Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec /Audi del nga rruga dhe shkul shtyllën elektrike, 3 të plagosur…

Një aksident është shënuar pak më parë në Maliq, bën me dije policia ku si pasojë janë dëmtuar 3 persona I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës. Shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit nga ana e shoferit. Siç shihet edhe në foto, Audi ka rrëzuar shtyllë e energjisë elektrike.

Maliq/Informacion paraprak:

Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës. Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shehi Bardhebluve: “Kujdes, Skenderbeu ka histori në futbollin tonë, jo më kot janë në vëndin e parë…

Në prag të ndeshjes që bardheblutë do të luajnë nesër në “Selman Stërmasi” ndaj Skënderbeut, trajneri Orges Shehi doli në konferencën për mediat, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Pushimi prej Kombëtares?

Dua të uroj publikisht Kombëtaren për këto dy ndeshje sepse na kanë lumturuar dhe na kanë gazuar duke qenë pranë objektivit dhe meritojnë komplimente. Na ka shërbyer për të pasur rikuperim edhe pse kishim vështirësi sepse kishim gjendje jo të plotë. Pas Teutës na mungon Deliu dhe disa lojtarë kishin viroza. Me numër të reduktuar jemi munduar të stërvitemi maksimalisht.

Skënderbeu?

Tani janë përballje ku skuadrat kolaudohen, jo çdokush ka formë ideale. Skënderbeu ka histori dhe e ka nisur mirë dhe ndodhet në vendin e parë. Kjo lidhet me performancën tonë që duhet të përmirësohemi dhe duhet të bëjmë më të mirën nesër.

Mungesa e Najdovskit?

Filipi mungon për arsye pezullimi dhe do të jetë 2 javë. Është Deliu sepse ka pasur shqetësim dhe nuk është stërvitur për dëmtim. Filipi është i rëndësishëm dhe sigurisht që duke afruar Lulajn për shkak pezullimi, plotësomë boshllëqet. Mungesa do të ketë dhe shpresojmë të jenë për pezullime për atë që ka futbolli, për dyluftime. Shpresoj të kthehet edhe Filipi për të qenë të plotë sepse është i rëndësishëm.

Lojtarët me eksperiencë në stol dhe ruajtja e balancave…

Një lojtar që nuk ka ego, nuk ka ambicie të ketë në vazhdimësi. Për mua pak rëndësi ka kush e fillon. 11 luajnë dhe nëse janë 15 i fus në fushë. Nëse ka pozicion me dublime pozicionesh dhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm që njëri luan. Për mua është të ndryshojë ndeshjen ai që hyn siç ndodhi me Regin në Europë duke shënuar. Për atë arsye jemi të qetë dhe të qartë se 11 luajnë dhe për arsye teknike, njëri mund të mungojë. Nuk shoh shqetësim dhe problem se kush fillon.

Golat? 

Kur pësohet gol, sulmohet mbrojtja por mendoj se kur mbrojmë, mbrojmë të gjithë dhe sulmojnë të gjithë. Në sulm kemi bërë mirë. Kemi shënuar 5 por kemi pasur raste pa fund. Rrjedhshmëria ka qenë dhe patjetër që duhet rregulluar faza defensive për gjithë skuadrën. Topi humbet, por e vështirë kur humben ekuilibrat. Është skuadër e re me shumë lojtarë qe ende nuk e njohin njëri tjetrin. Në mbrojtje duhet vlerësimi i situatave sepse të mbrohesh është më lehtë se të sulmosh

Loja e Tiranës?

Për shkak të traditës dhe elementeve, duam të jemi në pronësi të topit dhe të kemi perspektivën e aksioneve dhe të kemi në dorë zhvillimin e lojës dhe shpresoj që këto problematika, nesër t’i kemi sa më pak ose t’i eliminojmë.

Rivalët e Tiranës?

Kundërshtarët tanë edhe në ndërtim por edhe në konsolidim janë të qartësuar. Të mos harrojmë që kemi një modul dhe skemë tjetër dhe ul përqendrimin sepse mendojnë të gjithë që 4 dalin dhe për mua kjo është e gabuar. Nuk duhet të mendojmë që dalin 4. Duhet të jemi ne të zotër e fushës dhe protagonistët e ndeshjes. të hyjmë me mendësi tjetër. Skuadrat do të konsolidohen nga java në javë sepse nuk di që asnjë skuadër në botë nuk ka formë të konsoliduar. Skuadra rritet dhe duhet të përmirësohemi nga vetja dhe në fund shohim kush do të jenë konkurrentët.

