do të nënshkruajnë kontratë pune me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe do të emërohen në strukturat vendore të policisë, sipas nevojave të Policisë së Shtetit.

Kriteret e përgjithshme: 

-Të jetë shtetas shqiptar;

-Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare dhe të mos jetë larguar nga shërbimi civil;

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

-Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

-Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

-Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit B;

-Të plotësojë standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin;

-Të plotësojë kriteret për t’u pajisur me vërtetim besueshmërie.

Standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin janë:

a. të ketë përfunduar studimet në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose në shkencat kompjuterike;

b. të jetë në moshë jo më shumë se 30 vjeç;

c. të ketë mesataren mbi 8 të notave, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë;

d. të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat;

e. të zotërojë gjuhën e huaj angleze, në nivelin mbi 60 pikë, sipas standardit ALCPT;

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në drejtoritë vendore të policisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

a. Formularin e aplikimit (Lidhja nr.1.);

b. Diplomën dhe listën e notave të noterizuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të së njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara).

Nota mesatare e ciklit të dytë të studimeve duhet të jetë e përllogaritur nga institucionet arsimore të arsimit të lartë.

Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, duhet të bëjnë njëvlershmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit dhe përllogaritjen e notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

c. Fotokopje të kartës së identitetit;

d. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;

e. Certifikatë të gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura e Policisë ku kryhet aplikimi);

f. Certifikatë familjare (nxirret nga struktura e Policisë ku kryhet aplikimi);

g. Vërtetim nga gjykata;

h. Vërtetim nga prokuroria;

i. 2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.

Fazat e vlerësimit.

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar i nënshtrohen fazave të vlerësimit si më poshtë:

a) Vlerësimi sipas notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve në të njëjtën fushë studimi;

b) Vlerësim me testim i zotërimit të gjuhës angleze, sipas standardit ALCPT;

c) Intervistimi i aplikantëve;

d) Kontrolli shëndetësor;

e) Marrja e shenjave të gishtave;

f) Verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Dramë në kursin e këmbimit/ Euro sërish në rrënie drastike…

Euro e ka nisur javen duke humbur pikë kundrejt lekut shqiptar. Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë duket se nuk e ka zbehur këtë tendencë pavarëisht se javën e kaluar pati një stabilizim të kursit të këmbimit. Aktualisht një euro po këmbehet me rreth 103.6 lekë nga rreth 105 që arriti javën e kaluar duke humbur rreth 1.4 pikë. Mësohet se vetëm ditët e fundit Banka e Shqipërisë ka blerë 18 milionë euro ndërsa në total që nga fillimi i vitit janë tërhequr nga tregu në total 188 milionë euro

Ekspertët e tregut të këmbimit valutor theksojnë se tashmë duhet pritur disa ditë për të parë tendencën dhe efektin e ndërhyrjes së fundit.Por megjithatë pritshmëritë mbeten të zbehta në një kohë që jemi në pikun e sezonit turistik.

Gjatë gushtit shënohen fluksi më i madh i turistëve të huaj por edhe i emigrantëve shqiptar që vijnë në Shqipëri duke shtuar ndjeshëm fluksin e eurove që janë në treg.

Në total parashikohet që përgjatë vitit 2023 të blihen rreth 300 milionë euro ndërsa më herët ishte planifikuar një fashë prej 160-220 milionë eurosh nga tregu i brendshëm me qëllim rritjen e rezerves.

Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se arsyet e forcimit të kursit të këmbimit të lekut në tregun e brendshëm valutor lidhen me ecurinë ekonomike të vendit, shtimin e investimeve të huaja dhe blerjen e pasurive të paluajtshme nga të huajt.

Miqësore luksi/ Partizani-Roma ja kur luhet supersfida…

Roma do të rikthehet në Tiranë më 12 gusht, aty ku 25 majin e vitit të kaluar shkroi një tjetër kapitull të lavdishëm të historisë së saj, teksa bëri të vetin trofeun e edicionit të parë të turneut më të ri të futbollit evropian të klubeve, Ligës së Konferencës. Dhe e githë kjo vizitë e një prej ekipeve ikonë të futbollit italian dhe atii botëror do të vijë ekskluzivisht në Radio Televizionin Shqiptar, që zbardh edhe programin e delegacionit italian në kryegytetin shqiptar.

Skuadra e Romës pritet të niset nga kryeqyteti italian në orën 01:45 të së shtunës dhe rreth ores 02:30 pritet të zbarkojë në Aeroportin “Nënë Tereza”, prej nga do tè niset drejt Tiranes, për t’u akomoduar ne një nga hotelet në afërsi të Stadiumit “Arena Kombëtare”.

Murinjo dhe skuadra e tij do të largohen nga kryeqyteti shqiptar rreth orës 23:00, dhe githçka do te vijë drejtpërdrejt në “buqetën” e kanaleve të Rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar.

Një maratonë që padyshim do të kulmojë me transmetimin pa pagesë të ndeshjes gë vendos kampionen e Shqipërise, Partizanin, me një prej skuadrave më historike të futbollit italian dhe atij botëror.

Me lidhje të drejtpërdrejta nga çdo stacion i vizitës së ekipit roman ne kryeqytetin shqiptar, me intervista ekskluzive dhe me të gjithë spektaklin gë do të shoqërojë këtë ndeshje, Radio Televizioni Shqiptar premton që me rikthimin e Mourinho-s në Tiranë, të nisë një erë e re transmetimesh sportive në ekranin publik.

Shqipëria prostituohet me dhe pa ndërgjegje…

Ardi Stefa:

Enver Hoxha ishte një provë për ne, por edhe në rrafshin evropian, një eksperiment prej mijëra eksperimenteve që realizohen në të gjitha zonat e planetit. Receta është e njëjtë: Kur një popull ngre kokë kundër një sistemi apo qeverisë së tij, gjeni një vagabond dhe i ngarkoni detyrën që t’i hedhë prangat popullit. Dhe lereni popullin të rraskapitet.

Më shumë mundësi ka që të mësohet dhe të rrojë i rraskapitur tridhjetë a dyzet vjet, siç ndodhi në Spanjë apo Portugali, ose edhe rreth pesëdhjetë vjet si në rastin tonë.

Por, meqënëse kohët ndryshojnë shumë shpejt, edhe receta u modifikua. Merrjani çelësat vagabondit, jepjani një qeveritari “të ri” dhe dërgojeni që të lirojë prangat. Populli do t’i lëpijë duart, duke e parë si çlirimtarin e tij…

Pastaj, kur “çlirimtari” të rraskapitë popullin me aferat korruptive e kriminale, me sistemin e kalbur gjyqësor e politik, me zhgënjimin e atyre që e mbështetën, me degradimin e demontimin e opozitës dhe Demokracisë, ai vetë do t’ua dorëzojë çelësat dhe prangat bijve të atyre që qeverisën popullin për mbi dyzet vjet.

Kështu ishte parashikuar, kështu është vendosur.

Dhe përsëri rreth vicioz. Dhe për këtë, ne, kafshët moderne eksperimentale, kur të ndajmë epokat duhet të përdorim gjithmonë termin n.k. (nën komunizmin) dhe p.k. (pas komunizmit – aspak pas Krishtit). (Aspak Përpara Demokracisë e aspak Pas Komunizmit). Sepse eksperimenti doli me sukses dhe këtë nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast. Shikojeni sot Shqipërinë. Çfarë nga ato që thashë më lart nuk qëndron? A nuk është i njëjti sistem vlerash e antivlerash? A nuk është ky një sistem shtypës, mashtrues, korruptues e kriminal që në fillimet e shtetit “të ri” shqiptar?

E ndërtuam atdheun 32 vite më parë mbi kilometra shprese…

Sot atdheu i atëhershëm ekziston mbi mijëra kilometra dhembjeje e zhgënjimi…. E përsëris: eksperimenti doli me sukses me Shqipërinë. Shikojeni sot Shqipërinë. Është kombinimi perfekt i një gjasme demokracie, i një gjysmë demokracie, i një aspak demokracie, ku opozita i bën fresk pushtetit dhe merr kockat e radhës me kulla e paprekshmëri dhe tallje të ëndrrave e shpresave të popullit opozitar.

