Shkëputet suvaja e pallatit në pedonale/ Reagon Bashkia Korçë: “Punonjësit e NSHP-së kanë ndërhyrë menjëherë….

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e kësaj të premte ku një person është plagosur pasi suvaja e një pallati i ra mbi kokë në Pedonalen e Korçës .Për pasojë është dëmtuar shtetasi 35-vjeçar me inicialet L.T i cili është dërguar për ndihmë në spitalin e Korçës.

Ndersa ka ardhur dhe reagimi nga Bashkia Korce

🛑 Reshjet e dendura të shiut, era e fortë dhe stuhia që ka përfshirë gjithë territorin e Bashkisë Korçë ka shkaktuar dëmtime në fasadën e një prej pallateve në Zonën Këmbësore të qytetit (pallati i ish Mapo-s).

🛑 Në gatishmëri të plotë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike kanë ndërhyrë menjëherë për të evidentuar dëmet e shkaktuara, për të pastruar terrenin si edhe per të monitoruar pjesët e tjera të veshjeve me gips të fasadës.

🛑 Ekipet e bashkisë vijojnë të jenë në terren për çdo rast emergjent që mund të shkaktojë kjo situatë e pazakontë e motit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: