Ka përfunduar tragjikisht historia e një çifti shqiptarësh në Itali. Autoritetet kanë njoftuar se kanë gjetur të vdekur autorin e dyshuar të vrasjes së Klodiana Vefës. Ngjarja ndodhi në provincën e Firences .Pasi ekzekutoi Klodiana Vefën, Alfredi duket se ka qëlluar edhe veten me të njëjtën armë që i mori jetën bashkëshortes së tij.
Pikat e kontrollit ishin ngritur nga policia në të gjithë zonën e Empoli Valdelsa dhe pjesën tjetër të provincës së Firences, kërkime në të cilat është përdorur edhe helikopteri. Gjatë arratisjes së tij ai arriti deri në San Casciano Val di Pesa.
Klodiana punonte në një kompani këpucësh dhe kamariere në një piceri në fundjavë. Autori i ngjarjes ishte murator edhe pse para pak kohësh kishte mbetur i papunë. Ata jetonin nën të njëjtën çati, por kishin ndërprerë lidhjen e tyre 6 vite më parë. Ngjarja erdhi për shkak të xhelozisë ku ish burri i kishte thënë se ajo i ka ditët të numëruara “.
Pronari i picerisë ku punonte viktima tha: “Në 2 vitet e fundit ai ia kishte bërë të pamundur jetën dhe ajo donte të largohej nga ajo shtëpi”.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.