Presidenti i FSHF, Armand Duka doli duke “qarë” pas përfundimit të ndeshjes Moldavi – Shqipëri, ku barazimi na siguroi zyrtarisht kualifikimin në Euro 2024. Për mediat, kreu i futbollit shqiptar u shpreh kështu:
Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Djemtë dhanë maksimumin, kanë kualitet dhe ia dolën, Dua t’i falenderoj shumë çunat, stafin dhe tifozët e mrekullueshëm. Duhet të luajmë edhe një ndeshje që të jemi në vendin e parë.
Jam i bindur që të gjithë po festrojnë dikush me të qara, dikush me të qeshur. Djemtë janë të mrekullueshëm, nuk ka më mirë se kaq. Është një sukses i përbashkët i të gjithëve. Akoma më e vështirë tani, për ne është sukses që shkojmë në Europian. Atje janë skuadra me kualitet të lartë, do të bëjmë më të mirën dhe unë kam besim te kjo skuadër.”
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




