“Bulgareci i mbytur nga plehrat” –Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente… po kthehet në landfill –

Banorët e fshatit Qendër Bulgarec ngrenë një shqetësim serioz për situatën e krijuar nga grumbullimi dhe hedhja e pakontrolluar e mbetjeve dhe inerteve në territorin e fshatit. Rrugë dhe zona të ndryshme janë mbushur me plehra, ndërsa në disa pjesë mbetjet janë grumbulluar në sasi të mëdha, duke vështirësuar edhe lëvizjen e banorëve.

BULGARECI PO KTHEHET NË LANDFILL – BANORËT KËRKOJNË NDËRHYRJE URGJENTE

Qendër Bulgarec, Bashkia Korçë

Lagje dhe rrugë të ndryshme janë mbushur me plehra. Në disa zona, mbetjet janë bërë aq të shumta sa banorët e kanë të vështirë të kalojnë në rrugë pa kaluar pranë ose mbi mbetje. Era e rëndë dhe ndotja janë kthyer në një problem të përditshëm për banorët.

Por banorët nuk kërkojnë vetëm pastrimin e plehrave.

Kërkojmë PASTRIM URGJENT të të gjitha zonave të ndotura dhe, mbi të gjitha, NDALIMIN E MENJËHERSHËM TË HEDHJES SË PLEHRAVE DHE INERTEVE

Pas pastrimit duhet të merren masa konkrete që këto zona të mos kthehen përsëri në pika të paligjshme grumbullimi. Kërkojmë kontrolle të vazhdueshme, evidentimin e personave që hedhin mbetje dhe marrjen e masave administrative sipas ligjit shprehen ata.

PROBLEM I MADH EDHE ME INERTET

Një tjetër shqetësim serioz është hedhja e inerteve në territorin e Bulgarecit.

Sipas banorëve, inerte nga prishje dhe punime të ndryshme në qytetin e Korçës, përfshirë tulla, tjegulla dhe materiale të tjera ndërtimi, transportohen dhe hidhen në zona të fshatit.

Kërkojmë që kjo praktikë të ndalohet rreptësisht dhe të verifikohet se kush i sjell dhe ku i depoziton këto materiale.

KU JANË INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE?

Banorët kërkojnë reagim dhe përgjegjësi nga institucionet lokale, përfshirë administratorin e Njësisë Administrative Qendër Bulgarec, Klajdi Shaho, dhe kryeplakun e fshatit, Llazi Burda shprehen banorët e shqetësuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.