Shikojeni sot Shqipërinë. Është një burg pa mure, ku të burgosurve as nuk u shkon në mendje të arratisen. Një sistem skllavërimi, kur për hir të konsumit, argëtimit, parave të pista e fasadës së shndritshme, skllevërit e dashurojnë skllavërinë e tyre.

Dhe eksperimenti do të vazhdojë të dalë me sukses. Shqipëria prostituohet, me dhe pa ndërgjegje. Dhe askush nuk është i pafajshëm. Pa përgjegjësi nuk është askush…Këtë nuk duhet ta harrojmë!

Përleshje e çmendur/ Huliganët kroatë terrorizojnë Athinën, vritet një 22-vjeçar, mes 98 të arrestuarve edhe një shqiptar

Skena të pazakonta dhune pushtuan të hënën në mbrëmje Athinën në stadiumin e AEK-ut. Huliganët e Dinamo Zagrebit sulmuan tifozët e AEK-ut. Për pasojë ka humbur jetën një 22-vjeçar grek. Ai u vra me thikë. Policia ka arrestuar në lidhje me këtë ngjarje 98 persona. Mes tyre janë 87 kroatë, një shqiptar, një austriak, një boshnjak, një gjerman dhe pesë grekë.

Po ashtu nga ngjarja kanë mbetur tetë persona të plagosur. Mes tyre një 17-vjeçar që ka goditje të forta në kokë pasi u godit me gurë. Në spital ndodhen të shtruar edhe 3 grekë e 5 kroatë të tjerë.

Skenat e dhunës ndodhën përpara ndeshjes AEK-Dinamo Zagreb që pritet të luhet këtë të martë dhe është e vlefshme për fazën e eliminatoreve të Champions League. Siç shkruajnë mediat greke, tifozët kroatë kanë mbërritur të organizuar në Athinë, pavarësisht një vendimi të UEFA-s për t’i ndaluar ata të lëvizin në transferta.

Kur kanë shkuar në Athinë, ata janë shoqëruar me tifozë të Panathinaikos, skuadër tjetër greke. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se sulmi dukej i organizuar. Një pronar lokali shpjegoi se çfarë ndodhi në “mësymjen” e huliganëve kroatë.

“Rreth orës 22:00 e kisha lokalin gjysmë plot. Dikush erdhi dhe më paralajmëroi. Një tifoz i AEK erdhi dhe më tha se po vinin kroatët. Më tha që të largoja njerëzit. Pas 10 minutash nisën që të ndiznin zjarre. Rreth 200-300 vetë filluan të thyenin çdo gjë. Rrugës poshtë, lokalet u boshatisën, nisën të hidhnin karriget dhe u përplasën me 20-30 fansa të AEK-ut”, përshkroi ai.

E pazakontë/ Eros Ramazzotti puth të bijën në buzë në mes të koncertit(Video)

Eros Ramazzotti mbajti më datë 3 gusht një koncert në Teatrin Antik të Taorminës, ku ngjalli polemika të shumta për shkak të një gjesti të tij. Në rreshtin e parë për ta dëgjuar ishte edhe vajza e madhe Aurora, së bashku me partnerin e saj Goffredo Cerza. Kjo e fundit ka ndarë në rrjete sociale një moment shumë emocionues të koncertit, kur ajo dhe babai i saj kënduan së bashku në skenë “It ëill be Daëën” ,

këngë e shkruar nga kantautori menjëherë pas lindjes së saj.

Gjatë performacës këngëtari italian e puthi në buzë të bijën 26-vjeçare duke shkaktuar komente të shumta negative në rrjete sociale.

Pasi iu afrua vajzës së saj ulur në vendet e para të Teatrit Antik të Taorminës, për të kënduar me të, Eros Ramazzotti e përshëndeti duke i dhënë një puthje në buzë. Gjesti përfundoi në TikTok dhe u bë viral shumë shpejt.

‘Nuk gjeneron sistemi ilaçet e rimbursueshme/ Shpërthen deputeti i Lushnjës :”Po ka me turp….

