U qëllua me plumb në zemër, vdes në spital Shqiptari në Athinë(Emri)

Ajo çka fillimisht u raportua nga mediat greke si një incident me armë, ka përfunduar në tragjedi për 60 vjeçarin shqiptar i cili mori dy plumba në gjoks. Thimo Roland Droboniku, alias Thimi Roland Prifti, 60 vjeç, nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra dhe pasi është dërguar me urgjencë në spital ka humbur jetën.

Prifti ishte duke shkuar për në banesën e tij në momentin që dikush e ka qëlluar dy herë në gjoks dhe kokë. Dëshmitarët në vendngjarje kanë njoftuar autoritetet, pas të shtënave. Edhe pse ambulanca erdhi në kohë, shqiptari humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë që mediat greke kanë publikuar dhe fotot nga vendi i ngjarjes, ku u ekzekutua dhe 60-vjeçari nga Berati. Shkaku i vrasjes ende nuk dihet, por policia po heton pistën për larje hesapesh.