Dorë për dore rrugëve të Italisë/ Luizi dhe Kiara shfaqen kaq të lumtur(Video)

Luizi dhe Kiara ka disa ditë që kanë shkuar për vizitë në Itali. Nga atje ata kanë ndarë pamje të shumta me familjarët e Kiares pasi shumica e tyre ndodhen atje përfshirë edhe prindërit e saj dhe kushërinjtë. Së fundmi Luizi ka publikuar një video ku tregoi se ka shkuar për ta marrë Kiaren nga sfilata e modës që kishte marrë pjesë.

Ata shfaqen dorë për dore rrugëve të Italise dhe duken mjaft të lumtur.

Arjan, ti je vëlla”, çfarë i ka ndodhur opinionistit të njohur…

Opinjonisti i njohur Arjan Konomi shpesh ndan në rrjetet sociale momente nga përditshmëria. Konomi edhe pse ka rreth një vit që nuk është në ndonjë emision, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale. Prej pak kohësh ai ndodhet në Australi, ku ka ndarë disa momente nga takimet që po bën atje. Mirëpo ajo që u ka rënë në sy ndjekësve është ndryshimi në pamje i Arjan Konomit.

Në dy videot e fundit të postuar nga opinionisti në Tik Tok, shumë ndjekës të tij janë habitur nga pamja. Ai shihet me një kapele me flokë të thinjur dhe disi i zbehtë. Pamje kjo që ka ngritur shumë pikëpyetje.

Kush je ti dhe çfarë i bërë Arjanit?; Arjan të kanë klonuar; Arjan, ti je vëlla se s’po të njoh”, janë disa nga komentet në videot e opinionistit.

Hiqet si i verbër dhe merr Kemp, gruaja kujdestari/ “Gazetarja” e ‘kap duke larë oborin :”Na kanë ardhur foto duke vjelë rrush…

Emisioni “Stop” ishte në fshatin Shirgjan të Elbasanit për një denoncim, që lidhet me Jorgo (Zani) Çehu. Ai prej vitesh merr Kemp për verbërinë e po kështu bashkëshortja merr kujdestarinë për të. Fotot dhe videot që “Stop” disponon tregojnë, se Jorgo apo Zani, i kryen lëvizjet e punët pa asnjë vështirësi. Ai jeton në Greqi, por të që marrë pagesat i duhet që të vijë në Shqipëri çdo 6 muaj.

Në Njësinë Administrative Shirgjan, “Stop” kërkoi fillimisht administratoren Drita Cerri, por ajo u zhduk dhe gazetarja mori takim me mjeken e familjes së zotit Jorgo.

Kjo e fundit shpjegoi, se pacienti në fjalë është plotësisht i verbër dhe po të mos e mbajë e shoqja, mund të bjerë në kanal. Stop” shkoi në shtëpinë e pacientit dhe e gjetën duke larë oborrin. Bashkë me gruan, bashkëshortët mohuan, që Kempin e marrin padrejtësisht.

Gazetarja: Bashkë me bashkëshorten, bashkëshortja merr kujdestari, ju keni verbëri të plotë dhe i bëni të gjitha punët vetë.

Jorgo Çehu: Çfarë punësh kam bërë unë moj motra ime? Ku kam bërë unë punë? Unë nuk kam bërë asnjë lloj pune vetë. Asnjëlloj pune. Unë me shoqërues nuk dal deri aty.

Gazetarja: Ti qenke duke larë oborrin?

Jorgo Çehu: Çfarë oborri? Oborri është këtu… Jam unë që rri këtu.

Gazetarja: Si e shpjegoni që vini vetëm për të bërë rinovimin e Kempit nga Greqia?

Jorgo Çehu: Jo moj motër ça…

Gazetarja: Nuk sheh fare?

Jorgo Çehu: Ça të shoh? As 1% ça do shoh. Unë dal me shoqërues kudo ku vete.

Gazetarja: E kuptoj, por nuk ishte kjo situata, kur ju kemi parë nëpër video, nëpër foto që na kanë dalë. Ne na kanë ardhur foto dhe video duke vjelë rrush në Greqi?

