“Do të mësoj lojtarët e Kombëtares të driblojnë 2-3 kundërshtarë”/ Ish-deputeti i dërgon letër Armand Dukës: “E mund Çekinë 100%…

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje mjaft të rëndësishme në muajin tetor, ku në “Air Albania” do të presë Çekinë. Për këtë takim, në “ndihmë” për FSHF-në, është gati të vijë ish-deputeti Selami Jenisheri, i cili kërkon t’i marrë “vendin” e trajneri Silvinho. Me anë të një letre, ai i ka shkruar FSHF-së dhe presidentit Armand Duka ku i ka kërkuar që skuadra të bëjë një stërvitje që vetë ai e ka përgatitur, pasi në këtë mënyrë skuadra do të fitonte 100%.

Jenisheri shkruan se shumë futbollistë janë bërë milionerë falë stërvitjes së tij dhe se me metodat që ai ndjek, lojtarët do të fitojnë aftësi të jashtëzakonshme.

“Kam be nje studim qe i ben futbollistet e zakonshem ne nivelin ku te thirren ne ekip kombetar. Kjo lloj stervitje eshte eksperimentu me porosi te F.SH.F. me sukses, ku nga kjo stervitje futbollisti merr nivele shume te larta teknikisht e keshtu ato shiteshin, duke u bere milionera”, ish-deputeti që doli nga listat e PD-së.

Më pas ai shtoi se: “Meqe ndeshja Shqiperi – Ceki eshte me teper me rendesi une ju lutem Juve qe per ditet e grumbullimit per kete ndeshje une tu a ve ne dispozion futbollisteve te kombetares sone, mbasi drejtoria teknike F.SH.F. dhe trajneret e kombetares te shohin vete se eshte me e mira ne bote kjo e imja dhe kjo te beje te sigurte fitoren ne ndeshjen Shqiperi-Ceki.”

“Edhe kur kundershtari e din rregullin tim dhe ai (se nuk ka cfare i ben) do te jene teper lart ne saktesine e gjuajtjes me koke, do te jene super bombarduese e super te sakte ne pasime e gjujtje, do te jene mbrojtes te pakalueshem kur te mesojne rregullat e stervitjes sime, ku gjithshka eshte e re per literaturen boterore te futbollit. Uroj te besosh per sa me lart e te pranonit JU personalisht te me takonit gje qe ben 100% te sigurte fitoren ndaj Cekise dhe kualifikimin e Shqiperise”, theksoi ish-deputeti.

E rëndë/ U pickua nga mushkonjat, ndërron jetë studentja 20-vjeçare….

Një 20-vjeçare në Kos të Greqisë ka humbur jetën pasi u pickua nga një mushkonjë. Marianna Tsiga ishte studente e Shkollës së Kapitenëve të Akademisë së Marinës Tregtare Kalymnos dhe kishte përfunduar vitin e parë të studimeve. Ajo ishte praktikante e marinës tregtare. Më 13 gusht 2023 anija u nis nga porti i Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Indisë.

Më 22 gusht 2023, Marianna u sëmur.

Ajo vdiq nga encefaliti infektiv, cili besohet se është shkaktuar nga pickimi i mushkonjave gjatë udhëtimit të saj në Indi.

Për shkak të sëmundjes, anija me të cilën udhëtonte zbarkoi në Suez të Egjiptit dhe më 2 shtator 2023 nëpërmjet Kajros u riatdhesua nga kompania së bashku me një eskortë mjekësore. 20-vjeçarja fillimisht u transferua në një klinikë private në Atikë dhe më pas në spitalin “Errikos Dunan”, ku edhe vdiq më 17 shtator 2023. Për ngjarjen tragjike po kryhet një hetim paraprak./Albeu.com

Plagosja e efektivit/ Policia jep 20 mijë euro për kapjen e autorit…

Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një prononcim për gazetarët dha detaje për autorin e dyshuar të plagosjes së efektivit Edlir Alleshi, pasditen e sotme në Tiranë. Vocaj tha se Klered Bozhanaj, 42-vjeç është i armatosur dhe ka shenja të theksuara depresioni. Po ashtu policia vuri në dispozicion 20 mijë euro për këdo që do të ndihmojë në kapjen e tij.

Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një prononcim për gazetarët dha detaje për autorin e dyshuar të plagosjes së efektivit Edlir Alleshi, pasditen e sotme në Tiranë. Vocaj tha se Klered Bozhanaj, 42-vjeç është i armatosur dhe ka shenja të theksuara depresioni. Po ashtu policia vuri në dispozicion 20 mijë euro për këdo që do të ndihmojë në kapjen e tij.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A. Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet po ashtu në një njoftim zyrtar për mediat.

Me dy plumba në bark, ky është personi që plagosi policin e “Shqiponjave”(Foto)

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Hysen Xhura” në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë. Efektivi Edlir Alleshi u qëllua nga një person në një operacion për ndalimin e personave që qarkullojnë të armatosur. Raportohet se autor i ngjarjes është Klered Bozhaj, rreth 42 vjeç. Atij i është bërë thirrje për të ndaluar, por ka hapur zjarr në drejtim të forcave të policisë dhe është larguar me një makinë.

Efektivi është qëlluar me 2 plumba në bark.

Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se gjendja shëndetësore e efektivit të repartit “Shqiponja” Edlir Alleshi që mbeti i plagosur me armë gjatë ndjekjes së një të dyshuari është përmirësuar. Balla i bëri thirrje autorit që të dorëzohet.

Tronditet Tirana, plagoset polici i “Shqiponjave” ……

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një efektiv i forcës “Shqiponja” është plagosur me armë teksa ishte në ndjekje të një personi të dyshimtë. Efektivi i plagosur është identifikuar si Edlir Alleshi. Për ngjarjen ka dhënë një noftim Ministria e Brendshme. “Në orën 18:55 në rrugën Hysen Xhura një patrullë e shërbimit Shqiponja duke patrulluar në sektorin e saj ka konstatuar një qytetar që sapo ka parë policinë është larguar në mënyrë të dyshimtë.

Ata e kanë ndjekur dhe ai ka hyrë në një hyrje pallati që përkon pak a shumë me shkallën e shtëpisë së tij.

Për pasojë efektivi është plagosur, ai ka një dëmtim me armë zjarri. Është jashtë rreziku për jetën. Shërbimet e policisë, RENEA dhe gjithë forcat e policisë të gjithë republikës janë mobiliuar për kapjen e autorit, Klered Bozhanaj, 42 vjeç. Theksojmë se është i armatosur dhe ka shenja të theksuara të depresionit. Policia ve në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit”, tha Vocaj.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor Edlir Alleshi. Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi“, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Arrestohet 24-vjeçari nga Korça :”Transportonte 8 emigrantë të paligjshëm nga Nepali…

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”, kundër veprimtarisë kriminale të transportimit të shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. U kap në flagrancë teksa transportonte kundrejt 500 eurove/person, 8 emigrantë nga Nepali, vihet në pranga 24-vjeçari. I arrestuari, i kërkuar nga Policia e Vlorës për të njëjtën veprimtari kriminale të kryer rreth 1 muaj më parë.

Sekuestrohen automjeti tip “Benz” me të cilin transportoheshin 8 shtetasit, dhe 7 celularë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte emigrantë që synonin të kalonin kufirin ilegalisht, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Seksionit Operacional, të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi K. P., 24 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi K. P. u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, me të cilin transportonte 8 emigrantë nga Nepali. Nga veprimet hetimore dyshohet se 24-vjeçari po i transportonte këta shtetas, drejt Shkodrës, kundrejt shumës 500 euro/person, në mënyrë që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin, drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 24-vjeçari ishte i kërkuar nga Policia e Vlorës, pasi më datë 29.08.2023, në fshatin Vrion, ka braktisur automjetin tip “Range Rover” me të cilin transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. Automjeti tip “Benz” u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Censi, bullgarët e maqedonasit ”debate” për etninë në Pustec….

Maqedonisë së veriut zbresin edhe në bashkinë minoritare të Pustecit, pak ditë pas nisjes së censusit nga shtetit shqiptar. Nënkryetari i Partisë Aleanca Maqedonase për integrim, ka denoncuar sipas tij presionet që po i bëhen minoritetit Maqedonas në këtë bashki nga personalitete zyrtare të Bullgarisë.

Ai i ka cilësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë vizitat në Pustec të zv/presidentes bullgare dhe ambasadorit bullgar në Tiranë.

Sakaq ambasadori bullgar pas dhurimit të disa pajisjeve në qendrën shëndetësore të Pustecit, u shpreh se Bullgaria nuk lufton për numra, por për mënyrën se si njerëzit e shohin Bullgarinë. Shqipëria njeh si pakica kombëtare si maqedonasit ashtu edhe bullgarët në vendin tonë.

Kapet 42-vjeçari nga Korça dhe 33-vjeçari në Pogradec / Ishin dënuar me masen “ arrest në burg….

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit G. B., 42 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Maliq, pasi Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec

bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

E rëndë në Pogradec /41-vjeçari dhunon nënën, 25-vjeçari babain…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Radokal i Poshtëm, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. L., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë.

Frrok Çupi: “Greqia mund të shpallë Ligjin e Luftës për herë të dytë…

Nga Frrok Çupi:                
Tani ja ku jemi: Greqia po bën gati të gjitha ‘mrrokullat’ për nisjen e një konflikti me Shqipërinë, e ndoshta një Ligj të Dytë të Luftës. Për herë të parë, Ligjin e Luftës kundër Shqipërisë e shpalli në Nëntor të vitit 1940. Ndërsa për herë të dytë mund ta shpallë, jo më vonë se në 28 Tetor 2023. Data po vjen, e kemi te dera. Edhe ngjashmëritë mes 28 Tetorit 1940 dhe 28 Tetorit 2023, ja ku i kemi, parasysh.

Në 28 tetor 1940, ministri i Jashtëm i Italisë, përmes ambasadorit në Athinë, në zyrën kryeministrit Metaksas dorëzon Ultimatumin për pushtimin e Greqisë. Kryeministri tha ‘Oqi’ (Jo!’.

Megjithatë 160 mijë forca ushtarake italiane pushtuan Greqinë. Kjo do të ishte ngjashmëria mes Ligjit të Parë dhe Ligjit të Dytë, në simbolikë datash. Ngjashmëria e dytë e Ligjit të Dytë- 2023 me vitin 1940: Ushtria Italiane sulmoi Greqinë duke kaluar nëpër territorin shqiptar. Në kufirin tonë jugor u gjet i vrarë e me kokë të prerë një bari shqiptar, me origjinë nga Çamëria.

Ai ishte Daut Hoxha.

Gjithë ajo luftë u bazua mbi këtë ‘krim kundër njeriut’, që merrej në mbrojtje nga ‘monarko- fashistët’, siç i quante fjalori komunist shtetarët grekë dhe italianë të kohës. Radha të fjalori i vjetër politik vjen natyrshëm, përderisa në rastin e konfliktit të ri Athinë- Tiranë ka disa elementë të ngjashëm me vitin 1940. Elementi më i fundit është ‘koka e Belerit’ në vend të kohës së ‘Hoxhës’. Të dy janë shqiptarë të besimit mysliman; njëri me rrënjë në tokën e Çamërisë (sot Greqi), dhe tjetri me rrënjë në Progonat, Tepelene.

Të dy të përdorur nga Greqia për të ndezur flakën e Ligjit të Luftës.

Elementi më i rëndësishëm (ose mrrokulla e luftës) me të cilin Greqia po i jep vetes të drejtë ‘zyrtare’ për të sulmuar Shqipërinë, është ‘Qeveria Kuislinge’. Në Shqipëri ndodhet një ‘qeveri kuislinge’ që i ka dhënë vetes të drejtën që të bëjë luftë, të shkaktojë trazira, të kërcënojë e të sfidojë Ligjin. Kandidatin për kryetar të Himarës, Beleri, Athina ia bashkëngjiti Aleancës mes presidentit Berisha dhe presidentit Meta. Belerin e paketuan dhe e futën në zarfin diplomatik: ‘për Berishën dhe Metën’. Të dy këta nxorën shpatat dhe luftuan kundër shtetit shqiptar, me qëllim që Bejleri të betohej si kryetar i Himarës ‘minoritare’ dhe t’ i shërbehej një konflikti me Greqinë.

Por që të tre, Berisha, Meta dhe Beleri, janë klandestinë- në aspektin zyrtar.

As Berisha nuk është president; as Meta- sigurisht. Secili prej tyre dhe të dy së bashku nuk kanë asnjë vlerë ligjore, as morale, të dy janë liderë të një grupimi Anti- Perëndimor. As vetë Beleri nuk është një qytetar me vlerë që mund të kandidojë për kryetar të një komuniteti qytetarësh. Ai është kapur nga vetë Greqia në vrasjen e ushtarakëve shqiptarë në vitin 1994; është dënuar penalisht për nxitje të urrejtjes kombëtare; nga media në Greqi është quajtur ‘terrorist’ i lidhur me organizatat famëkeqe e të ndaluara me ligj në Greqi. Por Greqia ka ‘të drejtë’ të ngrejë Ligjin e Dytë të Luftës kundër Shqipërisë.

Sepse kështu, si në këto kushte, kishte ngritur Ligjin e Parë të Luftës- 1940. Edhe atëherë Monarkia e Greqisë u bazua në një ‘Qeveri kuislinge’ të Shqipërisë. Shqipëria në vitin 1940 kishte qeveri kuislinge, jo thjesht një pjesë siç është sot Berisha. Shqipëria ishte e pushtuar, nuk gëzonte zotësi juridike dhe as aftësi politike për të ndërmarrë lëvizjet e saj në hartën politike të Evropës. Shqipëria nuk kishte sovranitet; as kishte autoritet diplomatik, as autoritet luftarak.

Njësoj si sot dyshja Berisha- Meta ku po bazohet qeveria e Greqisë.

Prandaj mund të ndodhë që sipas marrëzisë së Parë, të krijojë Ligjin e Dytë: bazuar mbi klandestininetin e vitit 2023. Vetë qeveria e Greqisë është ‘qeveri klandestine’ sipas vendimit të Mbretit të Greqisë të Nëntorit 1940, ende në fuqi. Mbreti Konstadin e shpalli Shqipërinë shtet ‘armik’. Gjithashtu Mbreti i Greqisë shpalli qeveri armike ‘çdo qeveri greke që lidh marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë’.

Sipas vijës klandestine të qeverisë Greke për të sulmuar Shqipërinë, i bie që vetë qeveria greke është klandestine. Por edhe lidhjet diplomatike Shqipëri- Greqi janë ‘ klandestine’. Ao u lidhën me vendim të juntës ushtarake të Papadhopulit në vitin 1971, juntë që nuk njihet nga ligji. Brenda këtij mish- mashi anakronik, qeveria e Greqisë ‘ka të drejtë’ të shpallë Ligjin e Luftës për herë të dytë. Koka e Belerit do të jetë Totemi i Luftës.

Cila është gjuha më e vështirë për t’u mësuar? Ja ku renditet Shqipja….

The Economist:            
Vështirësia për të mësuar një gjuhë të huaj nuk qëndron vetëm në kompleksitetin e saj. Gjuhët janë komplekse në mënyra të ndryshme (edhe pse të gjitha mësohen lehtë nga foshnjat) dhe arsyeja kryesore është se një gjuhë mund të mësohet me vështirësi pikërisht sepse është ndryshe nga gjuha që njerëzit flasin

Departamenti Amerikan i Shtetit i vendos gjuhët që u mëson diplomatëve në katër kategori, me vlerësime se sa kohë u duhet për t’i mësuar ato që variojnë nga 24 në 88 javë.

Gjuha shqipe, sipas “The Economist” mund të mësohet nga anglishtfolësit për 44 javë, që është dhe kategoria e tretë e vështirësisë, nga 4 kategori. Ndërsa gjuhët më të lehta për t’u mësuar janë frëngjisht, italisht, spanjisht etj., ndërkohë që gjuhët më të vështira, që mund të marrin deri në 88 javë për t’u mësuar janë gjuha arabe, japoneze, koreane dhe mandarin.

Çfarë qëndron në themel të vështirësisë së gjuhëve të tilla për një anglishtfolës?

Gjëja e parë që shumë do të mendojnë është sistemi i shkrimit. Në të vërtetë, asnjë nga gjuhët më të vështira të Departamentit të Shtetit nuk është shkruar me alfabetin latin të përdorur nga shumica e gjuhëve europiane. Gjuha kineze shquhet për vështirësinë e saj. Zakonisht thuhet se një ‘nxënës’ duhet të mësojë përmendësh rreth 2000 karaktere për të qenë në gjendje të lexojë një gazetë.

Por edhe ky vlerësim nuk pranohet nga ekspertët të cilët thonë se edhe pse dikush mund të mësojë 2000 karaktere, përsëri do ketë vështirësi mes rreshtave. Japonishtja shkruhet (kryesisht) me një nëngrup të karaktereve kineze, por shumicës së karaktereve mund t’u jepet një theks japonez ose kinez, duke e bërë gjithashtu të vështirë si gjuhë për t’u mësuar.

Sistemet e tjera të shkrimit në kategorinë “e vështirë” janë të gjitha mjaft të mësuara. Arabishtja ka dy ndërlikime. E para është se shkronjat ndryshojnë formën në varësi të vendit ku shfaqen në një fjalë (fillimi, mes, fundi ose vetëm) dhe se zanoret e shkurtra nuk shkruhen.

