Dy motrat shqiptare u hodhën vetë nga kati i 4rt në Itali, ja ç’farë dyshohet…

Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshem në Genova ky motra shqiptare janë hedhur nga kati i katërt i një pallati. Njëra prej tyre, 32-vjeçarja Axhere Gjoni humbi jetën menjëherë. Tjetra, 2 vjet më e madhe është në gjendje të rëndë në spital. Gratë ranë në një oborr brenda ndërtesës.

“Corriere della Sera” shkruan se nga dëshmitë e mbledhura nga hetuesit sugjerojnë hipotezën e një hedhjeje vullnetare nga të dyja motrat. Axherja u hodh e para dhe pas pak sekondash u hodh edhe motra e saj. Në shtëpi ndodheshin 4 fëmijë që hapën derën për policinë që shkoi në vendin e ngjarjes pas alarmit të vënë nga fqinjët.

Axherja, me origjinë nga Dibra, nëna e të 4 fëmijëve ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj. Në 10 janar ishte parashikuar mbajtja e një seance dëgjimore për kujdestarinë e fëmijëve. Ajo po ndahej nga bashkëshorti i saj, të cilin e kishte denoncuar në të kaluarën për abuzim.

Sipas hetuesve, megjithatë, burri nuk ishte pranë shtëpisë në momentin e ngjarjes. Tragjedisë i parapriu një mesazh. Të hënën ajo ka postuar mesazhin e saj të fundit, thuajse një parandjenjë, teksa shkruan: “Zoti po më pret”. Dritarja nga e cila ranë dy motrat shqiptare është e vogël. Kjo i bëri hetuesit të mendojnë menjëherë se nuk mund të ishte një ngjarje aksidentale.

Edhe nga dëshmitë e fqinjëve u konfirmua se të dyja motrat deshën t’i jepnin fund jetës. Dera e banesës ishte e mbyllur nga brenda. Burrit i është ndaluar t’i afrohet shtëpisë. E plagosura ndodhet e shtruar në spitalin San Martino dhe gjendja e saj është shumë e rëndë.

Nga 1 shkurti ulet çmimi i dritave, kategoritë që përfitojnë

Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë, do të nisë të martën shqyrtimin e aplikimit për çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt-31 dhjetor 2025, për të përcaktuar dhe nielvin e ri të tarifave.

Ndërkohë që, burime zyrtare thanë për TV SCAN, se ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, ç`ka do të thotë për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore apo për furrat e bukës nuk do të ketë ndryshime.

Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë, me TVSH.

Ndërkohë aplikimi që ka depozituar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk është bërë publik, duke mos dhënë informacione mbi nivelin e ri të çmimit të kërkuar nga ky dikaster.

Ndryshimi i tarifave që paguajnë familjet për energjisë elektrike, u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturs dhe Energjisë, Bleinda Balluku, e cila shtoi se vendimi bazohet në performancën pozitive të kompanive publike të energjisë.

Media greke: Janullatos në terapi intensive

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili ndodhet për të pestën ditë i shtruar në spitalin “Evangelismos”, vazhdon të jetë kritike. Siç raportohet nga CNN Greece Kryepeshkopi tashmë ndodhet në repartin e spitalit, por në kushte të terapisë intensive.

Kryepeshkopi u transportua me një fluturim të Forcave Ajrore nga Tirana në Athinë pasditen e së premtes (3/1).

Ai u shtrua fillimisht me një virus sezonal më 30 dhjetor në një spital të Tiranës, por shëndeti i tij u përkeqësua dhe u gjykua e nevojshme transferimi i tij në një spital të Athinës.

Janullatos rëndë në spital, ambasadorja e Shqipërisë i shkon për vizitë

Kryepeshkopi Anastas Janullatos mbetet kritike pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësuar të shtunën më 4 janar. Kryepeshkopi që nga momenti që është shtruar në spital në Greqi është vizituar nga zyrtarë të lartë grekë. Mësohet se Kryepeshkopi është vizituar në spital mbrëmë nga ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdarga.

Janullatos u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, 3 janar dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas medias greke “Protothema”, shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, 4 janar ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Para shtrimit në spital në “Evangelismos”, 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.

Anketa/ 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Anketa që zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) rreth çështjeve të sigurisë zbuloi se shqiptarët në një përqindje më të lartë se rajoni kishin zhvilluar plane për lënë vendin.

Pyetjes “Unë kam zhvilluar një plan për të lëvizur” iu përgjigjën pozitivisht 11% të shqiptarëve. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, gati dy herë më shumë se mesatarja në Ballkan.

Sipas tabelës bashkëngjitur rreth 28% e shqiptarëve kanë zhvilluar plane largimi. 11% kanë një plan, por jo ende të qartë, 11% kanë zhvilluar tashmë një plan emigrimi, teksa 6% kanë afate të qarta largimi, ndërsa 66% nuk duan të largohen.

Nga ata që duan të largohen 67% po shfrytëzojnë rrjetet me afërmit dhe miqtë jashtë vendit.

Një pjesë tjetër 10% do të ikin për studime. Shqipëria dhe Kosova kanë nivelin më të ulët të atyre që emigrojnë jashtë për studime.

Te pjesa që ka në plan të largohet 22% po ndjek gjuhët e huaja si parakusht për t’u larguar. Në Rajon ka përqindje më të larta të popullsisë që po ndjek gjuhët e huaja si parakusht për t’u larguar.

Nga pjesa e atyre që kanë plan të largohen 18% po aplikojnë për programet e vizave blu dhe kartave jeshilë, ndërsa 3% kanë siguruar kontrata pune në panairet e punësimit të zhvilluara jashtë.

29% e atyre që kanë plane për të ikur kanë gjetur punë nëpërmjet aplikimeve në internet.

Sipas të dhënave, shqiptarët që kanë në plan për të ikur kanë zhvilluar më shumë se një plan.

Ndonëse Shqipëria ka krijuar një imazh pozitiv për zhvillimet në turizëm dhe vendi ka rritje ekonomike mbi mesataren e dekadës që shkoi, qytetarët kanë ende potencial të lartë për të emigruar.

Tendenca për emigrim tani është përqendruar në shtresën e mesme dhe tek të punësuarit me paga të larta të cilët preferojnë të ikin për një arsim më të mirë për fëmijët dhe infrastrukturë më të mirë jetësorë në tërësi./ Revista Monitor

Dita e ujit të bekuar /Hidhet kryqi në Korçë, kapet nga një 23-vjeçar

Është zhvilluar në qytetin e Korçës ceremonia e ujit të bekuar, rit i cili festohet çdo 6 janar nga besimtarët ortodoksë. Disa te rinj sipas zakonit ne te tilla ceremoni kane sfiduar te ftohtin dhe jane hedhur ne uje për te nxjerrë kryqin, te motivuar per te fituar trofeun dhe me pas shperblimin. 23-vjeçari Elvis Rakipi ai qe ka nxjerre kryqin nga uji .

Ai i ka dorezuar kryqin metropolititit Johan Pelushi, i cili edhe e ka bekuar.

Në fund, qytetarët në simbolikë të kësaj dite kanë mbushur shishe me ujë të bekuar në shatërvanin ku u hodh kryqi në shenjë mbarësie për familjet e tyre.

U rrëzua gjatë performancës natën e Vitit të Ri/ Manjola Nallbani: “Kam thyer këmbën, nuk lëviz dot për 6 javë 

Këngëtarja e dashur shqiptare Manjola Nallbani, natën e ndërrimit të viteve është përballur me një incident ku ka mbetur e lënduar pasi ka thyer këmbën. Kengëtarja e dashur shqiptare Manjola Nallbani, natën e ndërrimit të viteve është përballur me një incident ku ka mbetur e lënduar pasi ka thyer këmbën.

Një ditë pasi ndodhi incidenti në media u publikua video, ku shkruhej se këngëtarja është rrëzuar sipër një fëmije të vogël ndërsa performonte në një hotel luksoz në Gjakovë.

Manjola Nallbani ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur si dhe lajhmet që qarkulluan në rrjet.

Në një reagim të gjatë, këngëtarja shkruan se e kanë përdorur situatën për klikime, ndërsa tregon se “një fëmijë i vogel më doli para këmbëve dhe unë pikërisht për të mos e vrarë, se mund t’i bija sipër, i dhashë trupit anash dhe rashë.”

Më tej sqaron se ka thyer këmbën dhe për 6 javë nuk mund të lëvizë.

Mitropoliti i Korçes pasuesi i mundshëm i Janullatos në krye të kishës shqiptare, kush është At Joan Pelushi

Mitropoliti i Korçës është pretendenti kryesor për të ardhur në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë. Anastas Janullatos, kleriku grek e drejtoi kishën shqiptare për gati 33 vjet, teksa së fundmi shëndeti i tij përkeqësua nga një sëmundje. Fillimisht u tha për një virozë stinore, por më pas ai u dërgua nga spitali i Tiranës drejt atij të Athinës për mjekim të specializuar.

Raporime thonë se Janullatos mund të mos jetë më në gjendje t’i rikthehet detyrave në krye të Kishës Shqiptare.

Por kush është At Joani Pelushi që pritet ta pasojë?

Fatmir Pelushi, i njohur tashmë si mitropoliti Joan apo At Joani ka lindur në 1 janar të vitit 1956. Ai ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara.

At Joani është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën “Master of Divinity”. Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Me tu diplomuar në “Kryqin e Shenjtë” me Master në studimet Teologjike, u rikthye në Shqipëri, ndërsa Kryepeshkopi Anastas e caktoi që të japë mësim në Seminar, si edhe të shërbej ne vende të tjera brenda Kishës. Ai e hirotonisi në dhjak në 27 shkurt 1994, e më pas si prift në 4 dhjetor të të njëjtit vit. Në 1995-ën une merr një të drejtë studimi edhe rikthehet në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar studime të mëtejshme.

Kur u kthye në 1996-tën, caktohet si drejtor i Seminarit Teologjik në Durrës, si edhe ngrihet në rangun e Arkimandritit në 19 nëntor.

Në 18 korrik 1998, u zgjodh si Mitropoliti i Korçës edhe u fronëzua dy ditë më pas.

Ai ka përkthyer një numër librash në shqip:1-Mbi Shpirtin e Shenjtë, botuar më 1996.2-Besimi Ortodoks.

Vëll. I Doktrina, botuar më 1997.3-Besimi Ortodoks. Vëll. II Adhurimi, botuar më 1997.4-Besimi Ortodoks. Vëll. III Shkrimi i Shenjtë dhe Historia e Kishës, botuar më 2000.5-Besimi Ortodoks. Vëll. IV Spiritualiteti, botuar më 2002.6-Shën Siluani, botuar më 2003.7-Dogmatika, (Dispensë) tekst mësimor në Akademinë Teologjike.8-Shenjtorët iliro-shqiptarë, (Dispensë) 9-Predikime.

Gjithashtu Mitropoliti i Korçës Joani ka botuar artikuj të shumtë në gazetën “Ngjallja”, ka referuar kumtesa nëpër simpoziume shkencore brenda dhe jashtë vendit duke përfaqësuar me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me kujdesin e tij del ne qarkullim revista “Tempulli”.

Aksident i frikshëm në Qafë Thanë, 3 makina bëhen cope ,ka të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hundënisht. Në ngjarje janë përfshirë tre mjete, duke shkaktuar plagosjen e katër personave, dy prindërit dhe dy fëmijë nga Lushnja.

Të gjithë të plagosurit janë pjesë e një familjeje dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit. Sipas burimeve nga vendngjarja, gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë dyshohet të kenë qenë shkaktarët kryesorë të aksidentit. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Aksident i rëndë në Greqi, shuhen dy të rinj, shqiptari lufton me vdekjen në spital 

Dy të rinj 16 dhe 18 vjeç kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Greqi, ndërkohë një 17-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në spitalin “Papabilolaou” të Selanikut. Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespës, kur mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Ata ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano. Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë 16-vjeçari Kostantino dhe 18-vjecari Stavro, ndërkohë është plagosur rëndë 17-vjeçari shqiptar Klajdi Pero, i njohur edhe si Nikos.

Në media ndërkohë është bërë apel për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e 17-vjeçarit shqiptar.

Shqipëria ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime mund të krahasohet me shtetet më të pasura! Veshjet dhe këpucët na kushtojnë më shumë se mesatarja e Europës

Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime mund të krahasohet me shtetet më të pasura. Një prej këtyre produkteve janë këpucët. Mesatarisht në Shqipëri një palë këpucë kushtojnë 16% më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Psh, nëse në BE, këpucët janë 100 euro në dyqan, në Shqipëri ato i blen për 116 euro.

Ky është çmimi i gjashtë më i shtrenjtë në Europë, pas Danimarkës (125%), Islandës (123.5%), Zvicrës (121.6%), Estonisë dhe Finlandës me 117%. Më të lirat në Europë, këpucët i gjen në Turqi, me 30% të mesatares Europiane, dmth një palë që në BE kushtojnë 100 euro, në Turqi i blen me 30 euro.

Edhe për veshjet shqiptarët duhet të shpenzojnë më shumë për shkak të çmimeve të shtrenjta. Veshjet kushtojnë rreth 5% më shumë sesa mesatarja e Europës.

Edhe në këtë renditje, Shqipëria është e 11-a më e shtrenjtë.

Në vend të parë është Zvicra (44% më shumë se mesatarja e BE-së), ndërsa më e lira sërish është Turqia, me rreth 30% të mesatares së BE-së. Teksa tregtia me pakicë e veshjeve dhe këpucëve është riorganizuar dekadën e fundit drejt qendrave tregtare, çmimet duket se janë bërë më të shtrenjta.

Sipas të dhënave të Eurostat, në 2014-n, çmimet e veshjeve ishin sa 85% e mesatares europiane, ndërsa ato të këpucëve, sa 92%.

Këpucët e kaluan mesataren e BE-së në 2020-n (102.9%), ndërsa veshjet në 2023-n.

Çmimet e shtrenjta çojnë shqiptarët të Gabi

Të dhëna të tjera tregojnë se me inflacionin e lartë të dy viteve të fundit ka një zhvendosje të blerjeve të konsumatorëve shqiptarë, të cilët kanë frenuar blerjen e veshjeve të reja, duke u zhvendosur tek të përdorurat.

Të dhënat e INSTAT, nga tregtia e jashtme tregojnë se në 8-mujorin 2024, importet e tekstilit dhe këpucëve në vlerë shënuan rënie me 8.6% dhe nga ana tjetër, importet e veshjeve të përdorura shënuan rritje me 4.7%.

Gjatë janar-gusht 2024, importet e veshjeve të përdorura arritën 2,47 miliardë lekë nga 2,3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Ndërsa tekstilet dhe veshjet e reja shënuan 56 miliardë lekë importe, nga 61,4 miliardë që ishin vitin e kaluar në 8-mujor. Importet e veshjeve zënë pjesën më të madhe importit duke arritur në 47.3 miliardë lekë në janar-gusht 2024, me rënie vjetore 8.47%.

Importet këpucëve shënuan një vlerë prej 8,8 miliardë lekësh në të njëjtën periudhë nga 9,7 miliardë lekë që u importuan në të njëjtën periudhë të vitit 2023 me rënie vjetore 9.3%.

Rënia e importeve të veshjeve dhe këpucëve vijon për të dytin vit radhazi, pasi edhe më 2023 ishin 4,2% më të ulëta se më 2022. Nga ana tjetër, tregu i veshjeve të përdorura po rritet nga viti në vit. Vlera në import kaloi 24 milionë eurot në 8-mujor me rritje vjetore 4.7%./ Monitor

Çmimet e larta, pagat dhe pensionet e ulëta janë shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Një anketë e fundit për sigurinë në rajon që e u krye nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) zbuloi se tre problemet më të rëndësishme në aspektin ekonomik për shqiptarët janë çmimet e larta, pagat e ulëta dhe pensionet e ulëta. RCC anketoi rreth 6000 qytetarë në Rajon, të cilët ndër të tjera u pyetën se cilat janë tre problemet më të rëndësishme në ekonominë tuaj:

inflacioni, pabarazia, papunësia, pagat, pensionet, taksat, çmimi i karburantit dhe korrupsioni i korporatave.

Shumica e qytetarëve shqiptarë, 73% ishin të shqetësuar për çmimet e larta. Shqetësimi i dytë më i rëndësishëm për qind 57 për qind të qytetarëve ishin pagat e ulëta dhe shqetësimi i tretë me i rëndësishëm në aspektin ekonomik për 41 për qind ishin pensionet e ulëta.

Siç tregojnë të dhënat, qytetarët shqiptarë kishin nivele më të larta të pakënaqësisë me pensionet, në raport me qytetarët e tjerë të Rajonit.
Shqiptarët ishin më pak të shqetësuar për papunësisë dhe pabarazinë se shtetasit e rajonit.

Në krahasim me Rajonin, Shqiptarët shprehën shqetësim më të lartë për nivelin e taksave. 22 për qind të qytetarëve shqiptarë i konsideruan shqetësim taksat, teksa mesatarja rajonale ishte 15%.

Korrupsioni i korporatave ishte më pak shqetësim për shqiptarët, teksa boshnjakët dhe serbët e konsideruan problem këtë aspekt.

Teksa Shqipëria ka çmimet më të larta të karburantit në Rajon, për shqiptarët çmimet janë me pak shqetësuese.

Së paku në Kosovë çmimet e karburanteve janë 30 për qind më të lira se në Shqipëri, për 29 për qind të qytetarëve atje janë problem, ndërsa në vendin tonë vetëm 20 për qind.

Papunësia duket se në Shqipëri është më pak shqetësuese se në Rajon, pasi vetëm 31 për qind e shqiptarëve shprehën se papunësia është problem kundrejt 36% që ishte mesatarja Rajonale.

Që nga fillimi i tij në 2021, “SecuriMeter” ka ofruar të dhëna të rëndësishme për perceptimet e publikut, duke shërbyer si një mjet për politikëbërësit për të krijuar përgjigje të bazuara në prova ndaj sfidave në zhvillim. Sondazhi i këtij viti nënvizon natyrën e ndërlidhur të çështjeve të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën kritike për zgjidhje.

Vdekja e 24-vjeçares në aksidentin Korçë-Bilisht/ Qytetaret e revoltuar :”Si në Bangladesh, lere fasaden, prandaj njerezit ikin nga sytë këmbet…

Pergjakja e mbremjes se parë te vitit të ri ku ndërroi jetë 24-vjeçarje me origjine Shqiptare pas aksident tragjik në Korçë-Bilisht ka sjelle dhe revolten e shume qytetareve te cilet e quajne Shqiperine ende Bangladesh apo Indi ku rregullat dhe ligjet jane te zbehta ndersa edhe pse kane kaluar 35-vjet demokraci njerezit akoma ikin nga syte kembet…

Bëri gjith atë rrugë, nuk pësoi gjë. E pësoi, sa hyri në Shqipëri ! Epo frika, këtu është, sepse fshatarë ka vetëm dhe janë me dhiplloma fallco ! Burive dinë vetëm t’u bien. Edhe mburret Rama me policinë. Vetëm nëpër qëndrat janë kontrollet dhe atje, vetëm për të xhvatur para për vete. Shqipëri hesapi, si në Indi, Bangladesh, niveli. Prandaj njerzit akoma po ikin, nga sytë, këmbët !

Ka akoma 35 vjet dhe po ai realitet i frikshëm !

Vazhdojnë , njerëz, pa kulturë, pa nivel, si kafshët. Këtë, nuk po e them unë, po, po e dëgjojmë nga emisionet e ndërkombëtarëve, pa lere fasadën, që mburren shqipot. Nuk fshihet e vërteta ! Bëjnë gjoja zhvillimin, modernizimin nëpër ekrane ! Aha, vetëm sa më të zhveshur të dalin , që këto Bota nuk i ka ! Friki !