Qeveria emëroi Prefekte të qarkut të Korçës znj. Florinda Zegullaj, aktualisht punonjëse në Universitetin “Fan Noli” të Korçës. Zegullaj, Ph.D.në Administrim Biznesi dhe M. Sc. në Financë & Kontabilitet, zëvendëson në këtë detyrë z. Nertil Jole.
Jole u emërua në 13 prill 2022 .

Njoftimi:
Këshilli i Ministrave vendosi:
– Miratimin e financimit të shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2026.
– Përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të shpërndarjes së grantit për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Komitetin Paralimpik Kombëtar Shqiptar; Organizatën Kombëtare Antidoping; Federatat sportive olimpike; Fondacionet sportive, me themelues institucionet publike përgjegjëse në fushën e sportit;
*Ky vendim ka si objekt përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të shpërndarjes së grantit nga buxheti i shtetit, në formë transferte, për organizatat sportive, si më poshtë vijon:
- a) Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar;
- b) Komitetin Paralimpik Kombëtar Shqiptar;
- c) Organizatën Kombëtare Antidoping;
ç) Federatat sportive olimpike;
- d) Fondacionet sportive, me themelues institucionet publike përgjegjëse në fushën e sportit;
- dh) Këshillin e Arbitrazhit Sportiv.
– Vendim për planin vjetor të pranimit për vitin 2026 në institucionet e Administratës Shtetërore, pjesë të Shërbimit Civil
Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2026 është gjithsej 1067 (një mijë e gjashtëdhjetë e shtatë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:
- a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 11;
- b) Për kategorinë e mesme drejtuese 99;
- c) Për kategorinë e ulët drejtuese 205;
ç) Për kategorinë ekzekutive 752.
– Vendim për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë:
– Dibër
– Memaliaj
– Tepelenë
Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike eolike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në njësinë administrative Mollaj, Bashkia Korçë, Qarku Korçë, nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “ALBPOWER”, sh.p.k., “FAVINA”, sh.p.k., dhe “FAVINA 1”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
– Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në Vlashaj, njësia administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër, nga shoqëria “GERTI”, sh.p.k.,
Njëherësh u miratuan dhe emërime dhe lirime nga detyra të disa funksionarëve në institucione shtetërore:
– Z. Erlind Sulo emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
– Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
– Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.
– Z. Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, lirohet nga kjo detyrë.
