Një pushues 55-vjeçar ka mbetur i lënduar në Pogradec, pasi është goditur nga një fadromë në vendin e quajtur ‘Plazhi’, ku është nisur drejt spitalit për të marrë mjekim. Nga pamjet e siguruara shihet momente nga ngjarja ku i plagosuri ndodhet poshtë fadromës me fraktura në fytyrë.
Nga njoftimi i policisë nuk bëhet me dije rrethanat e ngjarjes apo gjëndja e të lënduarit, por tek pamjet e siguruara shihet se 53-vjeçari ka marrë dëmtime serioze në trup.
Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

