Grabitësi i argjendarisë/ Ky është i riu që u ekzekutua nga policia(Foto)

Personi që shihni lart në foto është një nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, i cili u vra ditën e sotme nga policia. Dukagjin Gashi mbeti i vrarë nga policia e Kosovës gjatë shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve dhe policisë në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Gashi, me profesion kuzhinier, dyshohet se është një prej autorëve të grabitjes së argjendarisë në Suharekë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka mbetur i vrarë Gashi gjatë aksionit të Policisë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Gashi ishte i dyshuar se së bashku me vëllain e tij Korabin, i cili është ende në arrati. Mesohet se ata kishin luftuar krah ISIS në Siri.

Në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ishin tre persona të maskuar dhe të armatosur rëndë. Ata u pikasën nga një patrullë e policisë, ndaj të cilës nuk ngurruan të hapin zjarr.

U qëllua me plumb në zemër, vdes në spital Shqiptari në Athinë(Emri)

Ajo çka fillimisht u raportua nga mediat greke si një incident me armë, ka përfunduar në tragjedi për 60 vjeçarin shqiptar i cili mori dy plumba në gjoks. Thimo Roland Droboniku, alias Thimi Roland Prifti, 60 vjeç, nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra dhe pasi është dërguar me urgjencë në spital ka humbur jetën.

Prifti ishte duke shkuar për në banesën e tij në momentin që dikush e ka qëlluar dy herë në gjoks dhe kokë. Dëshmitarët në vendngjarje kanë njoftuar autoritetet, pas të shtënave. Edhe pse ambulanca erdhi në kohë, shqiptari humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë që mediat greke kanë publikuar dhe fotot nga vendi i ngjarjes, ku u ekzekutua dhe 60-vjeçari nga Berati. Shkaku i vrasjes ende nuk dihet, por policia po heton pistën për larje hesapesh.

Arian Çani: “Greqia nuk tërhiqet, e ka treguar që në antikitet…nuk pyet as për Gjermani e as për Spanjë !

Gazetari Arian Çani tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se gjithçka po ndodh me Greqinë është një çështje shumë serioze. Ai theksoi se shteti fqinj i ka dhënë shembujt që në antikitet që nuk tërhiqet dhe nëse ka thënë se do të bllokojë procesin, atëherë do t’i qëndrojë kësaj deri në fund.

Beleri në bindjen time është një i burgosur politik dhe kjo nuk ndryshon. Konsiderohet nga shumica e analistëve dhe njerëzve në media si një armik i popullit, ndërkohë që është një shkelje e të drejtave europiane elementare që ai nuk lejohet të betohet, që është çështje administrative dhe jo ligjore. Kjo është si të thuash parashtrimi.

Uroj të jem i gabuar, por mendoj se ka një keqkuptim sa i përket qëllimit që Athina mendon se Tirana ka.

Pra, Athina thotë se nëse ju nuk respektoni të drejtat e njeriut, në rastin konkret të kandidatit të etnisë greke në jug, atëherë ne do të bllokojmë procesin dhe ata nuk tërhiqen, jam i bindur për këtë, jo Gjermania dhe Spanja t’i thonë, por ata nuk tërhiqen. Ai vend ka dhënë prova që në antikitet që nuk tërhiqet për gjërat që beson dhe kauzat që mbron,” – u shpreh Çani.

E rëndë /Gjendet i vdekur turisti ,ishte vetëm 38-vjeç…

Gjendet i vdekur një turist i huaj në Shkodër, të dhënat e para flasin për shkaqe natyrale. Policia vendore informon se ‘pasditen e sotme, shtetasi E. T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, për vdekjen e të riut

Burri tha se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez L. Z., 38 vjeç rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.

Tronditet Athina/ Plumb në zemër Shqiptarit në Greqi, niset me urgjencë drejt spitalit…

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes(30 Nëntor) në Paleo Faliro. Sipas informacioneve, pak pas orës 21.00 shtetasit kanë telefonuar në EL.AS dhe raportoi se një person ishte qëlluar me armë zjarri teksa ishte në rrugë pranë një pallati në rrugën Atlas.

Sipas të dhënave të para, shtetasi i lënduar është qëlluar në gjoks dhe është dërguar i gjallë në Evangelismos.

