Përgjithmonë Rafael!/ Shoku i fëmijërisë së Dwamena, portieri i St. Gallen rrëqeth me mesazhin e tij…

Fitorja 4-2 e St. Gallen kundër Uinterthur në Zvicer konsiderohet një çështje e vogël. Portieri i FCSG Zigi është në zi. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, portieri i St. Gallen, Laurence Ati Zigi (26 vjeç) qëndroi në qendër të fushës. Ai derdhi lot të hidhur dhe u ngushëllua dhe përqafua nga shokët e skuadrës.

Fitorja 4-2 ndaj Uinterthurit? Penalltia e shpëtuar?

Kërcimi në krye të tabelës? Fitorja e shtatë në ndeshjen e shtatë në shtëpi? Të gjitha mbeten vetëm shënime anësore. Sepse mendimet e Zigi janë me të ndjerin Rafael Duamena. Kam humbur mikun tim më të mirë, jam tepër i trishtuar”, tha portieri i kombëtares ganeze pas ndeshjes në zonën mikse. Poshtë fanellës, portieri Zigi kishte veshur një bluzë me mbishkrimin: “Pusho në paqe, Rafael”.

Zigi e njeh Duamenën prej gjysmës së jetës. “Të dy e kanë njohur njëri-tjetrin që kur ishin të vegjël, ata erdhën në ‘Red Bull Academy’ për stërvitje së bashku”, kujton trajneri i FCSG Peter Zeidler, i cili dikur ishte vetë Red Bull. “Është e gjitha e pabesueshme. Ende nuk mund ta besoj”, tha 61-vjeçari.

Spartak Ngjela trondit sërish: “Me një grua s*ksi unë bie në dashuri…

Në rubrikën “Trotuar” të e “Diell” këtë javë është folur për të bukurën. A kanë frikë burrat nga femrat e bukura? Në përgjigje, avokati Spartak Ngjela ka çuditur panelistët kur tha se ‘nëse femra do të ishte e bukur, do të binte në dashuri’. Problemi nuk është intelekti, tha avokati, por fjala. Mënyra e të shprehurit të femrës, sipas Ngjelës, është ajo që bën për vete ose largon një mashkull.

Belinda Dragot: Por unë këtë po them. Shumë femra inteligjente janë edhe dominante sepse arrijnë të krijojnë atë pavarësinë e tyre ekonomike. Dhe kjo gjë i tremb meshkujt shqiptarë, pavarësia e një femre i tremb sepse mendojnë se në qoftë se ata mund të bëjnë një gabim ajo nuk do t’ua fal.

Manushi: Klea pse tu duk ty kjo e avokatit pak histori maskiliste?

Klea Molla: Mu duk shumë sepse avokati tha se meshkujt nuk interesohen fare për intelektin e një femre, por thjesht se çfarë ofron ajo nga ana erotike. Nga ana biologjike kjo tregon se çfarë vlerësimi keni ju për femrat. Mënyrën se si ju i shikoni ato.

Ngjela: Çfarë the? Pyetja si është?

Erjola Doçi: Zoti Ngjela, ju shpesh keni tronditur medien me deklaratat tuaja për përdhunimet. Po ju, a tronditeni nga femrat e zgjuara aq sa trondisni publikun me deklaratat tuaja të forta.

Ngjela: Po të jetë e bukur, bie në dashuri.

Dea Vieri: Më vjen shumë keq që ai e kufizon vajzën vetëm në këto linja.

Ngjela: A më pytetët mua tani, unë po jap timen. Mund të jem edhe i gabuar, por po të jetë e bukur dhe seksi, pra erotike, unë bie në dashuri. Por dashuria varet nga potenca e brendshme që ka burri dhe duhet ta ketë mobilitet permanent. Dashuri, dashuri, dashuri, sa herë të kapi, por kryesorja është mënyra e të shprehurit të saj. Intelekti pa fjalën nuk vlen. Isha njëherë në një leksion dhe më thotë një femër, jepi zgjidhje kësaj, ku qëndron thelbi. Ta them unë i thash, ‘bën dashuri me memec ti?’, ‘Jo’ më tha. Atëherë mbaron historia. Fjala është kryesorja./tch

Vdekja e Duamenës në fushë/ Shefi i urgjencës Brataj: “Aktiviteti fizik, armik kryesor i patologjisë…

Kreu i qendrës Kombëtare të Ugjencës Dr. Skënder Brataj thekson se lojtari ganez Rafael Dwuamena nuk duhej të lejohej të luante futboll për shkak të patologjisë kardiomiopati hipertrofike apo zmadhimit të zemrës siç njihet ndryshe dhe që kishte pasur dy episode të tjera në fushë më herët. “Shkencërisht dhe nga ana mjekësore lojtari nuk duhej të luante futboll aq më keq në një lojtar që ishte diagnostikuar me një kardiomiopati hipertrofike.

