E rëndë në Korçë/ Gjendet i pajetë 52-vjeçari, dyshimet e para…

Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në një banesë të braktisur në Korçë. Ngjarja, ka ndodhur në lagjen nr 5, ndërsa viktima dyshohet se ka humbur jetën për shkak të alkoolit dhe temperaturave të ulëta, që mund ti kenë shkaktuar një sulm në zemër. Gjithsesi do të jetë autopsia që do të përcaktojë edhe shkakun zyrtar të vdekjes. Viktima është identifikuar si shtetasi A.B, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Trupi i pajetë i 52 vjeçarit u transportua në morg ndërsa policia po vijon me procedurat.