Ai është një 60-vjeç dhe është nga Shqipëria.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja 9 mm, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shqiptarët duhen të presin edhe pak ,ja kur nis Big Brother 3…

Big Brother Vip Albania 3” e dha sinjalin e parë. Faqja zyrtare e këtij programi në Instagram sapo ka njoftuar se formati do të fillojë në 2024. Pra jo si vitin e shkuar në mes të muajit dhjetor, por me të hyrë në vitin e ri.

Ky është sinjali i vetëm teksa nuk është bërë me dije asnjë detaj tjetër, as muaji dhe aq më pak data.

Për këto na duhet të presim edhe pak.

Ballkani i pafat në ‘Air Albania’, Plzen e mposht 0-1 ,gjithçka vendoset në Zagreb

Ballkani ka pësuar disfatë 0-1 ndaj Plzen, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupeve të Conference League, takim ky i luajtur në “Air Albania”. Rasti i parë konkret i ekipit nga Suhareka erdhi në minutën e 13-të, kur një skemë e mirë-menduar për pak sa nuk finalizohet në gol nga Kuc. Pak më vonë, provoi serish Kuc, por portieri Baier nuk e pati të vështirë të neutralizonte sferën.

Edhe miqtë çek treguan dëshirë për të zhbllokuar llogaritë, gjithsesi pa rezultat.

Në fundin e pjesës së parë, Ballkani tentoi për t’iu afruar golit me Karricën, “gardiani” i Plzen kuptoi gjithçka duke bërë një pritje fantastike. Në pjesën e dytë, skuadrat u kujdesën shumë që të mos pësonin. Në të 79-tën, Jashanica mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, duke shkaktuar drithërima te porta kundërshtare.

Në të 80-tën, Plzen kaloi në epërsi falë golit të Sulc.

Kështu, një javë para fundit, Plzen kryeson grupin me pikët e plota (15), kundrejt Ballkanit të Ilir Dajës që e sheh veten në vendin e katërt me 4 pikë (Ndeshja e radhës ndaj D.Zagreb). Se kush do ia dalë të marrë vendin e dytë do shikohet në fund, pasi Dinamo Zagreb ka 6 pikë dhe Astana 4 pikë. Matematika e kualifikimit duket e thjeshtë, duhet fituar në Zagreb dhe Astana nuk duhet të triumfojë me Plzenin

Ky është shefi i kufirit në Korçë i arrestuar për trafik droge(Foto)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar këtë të enjte shefin e Kufirit të Korçës, Stiljan Pasho, pasi akuzohet për trafik droge. Urdhri për ndalimin e 53-vjeçarit ka ardhur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë, pasi Kryekomisari “ka ngritur traun” në Kapshticë për të kaluar drejt Greqisë një automjet brenda të cilit pala helene ka gjetur 26 kg kanabis.

Pasho ka qenë i ulur në vendin e parë, në momentin kur drejtuesi Lorenco Lika ka kaluar në doganë mjetin ku brenda bombolës së gazit ndodhej droga që është gjetur më pas nga autoritetet greke në një banesë në Follorinë.

Informacioni për kryekomisarin ka qenë i administruar nga sektori i AMP Korçë, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë e kanë ndjekur me metoda speciale, prej disa javësh.

“Nga veprimet hetimore të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës Së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, rezulton e provuar se Kryekomisar S. P., me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin e tij në DVKM Korçë, në intervale të ndryshme kohore dhe në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin L.L. të kalojë kufirin në PKK Kashticë pa ju nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij, si dhe duke urdhëruar vartësit e tij për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e këtij shtetasi.

Në lidhje me këtë procedim penal është bashkëpunuar ngushtësisht edhe me homologët e policisë Greke nëpërmjet Pikës së Bashkëpunimit Policor Greqi–Shqipëri, ku si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur kapja e 26 kg lëndë narkotike në shtetin grek”, njofton AMP.

Pasho ka shoqëruar Lorenco Likën për të kaluar mjetin tip “Passat” nga pala shqiptare drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin. Më pas ai ka dalë nga mjeti, duke u kthyer mbrapsht. Ky nuk ishte rasti i vetëm kur Kryekomisari kishte lëvizur edhe vetë në të njëjtin mjet me shtetasin e arrestuar, fakt ky i provuar edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë.

Nga deklarimet e punonjësve të pikës kufitare të Kapshticës, ata kanë pranuar se kanë qenë të trysnuar nga Kryekomisari për të mos kontrolluar mjetin. Informacionet janë përcjellë tek homologët grekë të cilët bënë kapjen e drogës dhe arrestimin e dy të rinjve në Follorinë. Arrestimin e Pashos e njoftoi edhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke vlerësuar punën e AMP në procesin vetë-pastrues të radhëve të uniformave blu.

Korça të shtunë ndez dritat…

Bashkia Korçë ka njoftuar se te shtune ne oren 18:00 ne sheshin para Katedrales te qytetit do te ndizen dritat e pemes se Krishtlindjeve. Gjithashtu Bashkia ka lajmeruar se ndezja e dritave do te shoqerohet me nje koncert festiv.

🌟 KORÇA NDEZ DRITAT E FESTAVE 🌟

Kryeqyteti i Festave të Fundvitit në Shqipëri do të ndezë këtë fundjavë dritat dhe atmosferën festive.
Do të jetë muaj magjepsës në Korçën që do të shkëlqejë më bukur se çdo vit.

TË SHTUNË
2 DHJETOR
ORA 18.00
ZONA KËMBËSORE

🎄Banda e qytetit
🎄Babagjyshi dhe elfët
🎄Koncert Festiv

Këtë fundjavë MOS E HUMB KORÇËN! 🌟 KorçaTheHeartland ❤️

Aksident i frikshëm/ Po kalonte në vizat e bardha, makina përplas policin…

Ky është momenti kur efektivi i policisë në Durrës përplaset nga një shofer i dehur. Ngjarja e rëndë ndodhi përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë, te vijat e bardha. Në pamjet e bëra publike në media duket një automjet që vjen me shumë shpejtësi dhe aksidenton policin. Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua nga unifromat blu pas ngjarjes.

“Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme,” thuhej në njoftimin e policisë

Ryanair nxjerr programin e Verë-2024, mbi 1.5 milion vende për Shqipërinë…

Ryanair ka lançuar programin Verë-2024 me mbi 1.5 milion vende për Shqipërinë. Rezervoni herët për çmimet më të ulëta që fillojnë vetëm nga 35,99 €! Ryanair, linja ajrore nr.1 e Europës, ka nisur që prej datës 29 nëntor programin e saj të shumëpritur të verës 2024 me mbi 1.5 milionë vende për pushuesit shqiptarë që kërkojnë të udhëtojnë këtë verë me miqtë dhe familjen dhe të relaksohen me një pushim dhe relaks të merituar.

Duke nisur nga fundi i muajit Mars, programi i verës 2024 i Ryanair ofron zgjedhje të pakrahasueshme të vendeve të njohura me diell, vizitave nëpër qytete, si dhe destinacione më pak të njohura për t’u zbuluar dhe eksploruar me çmimet më të ulëta në Europë.

Për të festuar lançimin e programit të Verë 2024 dhe mbi 1.5 milionë vende për klientët e saj shqiptarë, Ryanair ka nisur një fushatë uljesh, me kohë të kufizuar, me çmime nga vetëm 35,99 € për blerjet e biletave, deri në fund të tetorit 2024.

Menaxheri i Ryanair për Italinë dhe Mesdheun Lindor, Mauro Bolla tha:

“Ryanair ka kënaqësinë të njoftojë programin e verës 2024 me mbi 1.5 milionë vende të disponueshme për klientët tanë shqiptarë, në një mori destinacionesh të mahnitshme. Pra, nëse po kërkoni të largoheni këtë verë, nuk do të zhgënjeheni me përzgjedhjen e pakrahasueshme të destinacioneve që ne ofrojmë, me çmimet më të ulëta në Europë. Me tarifat që fillojnë nga vetëm 35,99 euro, klientët duhet të vizitojnë ryanair.com tani dhe të rezervojnë herët për t’u siguruar që të marrin çmimin më të mirë të mundshëm – në të ardhmen do falënderoni veten për këtë.”

‘Lejoi kalimin e 26 kg drogë drejt Greqisë’/ Policia jep detaje për arrestimin e kryekomisarit në Korçë…

Policia e Korçës ka dhënë detaje për arrestimin e kryekomisarit Stiljan Pasho, me detyrë shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë. Dyshohet se Kryekomisari Stilian Pasho, me veprime konkrete e të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin në DVKM Korçë, në intervale të ndryshme kohore dhe së fundmi në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin L.L. të kalojë kufirin në PKK Kapshticë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjet, si dhe duke urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e tij.