Kjo patologji me kalimin e kohës rrit muret e zemrës e dhomave kardiake,

krijon insuficiencë të valvulave dhe rrit nevojat për oksigjen të vet miokardit gjë e cila është e pamundur në një sforco fizike ku nevojat shtohen disa herë për të furnizuar me oksigjen edhe vetë muskulin e zemrës, gjë e cila e çon në aritmi vdekje prurëse”, tha Brataj.

Kardiomiopatia hipertorifike mund të shfaqet me lipotimi të shoqëruara me humbje të vetëdijes arrest respirator dhe arrest kardiak të cilat sportisti i ka shfaqur dy herë të tjera. Në Shqipëri u mjaftuan që parametrat shëndetësorë t’i kishte në rregull përpara fillimit të ndeshjes.

“Parametrat jetësorë në momentin e luhatjes sigurisht që i ka mirë sepse presionin e ka mirë, frekuencën e ka mirë frymëmarrjen e vetëdijen, oksigjenin në gjak sepse ai është një sportist sigurisht që i ka mirë në momentin e ndeshjes, por patologjia poshtëshënuar është domethënëse dhe krejtësisht e ndaluar. Nuk e di por shpresoj dhe besoj që edhe vetë lojtarit ia kanë bërë të qartë se çfarë risku ai ka, pavarësisht që pasioni, dëshira, jeta e tij ishte futbolli.

Mjekët e këshilluan disa herë ndërsa zoti e fali dy herë, hera e tretë… sepse zemra vazhdon e zmadhohet në një sforco fizike të përhershme, permanente, sepse nuk është vetëm ndeshja por është edhe stërvitja çdo ditë, aktiviteti fizik është një nga armiqtë kryesorë të kësaj patologjie”, tha shefi i urgjencës.

Brataj thekson që edhe në sport duhen përcaktuar mirë rregullat e lojës.

Si në çdo fushë edhe në futboll ka një boshllëk të madh legjislativ gjë e cila nuk është shkruar asgjëkundi të luajë apo të mos luajë ky lojëtar ne Shqipëri. Ju kujtohet Erikseni dy vjet më parë i ndodhi e njëjta gjë. U kthye në jetë por nuk u lejua më të luajë në Itali sepse shteti italian nuk lejon sportistë të luajnë në këtë gjendje dhe ai ka vendos një defibrilator dhe ka ik në Angli të luajë se atje lejohet. Kështu që janë shtete të ndryshëm apo Federata e kanë apo se kanë në rregulloren e tyre. Kështu që duhet të jetë e shkruar diku ose në rregullore të brendshme të Federatës ose të ketë një ligj që në këtë lloj sporti me këto lloj patologjish nuk lejohet të luash”, përfundoi Brataj./ Topchannel

Gazetari sportiv: “Duamena nuk vdiq, por e “vranë”, përgjegjësit janë në FSHF…

Nga Adriatik Dosti

Raphael Dwamena nuk vdiq…por e vrane !
Shokuese , tronditese dhe e dhimbeshme sa s’thuhet ngjarja e sotme ne stadiumin e Rrogozhines ku gjate ndeshjes se Superliges se Shqiperise Egnatia – Partizani lojtari ganez i Egnatias ne te 25 ‘ peson nje kolaps te frikshem…rrezohet ne toke …me pas percillet urgjent me ambulance ne spitalin e Kavajes ku edhe nderron jete …

