Te Skënderbeu duket se ende nuk janë stabilizuar plotësisht për sa i përket lëvizjeve në hyrje dhe në dalje. “Panorama Sport” mëson se juglindorët kanë huazuar së fundmi dy futbollistë. Bëhet fjalë për mbrojtësin 18-vjeçar, Spasian Nasto, i cili është bashkuar me Kastriotin në Kategorinë e Parë si dhe mesfushorin nigerian Emanuel, që huazohet te Gramshi në Kategorinë e Dytë.
Nasto ishte titullar në duelin ndaj Vllaznisë, ndërkohë që edhe Emanuel ishte pjesë e kontigjentit në 3 duelet e para.
Ndërkohë një lajm pozitiv në kampin korçar në prag të duelin ndaj Tiranës, teksa trajneri Ahmataj do të ketë në dispozicion në këtë përballje futbollistin nga Kongo, Deklan Mousavou. 20-vjeçari i cili numëron 5 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij, është bërë pjesë e korçarëve prej kohësh, por nuk mundi të federohej për 3 duelet e para, për shkak të problemeve me dokumentacionin, ndërkohë që tashmë do të jetë një atlernativë më shumë për trajnerin Ahmataj./ Panorama Sport