Llogari për kampionatin? 

Mendoj se skuadra do të përmirësohet nga java në javë sepse rritet edhe ritmi dhe ndryshon performanca dhe duhet të fusim pak kokë për tranzicionin. Manovra ndryshoj nga java në javë me sa eksperiencë kam, skuadrat përmirësohen nga fundi i fazës së parë.

Gjendja psikologjike? 

Jemi munduar në ditët e para edhe pas analizë3s dhe duam të përmirësojmë gabimet. Sa më pak gabime, aq më afër rezultatit. Në fillim të javës, kërkon që çdo lojtar të japë më të mirën. Besimi është për të na siguruar me performance të mirë.

Rikthimi në “Selman Stërmasi”…

Në pamundësi për të luajtur në “Arena Kombëtare”, do të kthehemi te stadiumi ynë, ku janë bërë disa punime për kushte më të mira dhe për fushën. Do të luajmë në orën 3 dhe duhet të jemi të fortë nga ana psikologjike për shkak të orarit dhe jo të mendojmë për të ose stadiumin dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë, madje edhe mbi 100%.

U shoqëruan në Komisiariatin e Maliqit / Revoltohen 2 vëllezërit fyejnë dhe rrahin policët…

Dy vëllezër nga fshati Zvirinë, Maliq janë vënë në pranga pasi kundërshtuan me dhunë dhe fyen policët në Komisariatin e Policisë Maliq . Ata shkuan në ambientet e komisariatit për t’u sqaruar në lidhje me një problematike, por filluan të kundërshtonin policët dhe t’i fyenin ata për shkak të detyrës. Të arrestuarit janë N. T., 40 vjeç dhe N. T., 37 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit N. T., 40 vjeç dhe N. T., 37 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në ambientin e Komisariatit të Policisë Maliq, ku këta shtetas ndodheshin për t’u sqaruar në lidhje me një problematikë, kanë kundërshtuar me dhunë

dhe kanë fyer për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë.

Xhironte gomat dhe kryente manovra të rrezikshme /Heqje patente dhe gjobë për 19-vjeçarin nga Maliqi…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 19 vjeç, banues në Maliq, pasi në bulevard “Rinia”, Maliq, ka prishur qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me një automjet tip “Benz” dhe duke xhiruar gomat.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, për 19-vjeçarin u vendos masa administrative 40 000 lekë,

për shkelje të nenit 139, pikat 2 dhe 3, të Kodit Rrugor, si edhe iu tërhoq leja e qarkullimit.

Do të bëhej së shpejti baba/ 27-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident(Foto)

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së martës në Circonvallazione Oriani, një zonë në Verona. Një shqiptar 27 vjeç ndërroi jetë pas humbi kontrollin e motorit tip Yamaha R6 ku udhëtonte. Siç shkruajnë mediat, viktima është Redon Qevani. I riu shqiptar u përplas me një pemë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në ngjarje nuk është përfshirë asnjë mjet tjetër, ndërsa policia po përpiqet të verifikojë dinamikën e saktë të ngjarjes.

Dyshimet janë që aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e hutimit të motoçiklistit, shpejtësisë ose keqfunksionimit të motorit. Të gjitha këto do të sqarohen nga policia.

Të tjera media shkruajnë se në vendin e aksidentit pas ngjarjes shkuan mbi 30 të afërm të viktimës. I trishtë është fakti se i riu do të bëhej së shpejti baba i një djali. Në vendin e ngjarjes ishte e pranishme edhe gruaja e viktimës.

Mediat shkruajnë se një prej të afërmve i ka vënë zjarrin motoçikletës pa bërë të ditur arsyen. Për këtë është dashur ndërhyrja e karabinierëve të tjerë për të menaxhuar situatën që ka qenë e tensionuar.

Hashash në ballkon, kush e spiunoi Encën në polici?

Policia arrestoi ditën e sotme këngëtaren e njohur Enca pasi 27-vjeçarja akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Pas kontrollit në banesën e saj, në ballkon policia ka gjetur 5 vazo të mbjella me kanabis të mëdha. Gjithashtu bëhet e ditur se edhe i dashuri i saj është arrestuar. Këngëtarja para bluve të Tiranës është shprehur se i ka për përdorim vetjak, por kush e ka spiunuar këngëtaren?

Burime për AlbEu bëjnë me dije se ka qenë një person nga rrethi i saj që e ka spiunuar në polici, pasi ajo organizon shumë festa private në banesë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

Sekuestrohen bimët narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.