Ndeshjen po e ndiqja Live…

ndaj dhe kuptohet tronditja qe pesova se pari nga ana njerezore e me pas edhe si gazetar sportiv i hershem e pjese e pa ndare e komunitetit futbollistik shqiptar prej me shume se 45 vjetesh…Duke qene se edhe vete personalisht qe prej 2014 kam pasur probleme kardiake dhe jam operuar 2 here tashme di e njoh gati me detaje pothuajse gjithcka qe ka lidhje me Kardiollogjine …ndaj dhe duke e ditur qe me pare historine e Dwamenes me probleme te kesaj natyre ajo lloj renie e tij asisoj ne fushe e ai lloj kolapsi teper i frikshem me tremben jashte mase dhe veshtire te besoja per te qene i sinqerte me ju …se ai do te mund t’ja dilte kesaj radhe …

Ishte hera e trete qe i ndodhte po ne fushe e po duke luajtur edhe pse mjeket e kishin keshilluar e madje edhe urdheruar qe ai te nderpriste karieren futbollistike e te bente nje jete te qete e pa sforcime fizike …Por pasioni per futbollin si dhe besimi tek Defribilatori i vendosur tashme ne zemren e tij 2 vjet me pare ne Austri e kishin bindur futbollistin e talentuar ganez se ai do t’ja dilte dhe do te vazhdonte te luante futboll…

Po cila eshte jeta, kariera dhe historia e tij me probleme te frikeshme kardiake…

Kush dhe si e pranoi tek Egnatia …duke i ditur fare mire tre -kater refuzimet per kontrate qe i ishin bere atij prej klubit anglez Brighton, prej klubit danez Vejle, prej ekipit spanjoll Real Saragoza e prej klubit austriak Blau Weiss Linz …duke ja bere te qarte gjithcka ne Dosjen e tij mjekesore…

Kush dhe si e lejoi aktivizimin e tij ne ligen profesioniste te futbollit shqiptar te njohur si Superliga…cfare pergjegjesie mbajne FSHF me kete rast e konkretisht Departamenti i garave e vecmas ai i Licensimit te futbollisteve …

Aq me teper qe ky ishte rasti i dyte identik qe ndodh ne futbollin shqiptar…

kujtoj se vetem fati e zoti ja shpetuan jeten 2 vjet me pare lojtarit te Lacit – Kilian Nwambueze …ndersa kete radhe tragjedia ndodhi …dhe mori nje jete njerezore krejt te pa fajeshme…pikerisht ne ate vend qe quhet Shqiperi ku gjithmone behet nje sy qorr e nje vesh shurdh…ku jeta e njeriut vlen kaq pak e ku cmenduria per fitim e para kalon cdo cak njerezor…

Eshte plotesisht ne te drejten morale e njerezore e mbi te gjitha profesionale e ligjore qe me kete rast Fifa, Uefa, Cio [ kom..oli. nderk. ] Shoqata boterore e futbollisteve profesioniste por edhe vete Federata Ganeze e futbollit si dhe klubi austriak i futbollit qe dispononte kartonin e tij BWL …te nisin urgjentisht nje procedim penal ndaj Fshf, klubit Egnatia e presidentit te ketij klubi Demrozit…

Sepse per neglizhence te pa faleshme e kriminale moren jeten e nje njeriu e ne rastin konkret te nje futbollisti si Raphael Dwamena …

Kembengul …qe vec klubit Egnatia e Presidentit Demrozi fajtore jane edhe vete FSHF e sidomos departamentet e garave dhe ai i licensimit te futbollisteve te Superliges…

…Dwamena u lind ne 12 shtator te 1995 ne Nkaukau te Ganes…

Behet qe heret fale talentit te tij pjestar i ekipeve kombetare te moshave te vendit te tij… e mberrin deri tek kombetarja A e Ganes…e natyrisht qe te ardhmen e vet e kerkon ne futbollin profesionist europian …Ne 2014 debuton ne ligen e pare te Austrise me skuadren Liefering…e me pas kalon tek Austria Lustenau…ku shquhet si goleshenues kostant…

Ne 2017 shkon ne Zvicer ku luan per Zyrih…dhe ne gusht te 97 eshte ne Angli ku pritet te firmose nje kontrate ne Premier League me Brighton…por ekaziminimet mjekesore per here te pare tregojne probleme serioze me zemren e tij ndaj dhe anglezet refuzojne nje kontrate me lojtarin ne fjale madje e keshillojne qe ti thote Stop futbollit…