Njoftimi i policisë:

Korçë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Korçë-Elbasan) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për ndalimin e punonjësit të Policisë Kryekomisar S.P., 53 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit pranë DVKM Korçë.

Ndalimi u krye në kuadër të hetimeve të procedimit penal të vitit 2023, referuar nga Sektori i AMP Korçë, regjistruar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve“.

Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, dyshohet se Kryekomisari S.P., me veprime konkrete e të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin në DVKM Korçë, në intervale të ndryshme kohore dhe së fundmi në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin L.L. të kalojë kufirin në PKK Kapshticë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjet, si dhe duke urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e tij.

Në lidhje me këtë procedim penal është bashkëpunuar ngushtësisht edhe me homologët e Policisë greke nëpërmjet Pikës së Bashkëpunimit Policor Greqi – Shqipëri, e si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur kapja e 26 kg lëndë narkotike në shtetin grek. Hetimet në kuadër të këtij procedimi vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në aktivitet të paligjshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

‘Vera dhe dhjetori full’/ Detektivja private tregon kohën kur çiftet tradhtojnë më shumë…

Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio detektivja private Shkënda Lili. Ajo komentoi periudhën e festave të fundvitit në raport me punën e saj. Kjo është periudhë e mirë për punën time sepse ka më shumë lëvizjë. Pas verës qetësohen çiftet. Me periudha është edhe puna ime. Muajt e verës dhe dhjetori janë super full. Në këtë periudhë vijnë shumë nga emigracioni, fillojnë dyshimet. Ata që vijnë nga jashtë duan ta shfrytëzojnë sa më shumë periudhën.

Edhe djem, edje vajza ka. Tradhtitë për mua janë njësoj, nuk mund të them që meshkujt tradhtojnë më shumë.

Por a e falin shqiptarët tradhtinë?!

Shqiptarët bëjnë sikur nuk e falin, por përfundimi është që e falin. Në Shqipëri është numri i pakët i grave që nuk e falin. E mendojnë gjatë. Është ekonomia, është dhuna në familje, por për tradhti nuk ndahen përgjithësisht…

Gratë e politikanëve, artistëve bëjnë pakt me veten, ai me një anë, vetë me një anë, ekonomia dhe fëmijët bashkë. Është një fasadë…

Opinioni publik vazhdon akoma, veriorët e kanë më të theksuar. Meshkujt shqiptarë e kanë shumë të vështirë ta falin tradhtinë. Janë shumë të rrallë ata që ta falin, por gratë po. Edhe kur ndahen nuk përmendin tradhtinë, por një faktor tjetër. Unë kur shoh në rrjete sociale çifte të lumtur, që në fakt i kam patur në zyrë, qesh. Kanë ardhur personazhe të njohur, është ajo fasada. Tendencën më të madhe e kanë njerëzit që kanë pushtet nga ana ekonomike.

Arrestohet për trafik droge Shefi i Kufirit në Korçë(Emri)

Shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit dhe Emigracionit në Korçëm Stiljan Pasho është arrestuar nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore nën dyshimin për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla nëpërmjet një reagimi të bërë ku përgëzon Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për punën e bërë me reagimin e kryekomisarit.

Sapo është ndaluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore një Kryekomisar, me detyrë Shefi i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për pëfshirje në “Trafikim të narkotikëve”, thotë Balla.

Prej 1 Dhjetorit nis shpërndarja e bonusit për pensionistët…

Rreth 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin prej 1 Dhjetorit e në vijim në të njëjtën datë me penisonin e tyre do të tërheqin edhe shpërblimin prej 5 mijë Lekësh që është akorduar tashmë për festat e fundvitit. Shpërndarja do të bëhet në të gjitha sportelet e Postës Shqiptare ku tërheqin pensionet ndërsa për ata që e marrin në bankë kalimi bëhet automatikisht.

Përfitues të bonusit prej 5 mijë Lekesh do të jenë edhe individët që përfitojnë pension invaliditeti, si dhe personat që trajtohen me pension familjar dhe pension social.