Jorgo Çehu: Rrush unë? Ça thua moj motër.

Gazetarja: Duke bërë pazarin i vetëm në rrugët e Greqisë.

Jorgo Çehu: Po ça thua moj motër ça thua.

Gazetarja: Edhe këtu besoj se po ju tregonte gruaja se ku ta lanit oborrin?

Jorgo Çehu: Jo moj motër, këtu markushi.

Gazetarja: Zonjë je në shkelje të ligjit. Nëse zotëria ka një problem të vogël me syrin mund të trajtohet për atë që ka, por jo verbëri të plotë.

Jorgo Çehu: Unë kam verbëri të plotë.

Gazetarja: Një i verbër i plotë nuk lëviz nga karrigia.

Zegjine Çehu: Burri im ka 5 vjet që nuk punon në kurbet.

Gazetarja: Jo më larg se 2020 na ka ardhur fotoja duke vjelur rrush.

Zegjine Çehu: Nuk e di kush ka qenë ai që ju ka sjellë ju këtë informacion.

Gazetarja: Jo, nuk e di unë ku e keni guximin ju që gënjeni dhe vidhni shtetin në dritën e diellit.

Jorgo Çehu: Dokumentet janë të rregullta.

Ndërkohë nga Shërbimi Social Shtetëror na pohuan, se Jorgo Zani Shehu ose Zani Çehu, ka statusin e të verbrit me pagesë 13 525 lekë secili, pacienti dhe kujdestari./tvklan.al

Rritja e pensioneve/ Gazetari i njohur : “Befasuan të madh e të vogël, tani fund fukarallëku…

Nga Lutfi Dervishi

Pensionistët, tani fund fukarallëkut! Lajmi se pensionet do të rriten me 8% ka lënë pa gojë armatën e 700 mijë pensionistëve. Në një lëvizje të papritur deputetët që mezi arritën të dyfishojnë rrogat e tyre, befasuan të madh e të vogël me rritjen e paprecendtë që pritet t’u bëhet pensioneve. Nëse pensioni mesatar në qytet është 17 mijë lekë në muaj (170 mije leke) me rritjen e MADHE që pritet të ndodhë në muajin tetor, çdo pensionist, çdo muaj të vitit, do të ketë 13 mijë lekë më shumë.

Për ata që mendojnë se është pak dhe nuk mund të bësh asgjë sot me 13 mijë lekë, u duhet kujtuar se janë çdo ditë 450 lekë më shumë.

Tani që me këtë rritje çdo pensionist i dha fund fukarallëkut pyetja është si mund të përdoren këto lekë me efikasitet aq më tepër kur kemi familje që kanë dy pensionistë dhe shuma ditore arrin plot në 900 lekë. Të vjetra vërtet, por 900 lekë ama. Ekspertët ofrojnë disa këshilla praktike për këtë situatë të pa zakontë që pritet t’i zerë 691 mijë pensionistët e Shqipërisë.

Aventuara ditore. Me 450 lekë secili pensionist mund të udhëtojë si zotni në urban dhe nuk ka nevojë të ecë në këmbë si në vajtje ashtu edhe në kthim. Tashmë gjysmën e rrugës mund të udhëtojë si mbret në autobuz. Por duhet nxituar sa pa u rritur çmimi i biletës urban. Me çmimin e sotëm të biletës, pensionisti kursen edhe 50 lekë. Me 50 lekëshi mund të shfaqet si filantrop dhe t’ia falë një lypësi (nëse ai e pranon 50 lekëshin)

Me 450 lekë në ditë mund të blejë çdo ditë nga një fidan peme dhe po gjeti vend mund të mbjellë një pemë dhe i vetëm pa ndihmën e askujt dhe pa i shtrirë dorën kërkujt brenda 2700 vitesh mund të krijojë i vetëm një pyll orbital prej 1 milionë pemësh. Kuptohet që pensionisti nuk do jetojë kaq gjatë, por mund ta lë amanet që brez pas brezi secili pensionist i familjes të mbjellë pemë. I lë famljes një emër të mirë dhe një nismë që turpëron çdo kryebashkiak të planetit.