Një arsye tjetër pse gjuhët mund të jenë të vështira janë tingujt dhe dallimet që nuk ekzistojnë në gjuhën e personit që po e mëson. Për një anglishtfolës, është e vështirë gjuha afrikane pasi ka tinguj që prodhohet nga një presion në ojë ndërkohë që lëshon fjalët.

Leksiku padyshim gjithashtu ka rëndësi. Shumica e gjuhëve europiane kanë një paraardhës dhe kështu fjalët e tyre, gjithashtu, shpesh vijnë në çifte të lidhura. Nëse e dini se “uji” në spanjisht është ‘agua’, është e lehtë të kuptosh se ‘acqua’ në italisht gjithashtu nënkupton ‘ujë’.

Dhe së fundmi është edhe gramatika. Shumë njerëz e lidhin gramatikën e ndërlikuar me lista të gjata mbaresash që ndryshojnë sipas përdorimit të një fjale në një fjali.

Kjo shfaqet në të gjithë arabishten, në të cilën ato ndryshime mund të jenë gjithashtu parashtesa, prapashtesa ose zanore dhe bashkëtingëllore të futura në mes të një fjale. Kjo më shumë se çdo gjë tjetër përbën vështirësinë e gjuhës. Nëse dëshironi të mësoni një gjuhë vetëm për argëtim, filloni me suedishten. Nëse doni të mësoni disa gjuhë, qëndroni në Europë. Ndërkohë, gjuha koreane është për njerëzit që kanë një durim të hekurt.

Angelina Jolie shkruan shqip dhe përmend Shqipërinë e Kosovën…

Aktorja e famshme, Angelina Jolie, në postimin e fundit, në rrjetet sociale ka përcjellë një mesazh edhe në gjuhën shqipe. Libri i saj “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato” është publikuar edhe në shqip. Jo vetëm kaq, në postimin e saj, Angelina ka përmendur edhe Shqipërinë e Kosovën.

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, shkruan Jolie.

Postimi është shoqëruar edhe me hashtag-un #Njihnitëdrejtattuaja.

Grekët thirrje vllehëve shqiptarë: “Identifikohuni si grekë, mos bini pre e propagandës së Rumanisë…

Me nisjen e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, një numër i madh komunitetesh që pretendojnë se janë pakica me mbështetje të shteteve përkatëse kanë nisur të “ziejnë” në vendin tonë. E ditur është se në shqipëri ekziston një komunitet vllehësh, të cilët jo vetëm që janë integruar plotësisht në shoqëri, por ndër vite kanë nxjerrë figura të mëdha që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për Shqipërinë.

Megjithatë, shumë pak e dinë se disa fshatra vllehësh, kryesisht në jug të vendit, sot identifikohen si grekë.

E mesa duket për ta ka lindur tashmë një betejë mes grekëve dhe rumunëve. Kjo vihet re te postimi i një ekstremisti grek, i cili u bën thirrje vllehëve të Shqipërisë të identifikohen si grekë.

“Kujdes me censusin në Shqipëri, ne nuk deklarohemi vllehër por grekë. Mos bini pre e propagandës së Rumanisë në Shqipëri që ka hapur disa shkolla dhe merr fëmijët për t’u mësuar në Rumani. Ne deklarohemi grekë”, shkruan personi në fjalë.

Prokuroria ankimon vendimin e Apelit, kërkon rikthimin e Encës në qeli…

Pak ditë pasi u la e lirë, Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata për këngëtaren Enca duke kërkuar rikthimin e saj në qeli. Policia e Tiranës e arrestoi Encën në kuadër të operacionit “Balcony”, pasi i gjeti gjetur 5 vazo me kanabis në banesën e saj në Lundër. Pesë ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi ta nxirrte nga qelia,

ku këngëtarja qëndroi për 2 netë, duke i caktuar këngëtares masën e ‘detyrimit të paraqitjes’.

Enca u mbrojt nga xhaxhai i saj, avokati Maks Haxhiaj. Ai pretendoi se kontrolli në banesën ku u zbuluan 5 rrënjët e kanabisit që kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër, është bërë pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë.

Prokuroria nuk ishte në një mendje me gjykatën pasi kërkoi që këngëtarja të hetohej duke qëndruar në qeli në masë arresti me burg. Një verifikim me analiza laboratorike do të bëhet më tej për të faktuar shkencërisht nëse këngëtarja është apo jo përdoruese hashashi, siç ka pretenduar.