Gozdenovic i kenaqur pas Flamurtarit: “Fituam 11 lojtare te rinj….kohë të tregojmë cilësitë tona….

Ivan Gvozdenoviç ka mbetur i kënaqur nga ndeshja kundër Flamurtarit. Trajneri i Skënderbeut theksoi se ekipi ka fituar 11 lojtarë të rinj në këtë periudhë. “Është një tjetër paraqitje e mirë dhe jam i kënaqur me atë që ekipi ka treguar në fushë. Nuk e them këtë sepse kemi fituar, pasi rezultati është gjëja e fundit që më intereson në një miqësore.

Mendoj se kemi fituar 11 lojtarë të rinj që janë bërë pjesë e grupit ekzistues dhe mund të them se po përshtaten mirë.

Nuk kemi qenë aq agresivë në pjesën e dytë, por kjo vjen edhe si pasojë e mbylljes së fazës përgatitore dhe lojtarët nuk kanë dashur të rëndojnë më shumë muskujt e lodhur. Tani është koha të përshtatemi me ritmin e duhur dhe të tregojmë vërtet cilësitë tona. Më mirë që gabimet kanë ndodhur tani dhe t’i shmangim gjatë kampionatit. Edhe shtyrja e kampionatit ndikon psikologjikisht tek lojtarët, pasi janë edhe dy javë të tjera përgatitje”, ka thënë Gvozdenoviç.

I pyetur për mungesën e sulmuesit nga Xhamajka, Fleçer, ai sqaroi: “Sulmuesi ishte në tribunë, pasi nuk ka formën e duhur fizike për të luajtur. Po zhvillon një program për të kapur formën dhe shumë shpejt do jetë gati”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: