Skena të pazakonta dhune pushtuan të hënën në mbrëmje Athinën në stadiumin e AEK-ut. Huliganët e Dinamo Zagrebit sulmuan tifozët e AEK-ut. Për pasojë ka humbur jetën një 22-vjeçar grek. Ai u vra me thikë. Policia ka arrestuar në lidhje me këtë ngjarje 98 persona. Mes tyre janë 87 kroatë, një shqiptar, një austriak, një boshnjak, një gjerman dhe pesë grekë.
Po ashtu nga ngjarja kanë mbetur tetë persona të plagosur. Mes tyre një 17-vjeçar që ka goditje të forta në kokë pasi u godit me gurë. Në spital ndodhen të shtruar edhe 3 grekë e 5 kroatë të tjerë.
Skenat e dhunës ndodhën përpara ndeshjes AEK-Dinamo Zagreb që pritet të luhet këtë të martë dhe është e vlefshme për fazën e eliminatoreve të Champions League. Siç shkruajnë mediat greke, tifozët kroatë kanë mbërritur të organizuar në Athinë, pavarësisht një vendimi të UEFA-s për t’i ndaluar ata të lëvizin në transferta.
08.08.2023, Street fight, AEK Athens🇬🇷 (from left) vs BBB (Dinamo Zagreb, right🇭🇷) https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/TINYrMUYDP
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) August 7, 2023
Kur kanë shkuar në Athinë, ata janë shoqëruar me tifozë të Panathinaikos, skuadër tjetër greke. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se sulmi dukej i organizuar. Një pronar lokali shpjegoi se çfarë ndodhi në “mësymjen” e huliganëve kroatë.
“Rreth orës 22:00 e kisha lokalin gjysmë plot. Dikush erdhi dhe më paralajmëroi. Një tifoz i AEK erdhi dhe më tha se po vinin kroatët. Më tha që të largoja njerëzit. Pas 10 minutash nisën që të ndiznin zjarre. Rreth 200-300 vetë filluan të thyenin çdo gjë. Rrugës poshtë, lokalet u boshatisën, nisën të hidhnin karriget dhe u përplasën me 20-30 fansa të AEK-ut”, përshkroi ai.
08.08.2023, Street fight, AEK Athens🇬🇷 (from left) vs BBB (Dinamo Zagreb, right🇭🇷) https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/TINYrMUYDP
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) August 7, 2023
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.