Investim në real estate.

çmimet e banesave vërtet janë rritur shumë, por me 450 lekë në ditë, për 120 mijë euro mund të blesh një garsoniere të mire 45 metra kudo në Tiranë. Mrekulli apo jo? Për këdo që ngre vetullat dhe të bëjnë hesap duke të thënë se duhen 1000 vjet për t’i mbledhur këto para i duhet kujtuar se edhe Roma nuk u ngrit në një ditë. Ideja që ne i duam gjërat sot, tani, menjëherë, në këtë çast, në këtë moment na ka marrë në qafë si popull e si komb. Duhet të kultivojmë pak durimin strategjik. Gjërat e mira duan kohë. Dhe e mira pret.

Ditës kur e pi kafenë turke në shtëpi për të kursyer po i vjen fundi. Me 450 lekë çdo ditë mund të rrufisësh një kafe një herë në dy ditë në lokal dhe të kalosh dy orë duke ëndërruar për gjëra të mrekullueshme si ulja e çmimit të bukës, ilaçeve, energjisë, etj, etj.

Familje milioneri.

Nëse 450 lekëshin e lë në bankë në llogarinë e kursimit, brenda vetëm 10 viteve mund të gjenerohet 1 milionë lekë dhe nipi yt mund të jetë krenar se falë gjyshit mund ta quaj veten milioner. Me këto 1 milionë lekë vërtet nipi nuk mund të blej makinë, shtëpi apo pasuri, por mund të jetë krenar se do ta quaj veten milioner.Pra me 450 lekë në ditë, mundësitë për pensionistët janë të pafundme. Vetëm duhet vrarë mendja si duhen futur në punë 13 mijë lekë në muaj.

Degjenerimi në ekranet shqiptare, si janë shndërruar Përputhen e Ishulli i Dashurisë në prostitucion mediatik

Nga Rudina Bakalli*

Në vjeshtën e vitit 2003, RTSH nën drejtimin e Adi Krastës nisi “Ethet e të Premtes Mbrëma”, një program që mbërtheu vëmendjen dhe zemrën e shqiptarëve anembanë botës. Ky program zgjati 3 vjet dhe nxori në pah disa nga zërat që edhe pse të rinj, bën histori në muzikën shqiptare si Anjeza Shahini, Luiz Ejlli, Elvana Gjata etj. Ethet kishin zbuluar gjithashtu etjen e të rinjve shqiptarë për të qenë protagonistë në skenë aq sa programet në kërkim të talenteve të reja fituan një terren të ri dhe popullaritet të gjerë.

Në vjeshtë të 2011, një tjetër televizion kombëtar, Top Channel, do të niste një program të ngjashëm por nën ombrellën e një patente të njohur ndërkombëtare.

“The Voice of Albania” do të mbërthente pas ekranit shqiptarinë. Vetëm një vit më vonë, TV Klan, rival i Top Channel, do të synonte rimarrjen e terrenit televiziv duke sjellë një tjetër patentë të njohur ndërkombëtare si ai i “X Factor”. Këto programe u pasuan nga Gjeniu i Vogël dhe The Voice for Kids etj.

Pavarësisht çështjeve etike që mund të ngrinin këto programe në fushën e identitetit të konkurentëve si për shembull mesazhi që një titull i pafajshëm në dukje si “Ti vlen” përcjell për vlerën e vërtetë të një qënieje njerëzore, apo meritokracisë në garim, në thelb sollën një kontribut të madh duke siguruar një plaftormë në zbulimin e zërave të rinj, disa prej të cilëve janë ende shumë të dashur për publikun shqiptar.

Ethet e Dashurisë

Si pa kuptuar, ethet e muzikës apo talenteve u zëvendësuan nga reality show që në thelb kanë fenomene sociale dhe si mision të vetëshpallur gjetjen e dashurisë. Siparin e garës në mos gaboj e hapi Përputhen në Top Channel në 2019, për t’u pasuar nga Love Story dhe më pas për të evoluar në Kepin e Tundimit dhe së fundmi pas suksesit të Big Brother VIP Albania në 2022-2023 me një artileri të rëndë nga rivali Klan me Ishulli i Dashurisë.