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje problemet që hasin në blerjen e ilaçeve të sëmurët kronikë. Në një postim në “Facebook” ai bën me dije se pacientët po paguajnë për ilaçet e rimbursueshme, edhe pse janë pensionistë apo kategori në pamundësi ekonomike.
Sipas tij, arsyeja është sepse sistemi nuk rigjeneron ilaçet e rimbursueshme.

Reagimi i plotë:

Alo Qivirriaaa!

Me falni nese ju prish pushimet me kete status.

Te semuret kronike, diabetike e te tj spo marrin dot ilaçet e rimbursueshme po i blejne me leke edhe pse jane pensioniste apo te kategorive ne pa mundesi ekonomike.

PSE ???

Sepse arsyeja qe ju i thoni eshte banale. NUK RIGJENERON SISTEMI ILACET E RIMBURSUESHME.

Po ka me turp.

Jepini zgjidhje se po ju kerkojne ilacet, jetike per ta.

Nuk po ju kerkojne as shezlone e as dreka me arragosta.

‘E kthyet si pazari dhe bujtinat ,s’po shkel me njeri’ /Korçarët revoltohen me ‘Festen e Birrës’ me bilete: “Grabitje….

Bashkia Korce si organizatore e festes se Birres prej ditësh fton qytetarët që të shkojnë në Korçë për 5 netë “fantastike”. Por ajo ç’ka shihet eshte se ne dt 18,19, 20 , Gusht vetëm per te hyrë duhen 20 Euro per te Premten ,30 euro per te Shtunen dhe 20 per te Dielen…

Në rrjetet sociale qytetarët shprehen te revoltuar se Iku koha kur mund te festonte edhe populli… iku pensioni i gjyshes per 3 dite ….

Mos u merzitni festa te tjera Po shpikin
Festa e shollomotkes me sheqer
Festa nardenit dhe me vone e cajit
Se kjo e birres do venitet shpejt

Duke e qujtur deri ne skenar grabitje

Gazeta italiane: “Ksamili, Maldivet e Europës, një në tre turistë është italian…

Plazhet shqiptare, e veçanërisht Ksamili vazhdon të konsiderohet si Maldivet e Europës. Këtë herë është italiania “La Repubblica”, e cila evidenton pasuritë e bregdetit shqiptar të cilat thotë gazeta mund të vizitohen për shumë më lirë se edhe plazhet italiane.

Ashtu si në Marina di Pescoluse, në Salento, por me një ndryshim, në Pulia një ombrellë dhe dy shezlongë mund të kushtojnë 50 euro në ditë, ndërsa në bregdetin shqiptar mund t’i gjeni ende me 10-15 euro, shkruan “La Repubblica”.

Për italianët që kërkojnë një det fantastik me çmime të arsyeshme, vendi ynë është zgjidhja ideale, madje sipas “La Repubblica”, 1 në 3 pushues këtë vit në Ksamil është italian.

“Tani për tani, parajsa kalimtare e pushuesve kursimtarë, atyre që nuk duan të shpenzojnë një rrogë tashmë të prekur nga inflacioni, është ky përqafim qielli dhe deti që hapet nga malet drejt Korfuzit, Ksamili, ku një në tre turistë është italiane. Më e egër se Kalabria, më e gjelbër se Umbria, më popullore se Romanja dhe me një det të ngjashëm me atë të Pulias, por më lirë,” vijon “La Repubblica”.

Zakoni i çuditshëm i Adele, qan para dhe pas çdo koncerti…

Adele prej vitesh tashmë na emocionon të gjithëve me këngët dhe projektet e saj, duke na bërë më shumë për të qarë në fakt se sa të ndihemi mirë, por për “kompensim” të paktën artistja bëka për të qarë edhe veten, kështu që të paktën na kupton. Në fakt, Adele nuk e bëjnë specifikisht baladat e saj të dashurisë të derdhë lot, por e gjithë muzika që bën, arti dhe audienca që e ndjek ngado. Këngëtarja 35-vjecare prej disa kohësh është gati cdo javë në “Caesars Palace” në Las Vegas, një rezidencë që e kanë mbajtur shumë artistë të mëdhenj para saj,

por edhe pse gjithcka po shkon shumë mirë me performancat e saj, Adele duket se ka aq shumë emocione, sa e ka bërë “zakon” që të qajë si para, ashtu edhe pas cdo koncerti që bën.