Ne 2018 Dwamena shkon ne Spanje ku luan per Levante …e me pas eshte gati te firmose per Real Saragozen…por serisht problemet serioze shendetesore [ ceshtjet ne vazhdimesi kardiake ] e detyrojne klubin spanjoll ne fjale te mos firmose me futbollistin ganez.Ne 2020 ne nje klinike speciale ne Vjene …Dwamena vendos nje Defribilator ne zenmren e tij duke shpresuar e besuar fort se pasketaj gjerat do te ecnin e shkonin mire e mbare per te…

Nje vit me pas luan per Vejle ne Danimarke …ku edhe ketu mjeket daneze kembengulin qe ai duhet te nderprese karieren futbollistike pasi jeta e tij eshte ne rrezik …

Rikthehet ne Austri…ku ne nje ndeshje kupe rrezohet ne toke e dergohet me urgjence ne spital …i njejti rrezim i pat ndodhur pak kohe me pare edhe ne Danimarke…dhe ne te dyja rastet fati e zoti kane qene me te…

Por jo kete radhe ne Rrogozhine ku ai kolaps e ai lloj rrezimi qene fatale per te e jeten e tij…

…Dhe si te mos mjaftonin te gjitha keto…Dwamena rikthehet ne Zvicer …e ne janar te 2023 tashme i refuzuar nga Anglia, Spanja. Austria e Danimarka e se fundi edhe nga vete Zvicra…firmos cuditerisht nje kontrate profesioniste me klubin shqiptar te Superliges Egnatia te Rrogozhines…

Ketu brenda vitit ra ne sy per lojen e tij te shkelqyer e mbi te gjitha per aftesite e tij te rralla shenuese duke u kthyer shpejt ne njeri prej futbollisteve me te mire te kampionatit shqiptar e njeri prej goleshenuesve me te mire te tij…teksa me Egnatian qe momentalisht kryeson Superligen shqiptare ai luante sezonin e tij te dyte…

Vdekja e tij tragjike ka shokuar mbare boten sportive e jo te tille aq sa pothuajse te gjitha agjensite prestigjoze te lajmeve e krejt media sportive boterore e vecmas ajo europiane e kane ngjarjen ne fjale si krye lajm te dites…Vdiq apo e vrane…me plot gojen une do te votoja per kete te fundit…ndaj dikush duhet te pergjigjet penalisht per kete krim te kryer me gjakftohtesi e koshience te plote…

Aksident i rëndë në aksin Pogradec -Qafë Thanë / Përplasen 2 makina, ka të plagosur…

Një aksident i rëndë është shënuar sot në rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” pranë fshatit Udënisht, me pasojë tre të plagosur. Automjeti tip “Mahindra” me drejtues shtetasin P. Sh., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip “Mahidra”, shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital.a

Pogradec/Informacion paraprak:

Më datë 12.11.2023, rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” pranë fshatit Udënisht, automjeti tip “Mahindra” me drejtues shtetasin P. Sh., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip “Mahidra”, shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Korçë/ U kap duke transportuar 26 emigrantë, vihet në pranga 58-vjeçari(Video)

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, pas hetimeve 2-mujore të kryera për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 23”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi V. K., 58 vjeç, banues në Durrës.

Në aksin rrugor “Bilisht-Pogradec”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 26 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga ky shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm dhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

‘Zoti e fali 2-herë’/ Mjeku Skender Brataj: “Raphael Dwamena s’duhej te luante futboll…

Ndarja tragjike nga jeta e Rafael Duamenës ka tronditur jo vetëm botën e futbollit por të gjithë. Ka pasur reagime të shumta dhe një ndër ta është edhe ajo e kreu të urgjencës mjekësore, Skënder Brataj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se vdekja mund të evitohej nëse nuk do të luante futboll.

REAGIMI I SKENDER BRATAJT

Vdekje e paralajmeruar! Ngushëllime familjes për humbjen e të dashurit të tyre. Kur ndodhi ngjarja në vitin 2021 me futbollistin e Danimarkës Eriksenin pati shumë interpretime. Një gjë është e sigurt: Erikseni nuk duhet të luaj futboll! Raphael Dwamena nuk duhej të luante futboll! Mjekët e njoftuan disa herë, Zoti e fali dy herë!

Çfarë është Kardiomiopatia hipertrofike?

Ajo (zmadhimi i mureve të zemrës) është një sëmundje e trashëguar e zemrës. Kjo formë e kardiomiopatisë quhet asimetrike; Forma më të rralla të kardiomiopatisë, që prekin afërsisht 2% të pacientëve, janë hipertrofi koncentrike, me trashje uniforme të zemrës në murin e ventrikulit të majtë dhe hipertrofia me zmadhim të apeksit të saj.

KOMPLIKIMET

Në shumicën e rasteve, kur monitorohet sëmundja ka ecuri të mirë. Kardiomiopatia hipertrofike mund të shfaqet me lipotimi të shoqëruar me humbje të vetëdijes, sinkop, arrest respirator deri në arrest kardiak. Në këtë rast kërkohet reanimim i menjëhershëm.

DIAGNOZA

Diagnoza e kardiomiopatisë hipertrofike vendoset nëse gjendet trashje e murit të ventrikulit të majtë të cilat shoqërohen me anomali të formës dhe/ose funksionit të valvulës mitrale, qarkullimit koronar të gjakut, sistemit të përcjelljes së impulsit elektrik të zemrës.

Këto ekzaminime çojnë në diagnozën e sëmundjes: Elektrokardiograma (EKG), Ekokardiograma, MRI kardiake, CT skanimi i zemrës, testet laboratorike dhe analizat gjenetike.

TRAJTIMI

Pacientët e diagnostikuar me kardiomiopati hipertrofike trajtohen me këto grupe medikamentesh: Beta bllokues, bllokuesit e kanaleve të kalciumit, diuretikët, disopiramide. Nëse terapia nuk është e mjaftueshme dhe pacienti vazhdon të shfaqi simptoma, ekzistojnë 2 opsione kirurgjikale për trajtimin e kardiomiopatisë hipertrofike.

Opsioni i parë konsiston në heqjen e pjesës së indit të muskujve të zemrës që është trashur: ky operacion quhet miektomi (procedurë Morrow).

E dyta konsiston në nderhyrjen e septumit ndërventrikular. Për pacientët që konsiderohen të jenë në rrezik të lartë të aritmive kardiake kërcënuese për jetën, indikohet implantimi i një defibrilatori automatik (ICD), siç ishte rasti i Raphael Dwamena.

Dy janë artmitë vdekjeprurëse në këtë rast: Takikardia ventrikulare pa puls dhe fibrilacioni ventrikular që i kanë ndodhur dy herë të tjera në fushë këtij lojtari.

Mund të evitohej? Po.

Ai nuk duhet të luante!

Dr.Skender Brataj

Elektricisti vdiq duke riparuar defektin/ Policia vendos në pranga personin që nuk stakoi energjine….

Elbasan | Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme, për shtetasin A. T., 61 vjeç, punonjës i OSHEE-së, i cili humbi jetën sepse ra në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë në fshatin Muçan, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas hetimeve të thelluara, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, për zbardhjen e këtij rasti:

-arrestuan shtetasin A. N., 58 vjeç, banues në Cërrik, me detyrë dispeçer i OSHEE-së, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte shtetasi A. T.;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 31 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i ekipit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen e shtetasit A. T., në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

‘Mos lejoni askënd të fusë hundët në lidhjen tuaj, e kalova në kurriz’ ! -Bes Kallaku jep mesazhin e fortë…

Sot është një ditë e veçantë për Bes Kallakun, i cili është bërë baba për herë të dytë. Xhensila solli në jetë një djalë, të cilin çifti e pagëzuan me emrin Amen. Në të njëjtën ditë, Besi ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Eugena Aliun, një këngë ku secili gjen veten. Me këtë rast Besi ka dhënë një mesazh të fortë duke treguar se e ka kaluar vetë këtë eksperiencë dhe këshillon që askush të mos lejojë dikë të ndërhyrjë në dashurinë në çift

Mos lejoni askend qe te futet brenda rrethit te dashurise tuaj apo lidhjes tuaj, askend qe te fusi hundet brenda lidhjes tuaj apo te te keshilloje, kushdo qofte ai/ajo, sado i afert te jete.

Vec na ndikojne per keq.

Krijoni nje rreth dashurie vetem me 2 duart e secilit prej ju dyve me Zotin ne qender. Sot ne kete dite timen te veçante, mendoj se po sjell nje projekt qe per mua eshte ma i veçanti dhe aq i vertete ku secili mund te gjeje veten. Nje projekt si asnjehere tjeter, me eksperienca te kaluara ne kurriz si çdokush tjeter prej jush/nesh! Uroj ta pelqeni dhe te gjeni veten. Zoti ju rujt!”, shkruan Besi.

Foto/ Ky është 25 vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në aksidentin tragjik….

Në foto është Esmerald Nika, 25 vjeç, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në afërsi të mbikalimit të Bulqizës. I riu që drejtonte makinën “Volksëagen”, është përplasur me makinën tip “Benz” që drejtohej nga Ylli Rama. Ndërkohë, ky i fundit së bashku me pasagjerin D.S kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit tragjik është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Kjo ka bërë që i riu Esmerald Nika të humbte kontrollin e automjetit dhe të përplasej me automjetin që drejtohej nga Ylli Rama. Mjeti me të cilin udhëtonte i riu që ndërroi jetë, ka mbetur pothuajse krejtësisht i shkatërruar nga përplasja e fortë.

Kundërshtoi patrullën e policisë, vritet i riu në Greqi (Video)

Ndjekja e një makine, e cila po lëvizte në mënyrë të dyshimtë mesnatën e së shtunës në Greqi është kthyer në një përleshje të përgjakshme .Makina në të cilin udhëtonin 3 deri në 4 persona iku me shpejtësi të madhe duke u përpjekur të shmangte kontrollin e policëve që e kishin sinjalizuar të ndalonte. Pasoi një ndjekje e egër policore teksa automjeti kaloi në mënyrë të rrezikshme nëpër zona banimi.

Automjeti i dyshuar përfundimisht ngeci në një rrugë pa krye në Leontari.

Kur policët tentuan të kontrollonin pasagjerët, këta të fundit kanë reaguar dhe ka ndodhur një sherr me njërin prej tyre që ka tentuar t’u marrë armën policëve, të cilin efektivi e ka qëlluar.

Plumbi ka plagosur të riun, i cili ra përtokë i gjakosur. Me shpejtësi në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, por ishte vonë për të riun, i cili kishte përfunduar i vdekur.

E rëndë në Devoll/ 63-vjeçar tenton të godasë me thikë gruan e kushëririt, arrestohet…

Një 63-vjeçar ka dhunuar dhe ka tentuar të godasë me thikë bashkëshorten e kushëririt në fshatin Ponçarë të Devollit. Shtetasi J.Z. ka goditur me grushte bashkëshorten e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait), duke e plagosur atë në pjesën e fytyrës. Po ashtu, ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta gjuajë në trup. E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa nga ana e komisariatit të Devollit u bë arrestimi i autorit për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

E rëndë në Devoll/ Gjendet i pajetë një emigrant i paligjshëm në kufi me Greqinë….

Është gjetur pa shenja jete në kufi me Greqinë një emigrant i paligjshëm. Ky i fundit i kombësisë siriane, është gjetur gjatë patrullimeve të policisë dhe Frontex, në fshatin Trestenik të Devollit. I ndjeri nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga temperaturat e ulëta, teksa dyshohet se është i moshës 40 vjeç dhe pritet që trupi i tij i pajetë t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia po kryen hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjergj Luca: “Lumja ti moj Korçë o lule që le pas shoqet e tua…” Dhe vazhdon te jete ky qytet e kjo zone pararoje në turizem e në mikpritje!

Mbrëmjen e kësaj të shtune biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca shihet në Korçë. Ai ka publikuar disa pamje ndërsa shkruan” E mbani mend poezinë e Naimit?
“Lumja ti moj Korçë o lule që le pas shoqet e tua…”
Dhe vazhdon të jetë ky qytet e kjo zonë pararojë në turizëm e në mikpritje!

Ai deklaron se sa shkojnë temperaturat nën 10 gradë mbushet plot me njerëz ,me kitara e serenata, me ajër të pastër ,ndërsa iu bën thirrje Shqiptarëve hajdeni tu mbushet shpirti me oksigjen në këtë qytet të bekuar.

https://www.instagram.com/reel/CzhwfPkIw-F/