Të jem e sinqertë nuk e kam ndjekur Përputhen, sepse edhe ato pak puntata që më dilnin në orarin e pasdites në ekran, kur jam përpjekur të kuptoj çfarë ka kapur vëmendjen e shqiptarëve, më janë dukur si një gjellë e palezetshme.

Love Story, edhe pse i ardhur në një variant më të sofistikuar dhe jo aq vulgar sa Përputhen, prapë ishte një pjatë tjetër ku autorët edhe pse i kishin prerë dhe servirur pak më fine përbërësit, të gërditej e përzihej. Kepin e Tundimit as kam marrë mundimin ta shoh as një sekondë të vetme, dhe dalldia e Ishullit të Dashurisë që sapo ka filluar është edhe më e frikshme për shkak të përmbajtjes që po servir tek të rinjtë tanë.

Këto formate janë të ndërtuara mbi një themel të shtrembëruar komercial të dashurisë.

Edhe pse nuk ka asnjë gjë të keqe që dy të rinj të njihen, ambienti ku kjo ndodh nuk është i shëndetshëm, madje është i frikshëm dhe tejet shqetësues. Efekti klikim dhe fitim justifikon mënyrën. Përveç kësaj ka një bullizëm të sofistikuar që ushtrohet ndaj shqiptarëve edhe nga opinionistët që jo rrallë masakrojnë audiencën ( por edhe ndonjë pjesëmarrës) nën justifikimin se është një shoqëri tribale dhe mendjembyllur. Efekti tjetër është tjetërsimi i të rinjve të cilët i jepen presionit për të mos u ndjerë të përjashtuar, aq sa kur sheh prezantimin e tyre dhe përshtatjen e kompromiset që bëjnë gjatë rrugës për të fituar çmimin e madh, të vjen për të qarë me mungesën e respektit për veten dhe cektësinë ku kanë vendosur të bëjnë pllaq plluq!

Përputhësat dhe Ishullorët tanë

A e keni vënë re se gati 90% e pjesëmarrësve të këtyre formateve janë emigrantë shqiptarë në meso moshë të larguar nga Shqipëria kur ishin fëmijë, apo fëmijë emigrantësh të lindur e rritur andej?

Çfarë më tregon kjo për kulturën shqiptare dhe suksesin e vërtetë të këtyre programeve? Edhe pse në dukje ka një shikueshmëri të lartë dhe rritje të profileve të instagrameve të pjesëmarrësve, ka një pjesëmarrje më të vogël të vendasve ndoshta për shkak të paragjykimit dhe opinionit që ende ka ndikim në Shqipëri.

Megjithatë rubrika si Historia ime ose Shihemi në gjyq apo Me zemër të hapur në TV Klan dhe News 24 në të cilat njihemi me histori shumë të trishta dhe dramatike, si edhe skandale familjare, më bëjnë të mendoj se opinioni dhe paragjykimi nuk janë domosdoshmërisht faktorë që frenojnë të rinjtë shqiptarë vendas të marrin pjesë në këto formate. Kz do të ishte ndoshta një studim me interes për sociologët apo drejtuesit shpirtërorë. Ajo që mund të them nga këndvështrimi im është se niveli i kompromisit për të performuar që të kënaqësh audiencën merr përmasat e një prostitucioni televiziv. Të bësh presion ashtu si opinionistja Zhaklinë Lekatari bënte në edicionin e Big Brother VIP Albania duke thënë me forcë që donte të shikonte seks në Big Brother VIP Albania, për mendimin tim është prostitucion televiziv.

Atëherë çfarë i shtyn këta të rinj të bëhen pjesë e këtij fenomeni kaq të pashëndetshëm dhe të dëmshëm? Cila është nevoja e tyre?

Të rinjtë e rritur në emigracion i përkasin asaj që quhet kultura e tretë (third culture). Një fëmijë i rritur në kulturën e tretë ka një sfidë me identitetin pasi ata ndihen pa shtëpi në atdheun e tyre dhe pa shtëpi në tokën pritëse. Nuk kanë lidhje të forta kulturore me asnjërin nga “atdhetë” e tyre prandaj mund të shkelin kufijtë kulturorë nga të dyja anët pa e ndjerë tamam efektin e asaj që po bëjnë. A e keni vënë re për shembull sa pa problem mund ta thuash një fjalë të papërshtatshme në një gjuhë të huaj kur nuk ia di kuptimin?

Ajo fjalë bëhet e vështirë për ty në momentin që mëson çfarë kuptimi ka. Kjo me shumë gjasa përkthehet edhe në sjellje të caktuara të cilat për ty janë si një gjuhë e huaj, ti i shkel dhe nuk ndjen gjë sepse nuk kanë të njëjtën peshë për ty.

Këta të rinj gjithashtu e shohin pjesëmarrjen në këto formate si një trampolinë për t’u kthyer në atdhe në botën e medias apo të influencës që sigurojnë rrjetet sociale. Në thelb nëse dështojnë nuk kanë asgjë për të humbur, mund të kthehen në atdheun e tyre të dytë e të vazhdojnë jetën e tyre si më parë. Këta të rinj nuk po mendojnë si të bëjnë më të mirë vendin e tyre mëmë, të cilin në fakt nuk e shohin si vendin e tyre, por më shumë si një destinacion i largët pushimi ku mund të çmallen me të afërmit e pastaj të kthehen në vendin ku kanë krijuar jetën e tyre.

Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me gabime naive gjuhësore, por me kompromise për të pranuar dhe përfaqësuar një model të shtrembëruar të dashurisë që për hir të së vërtetës të kujton ndonjë fermë mbarështimi të kafshëve duke shkëmbyer çiftet me shpresën se kush e di çfarë race po na del në fund të programit.

Njeriu nuk është vetëm një qënie biologjike. Ai është trup, shpirt, zemër. Dashuria e vërtetë ngjizet dhe mbruhet në këtë trekëndësh dhe është e shenjtë. Çdo lloj trekëndëshi tjetër është si një zjarr i ndezur jashtë vatrës, dëmet e të cilit mbase nuk ia shohim që nga fillimi. Mjafton të kujtojmë se si një nga zonat më të bukura të Hauajit, Maui u dogj nga një shkëndijë zjarri. Apo për të mos shkuar shumë larg, të kujtojmë pallatin që u shkrumbua para pak ditëve në Tiranë duke lenë dhjetëra familje jashtë dhe një dëm kolosal. Populli ynë i mençur jo më kot thotë që nuk luhet më zjarrin. Por ne po luajmë dhe po argëtohemi!

Qilimi i hedhur

Para disa viteve kemi patur një qilim leshi me motive shqiptare, shumë të bukur. Për fat të keq kur ndërruam shtëpinë, nga padituria se si të kujdeseshe për një qilim të tillë, nuk u tregova mjaft e kujdesshme dhe e lashë për disa ditë në ballkon, ndërkohë që sistemonim gjërat. Ballkoni ynë ishte i hapur në atë kohë dhe e rrihte dielli gjithë ditën por edhe shiu. Në një nga ato ditë ra një shi me rrebesh dhe qilimi u lag keq dhe pastaj dielli i fortë që supozohej ta thante dhe largonte lagështinë dhe mykun e shkatërroi.

Fijet ishin dëmtuar shumë keq dhe një pjesë e mirë u shqye teksa po e laja. Nuk mund të rithurej dhe as të riparohej dhe u hodh, gjë që më ka mbetur peng sepse ishte keq administrim i një gjëje me vlerë.

Kultura është si një qilim me fije shumëngjyrëshe e modele të trashëguara përgjatë viteve. Ajo jo gjithmonë na servir modele të mira. Disa duhen rimodeluar dhe përshtatur. Disa duhen eliminuar. Por disa janë thelbësore. Dhe kur ti për qëllim përfitimi i ekspozon me sforcim dhe imponim ndaj agjentëve të huaj që janë të dëmshëm për të, ajo që shkakton është një dëm shumë i madh.

Jeta jonë gjithashtu është si një qilim ku stilohet dhe ndërtohet mbi fijet bazë të cilat janë më të forta se të tjerat dhe mbajnë gjithë dizajnin. Nëse i shkatërrojmë këto fije bazë duke i zëvendësuar me fije në dukje moderne dhe premtuese por të dobëta, në fund do të kemi një qilim të shqyer.

Dashuria është e vyer dhe lum kush e gjen. Por ajo nuk gjendet ne tregun e gjësë së gjallë as të shkëmbimit të çifteve në fund e fillim të çdo jave sikur të shkëmbeje një palë këpucë apo rrobë. Le të jemi të mençur dhe ta respektojmë jetën dhe dhuratën e rinisë, sepse jo të gjithëve u është dhënë!

*Titulli origjinal: Ethet e “Dashurisë”

U përfol për lidhjen e saj me Endri Priftin/ Reagon Ola: “I larë në flori të jesh, prapë të shajnë…

Këngëtari korçar, Endri Prifti dhe gazetarja, Ola Bruko, kanë qenë dyshja më e përfolur në media, pasi përflitet për një lidhje dashurie mes tyre. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim direkt nga asnjëra palë, por një postim i gazetares u mor si reagim indirekt për lajmet që po qarkullojnë.

Fillimisht ajo ka ndarë disa vargje nga “Floriri” i Dritëro Agollit:
“I bardhë si bora të jesh,
i ndritur, i larë me flori.
Prapë do të shajnë, patjetër,
pa sharë nuk mbetet njeri …!

E hodhën floririn – e tretën,
në llum, në llagëmin e zi.
Një shekull kaloi dhe e gjetën,
Floriri kish mbetur Flori …”, janë vargjet që ka zgjedhur Ola Bruko të shpërndaj pikërisht në këto ditë.

Ndërkohë në një tjetër postim, krah një foto të saj të vjetër, moderatorja shkruan se populli shqiptar kërkon bekimin e Papës:

“Papa do ishte mire te na vizitonte edhe njehere e te na bekonte si popull????
Paqe, qetesi, dashuri dhe jo urrejtje paçi ne shpirtrat tuaj. Jeta eshte e shkurter, iken e nuk vjen me!

Zoti qofte edhe me ju. Amin”

Shuhet në moshën 98-vjeçare ish-Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano

Ndahet nga jeta Giorgio Napolitano, ish-presidenti i Italisë. Napolitano ishte 98 vjeç. Vdekja ndodhi në klinikën Salvator Mundi në Gianicolo në Romë, ku presidenti emeritus ishte shtruar prej disa kohësh.

Pranë tij në momentet e fundit ndodhej familja, veçanërisht djali Giulio dhe gruaja e tij Clio, 89 vjeçe, si dhe këshilltari historik i komunikimit, Gianni Matteoli.

Më 21 maj 2022, Napolitano iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe u shtrua në spital për nëntë ditë në spitalin Spallanzani në Romë. Kursi pas operacionit ishte i pandërprerë.

Përplasi për vdekje 79-vjeçarin me Mercedes, arrestohet 28-vjeçarja në Korçë….

Vihet në pranga 28-vjeçarja, Olta Meta drejtuesja e automjetit, e përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit humbi jetën 79-vjeçari Muhamet Allisha.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasen O. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në bulevard “Republika”, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin M. A., 79 vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.” Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

‘Do u hiqen pasaportat nëse nuk deklaroheni bullgarë’, kërcënohen banorët e Pustecit…

Ka nisur regjistrimi i popullsisë edhe në komunën Pustec në Shqipëri. Kreu i fondacionit të organizatës bullgare “Maqedonia”, Viktor Stojanov, thotë se nëse banorët nuk regjistrohet si bullgar etnik në regjistrim, pasaportat e tyre bullgare do të tërhiqen.

Për të gjithë banorët e komunës së Pustecit, Shqipëri: Nëse nuk regjistroheni tani si bullgarë etnikë në regjistrim, shtetësia bullgare do të ju hiqet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe se nëse jeni në proces të dhënies së shtetësise, procedurat do të ndërpriten menjëherë. Tashmë kemi një rast të tillë. Mendoni për këtë”, ka deklaruar Viktor Stojanov.

Gjatë regjistrimit të popullsisë, zv/presidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova, ishte në Shqipëri. Ajo vizitoi fshatrat Golemo Ostreni dhe Golo Bordo të cilët janë të banuara më së shumti me popullatë maqedonase.

3 Mihalë shfaqen në Maliq/ Mbajnë peng 23 emigrantë në këmbim të 10 mijë eurove(Video)

23 emigrantë të Lindjes së Mesme janë mbajtur peng për disa orë në një banesë të braktisur në Maliq. Ata kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia në Shqipëri në mënyrë klandestinë dhe më pas kanë rënë pre e grabitësve. Policia ndërhyri në kohë duke liruar emigrantët dhe prangosur autorët, Kristiano Ajasllari, 38 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, si dhe Adri Levendi 24 vjeç, banues në Vlorë dhe Adri Levendi , 24 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet ka rezultuar se tre të rinjtë kishin transportuar emigrantët me një furgon dhe më pas i kishin fshehur në një banesë e braktisur. Nëpëmjet kërcënimit tre autorët u kanë marrë emigrantëve celularët dhe një shumë prej 10 mijë eurosh

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e shtetasve Kristiano Ajasllari dhe Adri Levendi të cilët u konstatuan në fshatin Bregas, me automjetin tip furgon me të cilin kishin transportuar 23 emigrantët me qëllim kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve të BE-së. ShtetasiAdri Levendi ., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjithashtu shërbimet e Policisë kapën edhe shtetasin Adri Levendi, i cili po lëvizte me një automjet tip “Audi”, gjatë kontrollit të të cilit u gjet një shkop metalik i ngjashëm me atë të policisë.

Në kuadër të këtij operacioni në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete, 3 aparate celulare, 1 shkop metalik dhe sasi në lekë dhe euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Aksident në qëndër të Korçës/ Automjeti përplas biçikletën, drejtuesi në gjendje kritike për jetën….

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në qendër të qytetit të Korçës. Mësohet se një mjet ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë. Si pasojë, ky i fundit është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak;

Sot rreth orës 16:15, në bulevard “Republika”, Korçë, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar një biçiklist, ende i paidentifikuar, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Digjet në ecje BMW-ja në autostradën Tiranë-Elbasan, shpëton për mrekulli shoferja 21-vjeçare Korçare

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan pranë fshatit Dopaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, teksa automjeti tip BMW ishte në lëvizje. Dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga një 21 vjeçare banuese në Korçë.

Informacion paraprak:

Rreth orës 13:00, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në fshatin Dopaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasja E. Ç., 21 vjeçe, banuese në Korçë.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

E trishte në Greqi/ 24-vjeçari Shqiptar humb jeten në një kantier .E kishte diten e pare te punës….

Ngjarje e trishtë në Greqi. Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi mëngjesin e sotëm në një kantier ku po kryhenin punime për kanalizimin e ujërave të zeza. Ngjarja ka ndodhur në Agrinio të Greqisë ku sipas “Protothema”, i riu nuk ishte punonjës i bashkisë por staf i firmës që po kryente punimet.

I riu shqiptar e kishte ditën e parë të punës ditën që edhe u nda nga jeta.

Informacionet bëjnë me dije se ai mund të jetë përplasur nga një ekskavator por rrethanat e sakta të vdekjes së tij akoma nuk dihen. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila ka transportuar punëtorin e plagosur në spitalin e Agrinit, por fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Autobusi me nxënës bie në humnerë, 2 të vdekur e 5 të lënduar rëndë…

Një aksident i rëndë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një autobus, i cili po transportonte nxënës të një shkolle të mesme në Long Island në një koncert në Pensilvani, ka rënë në humnerë. Nga ky aksident raportohet për të paktën dy të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur, mes tyre pesë në gjendje të rëndë.

Sipas mediave amerikane, aksidenti ndodhi në Interstate 84, në një pikë rreth 120 kilometra në veri të Nju Jorkut.