Sipas “Daily Mail”, një burim pranë artistes thotë: “Adele po përjeton një sërë emocionesh gjatë performancave të saj. Publiku mund të mos e dijë këtë, por këto shfaqje janë aq të rëndësishme, sa ajo qan çdo herë para apo edhe pas performancës së saj. Madhësia e spektaklit dhe suksesi i saj është aq fantastike për të saqë ajo qan pak para apo edhe pas shfaqjeve

E si për të treguar dashurinë e saj për publikun që e ndjek, Adela ka vendosur që të bëjë edhe një “live” nga koncerti në Vegas, me të gjitha performancat që ka bërë gjatë këtyre kohëve, për shkak se janë të shumtë ata që duan ta ndjekin nga afër dhe kjo gjë ose do t’i japë ndjesinë e të qenit aty në koncert bashkë me të, ose do t’i frymëzojë që të presin biletën për ta parë.

Ndërkohë nëse do shoqërues, Adele mund të na telefonojë se qajmë edhe ne bashkë me të.

Emocione dhe histori/ Kohë kur europa League ‘mbulonte me ar’ Skenderbeun…

Skënderbeu është konsideruar si nje nder ekipet më te mirë në historinë e futbollit shqiptar sa i takon paraqitjes në Europë….Dy herë në grupet e Europa League dhe 4 ture të kaluar, si asnjë ekip tjetër shqiptar. Kujtojme qe një sukses tjetër historik, ishte vendi i 47të në renditjen e shpallur së fundi IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Historisë së Statistikave në Futboll).

Për më tepër, Skënderbeu linte pas klube me shumë emër si Lacio, Borusia Dortmund, Ludogorets, Korinthias, Ajaks, Shalke, Vilareal, apo edhe Porto, Atalanta etj.

Plot stil dhe sensuale/ Dafina Zeqiri mahnit fansat në koncert(Foto)

Artistja ka mahnitur publikun me secilën performancë, teksa është shfaqur tejet atraktive dhe me veshje plot stil. E tillë është Dafina është paraqitur edhe në një nga koncertet e fundit, imazhe nga i cili ndau edhe me fansat e saj në Instagram.

34-vjeçarja dukej më në formë se kurrë më parë, teksa linjat e saj morën gjithë vëmendjen…

Si mua”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e fotografive.

Fluks hyrje-daljesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi tetë mijë mbërritën gjatë 24 orëve të fundit…

Muaji gusht vazhdon të shënojë shifra të larta të lëvizjes në pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit, në Kapshticë u regjistruan 5140 hyrje dhe 4270 dalje ndërsa nga Qafë Thana hynë 2890 dhe dolën 2057 persona. Fluksi më i madh i lëvizjeve u vu re gjatë fundjavës, ku shumica e udhëtarëve janë emigrantë apo shtetas të huaj,

të cilët vijnë për pushime në Shqipëri apo që largohen pasi i kanë përfunduar pushimet.

Pavarësisht fluksit të shtuar të lëvizjeve, kalimi në kufi nuk ka qenë i vështirë dhe udhëtarët në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës tregojnë se nuk ka pasur vonesa.

Për të mos krijuar probleme dhe radhë në Kapshticë janë vendosur në dispozicion 6 sportele nga pala shqiptare dhe 3 nga pala greke ndërsa në Qafë Thanë, për shkak të fluksit të menjëhershëm në disa momente janë shkaktuar vonesa deri në 1 orë./Top Channel

E trishtë/ E zë dera poshtë, ndërron jetë vogëlushi 8-vjeçar…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku si pasojë ka vdekur një 8-vjeçar pasi e kanë zënë dera e oborrit. Mësohet se i mituri ishte duke luajtur së bashku me motrën e tij 6-vjeçare, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe ndodhet në spital ku po vazhdon të trajtohet.

Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit.

Pastaj të dytë janë dëguar në spitalin rjaonal në Prizrne, ku nga plagët një fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“,- ka thënë për Gazetën Express Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren.