Plagosi me mjet të mprehtë dy persona në Korçë, arrestohet autori….

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë paradites në Pazarin e Korçës nga një 36 vjeçar me probleme të shëndetit mendor. 36 vjeçari Jonis Mazllëmi ka sulmuar fillimisht me sëpatë një grua 56 vjeçe e cila po qëndronte para dyqanit të saj. Në përpjekje për ta neutralizuar agresorin ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar 60 vjeç. Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka shoqëruar në Komisariat 36 vjeçarin.

Autori i ngjarjes veç problemeve të shëndetit mendor njihet nga policia edhe si përdorues i lëndêve narkotike. Nga hetimet rezulton që mes autorit dhe 56 vjeçares që mbeti e plagosur nuk ka pasur konflikte dhe 36 vjeçari e ka sulmuar atë papritur dhe pa motiv

Policia sqaron se ‘rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit, Korçë, shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.’

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: