Emrin e ka Besmir Limani, por për tifozët dhe adhuruesit e Kombëtares ai njihet si “fytyra me shqiponjë”. Tifozi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, por që jeton në Zvicër, Besmir Limani, i njohur si “fytyra me shqiponjë” është pajisur së fundmi me pasaportë të Shqipërisë. Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjë dhe përkrahja e Kombëtares në shkallët e stadiumit prej vitesh është prezent edhe në media, si brenda dhe jashtë vendit.
Ai ka afro 40 ndeshje të Kombëtares që i ka ndjekur nëpër stadiume të ndryshme të Europës, ku padyshim simbol mbetet fytyra e tij e pikturuar ku mbizotëron e kuqja e flamurit dhe shqiponja e zezë .
Mbështetja unike ndaj Kombëtares i është shpërblyer Besmir Limanit, pasi tashmë ka edhe pasaportën shqiptare. Ja postimi i “fytyrës me shqiponjë” pas pajisjes me pasaportë shqiptare shoqëruar edhe me falënderimin për Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla:
“I nderuari Ministër. Të faleminderit publikisht për realizimin e ëndrrës për pajisjen me pasaportë shqiptare. Në Gjermani Euro 2024, unë Besmir Limani “Fytyra me shqiponjë” udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi! I Juaji B.Limani.”






Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.