Nuk mjaftojnë më punëtorët nga vendet e treta. Tashmë, Shqipëria po përgatitet të presë edhe studentë nga Bangladeshi, Filipinet, Pakistani dhe vende të tjera të largëta. Lajmi vjen nga Gjirokastra, ku rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Jaho Canaj, bën të ditur se kërkesat e studentëve të huaj për të studiuar në Shqipëri janë në rritje raporton Top channel.
Për këtë vit nuk janë parashikuar ende kuota për studentë nga vendet e treta, por universiteti po përgatitet për vitin e ardhshëm, ndërsa programet e studimit pritet të ofrohen edhe në gjuhën angleze kete vit akademik.
Ndërkohë, Universiteti në Gjirokaster ka shënuar rritje të regjistrimeve vendase. Në fazën e parë janë regjistruar rreth 300 studentë, nga rreth 250 një vit më parë. Interesi më i lartë është për programet dyvjeçare profesionale, Infermierinë dhe Ekonomikun. Por krejt ndryshe paraqitet situata në degët e mësuesisë, ku interesi mbetet i ulët.
Po keshtu edhe ne Korçe numri i rregjistimeve eshte i ngjashem me Gjirokastren ndersa Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës ka hapur për herë të parë programin e studimit Data Science. Ky program i shtohet ofertës akademike të universitetit, me zhvillim në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Nqs bejme nje krahasim numri i studenteve i ngjan afersisht nje Gjimnazi te madh ndersa lufta behet te mos kete falimentim te institucioneve sikunder Korça e shpalli pak vite me pare…
Dhe nëse kërkesat konkretizohen, auditorët e universiteteve shqiptare mund të shohin shumë shpejt një realitet të ri: studentë nga vende të largëta, Pakistani , Bangladeshi ,Filipinet që zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të punuar, por për të studiuar.


