Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte (31 tetor). Paraprakisht raportohet se në aksident janë përfshirë tre makina, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Behet me dije se një automjet ka humbur drejtimin e lëvizjes për shkak të motit të keq dhe është përplasur me bordurat anësore duke u dëmtuar pjesërisht.
Pak sekonda më pas edhe një tjetër automjet është përfshirë në aksident me dy mjetet që ishin përfshirë më herët në aksident.
Për pasojë të tre këto automjete janë dëmtuar pjesërisht. Ndërkaq drejtuesja e mjetit që mbeti e plagosur u dërgua në spitalit e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.