Korçë/ Arrestohen 2 Greket ,kishin fshehur 34 kg k*nabis ne dyshemene e makines

Policia e Korçës ka arrestuar dy grekë në pikën kufitare të Kapshticës. Ata janë identifikuar si Thomas Kathreptis, 48-vjeç dhe Antiopi Marinou, 34-vjeç. Sipas të njoftimi të bluve pas informacioneve të marra se një automjet me targa greke do të transportonte lëndë narkotike drejt Maqedonia e Veriut, me destinacion final Greqi, nisën menjëherë kontrollet.

Gjatë kontrollit, përfshirë edhe skanimin e automjetit, u zbuluan 37 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, të fshehura në një hapësirë të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit.

Sasia totale e sekuestruar e lëndës narkotike arrin rreth 34 kilogramë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: